FLORI BRUQI, ENCIKLOPEDIST DHE AUTOR I PËRMASAVE LETRARE TË KOHËS
Nga Bajame Hoxha – Çeliku
Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.
Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.
Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.
E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.
Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.
Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.
Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.
Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.
Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.
Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.
Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.
Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.
Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha.
……………………………………………………………………………………………………………………
NJË VEPËR PA KUFIZIME GJEOGRAFIKE DHE KOHORE TË LETRAVE TONA FLORI BRUQI, KUNDËR PARAGJYKIMEVE TË KRITIKËVE LETRARË
Shkruan: Reshat Sahitaj
Botoi Shtëpia Botuese “Mirgeeralb”, Tiranë
Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitet me librin e tij më të ri “Diademë letrare II”, në të cilën vepër autori bën një studim shkencor lidhur me zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare, si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme. Nihilizmi i Teki Dervishit Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret me letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës, e që autori Flori Bruqi përmes veprës së tij këto i zgjeron, duke hulumtuar në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e saktë të kritikës, si dhe të kritikut letrar. Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap me një thënie të shkrimtarit tonë tanimë të ndjerë, Teki Dervishit, kur thotë: “Nuk ekziston kritika e mirëfilltë letrare për arsye se nuk ekziston as letërsia e mirë- filltë”, (f. 11, “Diademë letrare II”. Kjo fjali e Teki Dervisht do ta shqetësojë Flori Bruqin, i cili do përpiqet me çdo kusht që të gjejë mesin e art, ngase nëse nuk ekziston kritika e mirëfilltë nuk ekzistuaka as letërsia e mirëfilltë dhe krijuesit do të pyesin vetën pse të shkruajnë romane kur nuk ekzistuaka roman i mirëfilltë. Edhe pse autori Flori Bruqi nuk pajtohet më thënien e Teki Dervishit, në nëntekstin e veprës së tij mund të vërehet se pjesërisht pajtohet më të kur ka parasysh kritikat që shkruhen në parathënie të librave, recensionet në gazetat tona të përditshme… ku vlerësimet e kritikëve nuk janë objektive, nuk janë profesionale e madje disa prej tyre janë mediokre, klanore dhe të paguara, me ç’rast shkruan: “Shumica e shtëpive botuese përbëhen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallëzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kritereve të vlerësimit profesional” (f. 38 “Diademë letrare II”).
KRITIKA MBI KRITIKËN
Të analizosh një vepër që ekskluzivisht ka të bëjë me kritikë letrare, është puna më e vështirë, sepse para vetes ke një autor që ka bërë hulumtime të shumta rreth kësaj teme, ke një vepër tërësisht e mbushur me kritikë dhe vlerësime për autorë të ndryshëm, të cilat vepra duhet t’i kesh lexuar, në të kundërtën nuk ke bërë asgjë. Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrarë, duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare, duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri te Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recensionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë me vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikojë ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj, duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botërorë në fushës së kritikës, përsëri mund t’i kthehemi qëndrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë duke thënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë:” … kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disiplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”.
VLERËSIMI KRIJUESVE TË MARGJINALIZUAR
Flori Bruqi në “Diademë letrare II” kapituj të veçantë di t’u kushtojë krijuesve tanë tanimë të afirmuar, siç janë Isamil Kadare, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Kajtazi, Ramiz Kelmendi, Sterjo Sapse, Haki Stërmilli, Jusuf Gërvalla, si dhe të autorëve më pak të njohur për opinionin tonë. Specifika e veprës “Diademë letrare II” është se autori vë theks të veçantë krijimtarisë letrare të Jusuf Gërvallës për të cilin shumë pak kritikë tanë kanë shkruar dhe kur disa kanë shkruar e kanë trajtuar vetëm si dëshmor, si aktivist i çështjes kombëtare dhe i cili u vra padrejtësisht nga shërbimi sekret i Jugosllavisë duke e lënë pas krijimtarinë artistike të tij. Flori Bruqin jo vetëm që do e lartësojë aktivitetin patriotik të Jusuf Gërvallës, por para se gjithash shpreh revoltën e tij se si është e mundur që Jusuf Gërvallës t’i harrohet vlerësimi për veprën letrare, andaj thotë: “Opinioni e respekton dhe e adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetët”, (faqe 141 “Diademë letrare II”). Ata që e kanë njohur Jusuf Gërvallën e dinë se ai para se t’i rrezikohej jeta nga sistemi i asaj kohës dhe të ikte në Gjermani, ishte artist, këngëtar, poet, kritik dhe publicist, gjë që “elita” letrare e pasluftës ende ka frikë t’ia përmendë emrin dhe veprat e Jusuf Gërvallës. Ekziston mundësia që bashkëkohorët e tij nga frika se Jusuf Gërvalla mos të radhitet në piedestal të letërsisë dëshirojnë që ta lartësojnë në aspektin kombëtar për t’ia zbehur aspektin artistikoletrar, për ç’gjë e lartëson Isamil Kadare, Sabri Hamiti dhe Myrvete Dreshaj-Baliu e ndonjë tjetër. Autori i veprës “Diademë letrare II” do t’u kushtojë rëndësi të veçantë jo vetëm analizave të poezive të Jusuf Gërvallës, por edhe në aspekte të tjera si: Jusuf Gërvalla këngëtar, Jusuf Gërvalla dramaturg, Jusuf Gërvalla shkrimtar… Në pjesën ku shtjellohet Jusuf Gërvalla si këngëtar, autori shkruan më simpatinë më të madhe që ndjen për Jusufin dhe këngët e tij. Madje autori rrëfen se si gjatë sistemit të okupimit bashkë më Fatime Llugiqin, Skender Tafaj dhe Shyqeri Galicën kishin dëgjuar dhe mbajtur kasetën me këngë të interpretuar nga Jusuf Gërvalla. Ndaj nuk ishte aspak e rastësishme kur një pjesë e repertuarit të këngëve të Jusufit u gjetën në arkivin e aktores Fatime Llugiqi e që u bënë të njohura për publikun tonë, sepse në arkivin e Televizion të Kosovës ato këngë ende nuk gjenden. Jusuf Gërvalla si shkrimtar, në “Diademë letrare II”, të autorit Flori Bruqi, trajtohet romani “Rrotull” që u botua pas vrasjes së tij, ndërsa si dramaturg merret drama “Procesi” po ashtu e botuar postmortum. Në anën tjetër, autori Flori Bruqi nuk do ta injorojë krijimtarinë e Mehmet Kajtazit, siç ka shumë tendenca që ky autor të mos përmendet, sepse Mehmet Kajtazi jo vetëm që shquhej si krijues i denjë, por ai ishte edhe aktivist i Lëvizjes ilegale dhe kishte kontribuar shumë në aspektin kombëtar. Në fakt qe nga paslufta e deri sot ekziston një rrymë e ” elitës” letrare që t’i zhvlerësojë, t’i injorojë, dhe t’i shuajë të gjithë krijuesit që paralelisht kontributit në letërsi, kontribuuan në çlirimin e Kosovës. Flori Bruqi është i vetëdijshëm se veprimtaria letrare e Mehmet Kajtazit nuk mund të injorohet e as të zhvlerë- sohet si “Nata në gur”, “Shote Galica”, “Minatorët” “Një diell tjetër”, “Shqiptarët në Goli Otok” …, ku në qendër të veprave të këtij autori janë: luftërat, varrtarët, nënat shamizeza, heronjtë, gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore..
NJË VEPËR PA KUFIZIME GJEOGRAFIKE DHE KOHORE TË LETRAVE TONA
Autori Flori Bruqi në “Diademë letrare II” nuk u ka vu pikë krijuesve, të cilët i ka trajtuar dhe mund t’i trajtojë, nuk ka vu pikë letërsisë shqiptare për ta kufizuar vetëm në një regjion, por atë e ka zgjeruar në tërë trojet shqiptare e madje edhe në diasporë, duke mos u kufizuar as në hapësirën kohore. Për letërsinë në diasporë, në “Diademë letrare II”, vlerësimi i autorit është ky:”Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipe duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th. dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime edhe në diasporë” (f 207 “Diademë letrare II”). Zhvillimeve të letërsisë në diasporë Flori Bruqi do ta tërheqë një paralele qe nga gjeneratat e para të autorëve, të cilët krijuan në diasporë deri të gjeneratat e sotme, siç merren shembull: Elvira Dones, Ornella Vorpsi, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi etj. Autori Flori Bruqi e ankon fatin e krijuesve të cilët në vende të huaja janë bërë të njohur më romanet e tyre, kurse në atdheun e tyre injorohen krejtësisht. Fenomeni i injorimit dhe zhvlerësimeve të krijuesve dhe krijimtarisë se tyre madje të atyre që kanë arritur të botojnë edhe në shtëpitë më prestigjioze botërore si “Fayard”, duhet të zhduket në viset shqiptare, shprehet në mënyrë indirekte Flori Bruqi. Vepra “Diademë letrare II” krijuesit e diasporës autori i ndan në dy kategori: në ata që të përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër dhe ata që direkt shkruajnë në gjuhë të huaj. Si e para edhe e dyta ata janë krijues shqiptarë, e të cilët duhet të gëzojnë statusin e barabartë me krijuesit që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni Mirëpo, afirmimi i tyre edhe në vendin e origjinës shkakton xhelozi tek krijuesit e dobët të cilët i pengojnë të afirmuarit jashtë trojeve shqiptare, ngase fama e rrejshme e tyre do të zbehet në opinion e brendshëm. Këta krijues të dobët që kanë arritur të krijojnë një opinion brenda atdheut, janë kundër atyre që gëzojnë famë ndërkombëtare si Besa Myftiu e të tjerët. Në këtë mes të shkrimtarëve jashtë atdheut, vetëm Isamil Kadaresë nuk mundë t’ia mbyllin dyert, sepse të injorosh Kadarenë ke injoruar vetën dhe tërë popullin shqiptar. Libri “Diademë letrare II”, është një vepër e cila duhet të lexohet nga të gjithë krijuesit shqiptarë, sepse mund të mësohen shumë jo vetëm për kritikën letrare, por edhe për disa personalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë në kulturë, siç janë: Isamil Kadare, Bekim Fehmi, Rexho Mulliqi, Haki Stërmilli…
…………………………………………………………………………………………………………………..
ENCIKLOPEDIA E URREJTJES SERBE
Nga: Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri
Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:
“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).
Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Këtu do të ndalem në disa prej tyre. Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.
Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.
Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:
Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër? A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? Është e pamundur që juria eÇmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të.
Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
………………………………………………………………………………………………………………………
NJË PLAGË E HAPUR QË S’PO GJEN DOT SHËRIM
(Referim rreth librit “Dëshmi të krimit të pandëshkuar” të autorit Flori Bruqi)
Prof.dr. Eshref Ymeri
Libri i akademikut Prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, që doli nga shtypi këto ditë dhe që po vihet në dorën e lexuesve, shërben si një “ekranizim” i fateve të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ai është dëshmi e gjallë e tragjizmit të fqinjësisë së kombit shqiptar me kombin serb, i cili, gjatë një harku kohor prej më shumë se një shekull e gjysmë dhe deri në ditët tona, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, ka nxjerrë nga gjiri i vet tufa të tëra egërsirash politike, me nxitjen dhe me mbështetjen e fuqishme të akademikëve të krimit dhe të kishës kriminale serbe. Këta akademikë të krimit, autori i ka nxjerrë lakuriq në faqet e këtij libri. Këto egërsira politike serbe me prejardhje ruse, Perëndimi evropian i ka pasë trajtuar gjithmonë me tërë përkujdesjen e vet, çka solli si pasojë që edhe në fundin e shek. XX, t’i lejojë të organizojnë atë kasaphanë të tmerrshme kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.
As në kohët e largëta të inkuizicionit mesjetar nuk kanë pasë qenë organizuar masakra të atilla, si ato që egërsirat politike serbe organizuan në Bosnjë dhe në Kosovë.
Nëse Perëndimi evropian do të jetë në gjendje që, në shekujt pasardhës, të nxjerrë ndonjëherë nga radhët e veta mendje të ndritura, që do të kenë si yll karvani vetëm të vërtetën, kam bindjen se banjat e tmerrshme të gjakut që egërsirat politike serbe organizuan në Evropën Juglindore në fundin e shek.XX, ato do t’i vlerësojnë si një damkë turpi në ballin e qytetërimit evropian.
Skenat e masakrave të tmerrshme që përshkruhen në faqet e këtij libri, janë tej përfytyrimit të mendjes njerëzore: njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, deri te fëmijët e vegjël, të masakruar, të përçudnuar, të vrarë dhe të groposur në varre masive, të djegur me benzinë, të karbonizuar nëpër kontejnerë fabrikash, të mbyllur nëpër kamionë frigoriferikë dhe të flakur në lumin e Danubit, nuk do t’i trajtonin në këtë mënyrë as tigrat e egër që enden pyjeve dhe brigjeve të Amurit siberian në kulmin e urisë së tyre shtazore në piskun e dimrit. Kur u njoha me ato skena të tmerrshme krimesh në përshkrimin e akademikut Flori Bruqi, kujtesa me çoi larg.
Së pari, më erdhi ndër mend një artikull i Mihal Gramenos, me titull “Gjakpirësit, katilët dhe vandalët”, i botuar në gazetën “Koha”më 17 prill 1914. Autori shkruante:
“Vetëm prej një kombi barbar, i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb, i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim, se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri, i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizjeje, meqenëse shkaktare e vërtetë e kësaj lëvizjeje është qeveria greke, e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës vendosi kufinjtë e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë….Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë… që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojnë themelimin e Shqipërisë…” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 07 maj 2007).
Së dyti, m’u kujtuan krimet e bishave fashiste greke në Çamëri dhe m’u fanit testamenti i egërsirës me fytyrë njeriu Napoleon Zerva:
“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”.
Akademiku Flori Bruqi nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga shfarosja masive që kishin planifikuar egërsirat politike serbe, duke zbatuar planin e tyre barbar me emrin “Patkoi”, sipas të cilit duhet të kryhej spastrimi tërësor etnik i territorit, kurse banorët që mbeteshin të fshehur nëpër male, duhej të shfaroseshin krejtësisht.
Jo vetëm populli shqiptar i Kosovës, por mbarë kombi shqiptar, duhet t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve Presidentit Klinton (Bill Clinton – 1946), Kryeministrit Britanik Toni Bler (Tony Balir – 1953), Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright – 1937) dhe Kryekomandantit të forcave të NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark – 1944), nderimi ndaj të cilëve e meriton të përjetësohet me shtatore hijerënda që duhet të ngrihen në kryeqendrat e trojeve tona etnike.
Roli parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgatitjen e bombardimeve kundër Serbisë, ishte i padiskutueshëm. Ndërkohë, ka pasur një kundërshtim të heshtur të Perëndimit evropian, sidomos të Francës, por edhe një stepje të ministrit të jashtëm anglez kundër fillimit të bombardimeve, çka dëshmohet fare qartë në një intervistë të gjeneralit rus Leonid Ivashov (1943), ish-këshilltar ushtarak i Kryeministrit Çernomëjrdin (1938-2010), dhënë revistës “Itogi” dhe botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010.
Ndërhyrja e NATO-s, përmes bombardimeve të Serbisë për çlirimin e Kosovës, ishte një leksion me një prapavijë tepër domethënëse për shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, mbështetësin e paturpshëm të pjellës së vet të përbindshme serbe, shovinizmit serbokriminal.
Në këtë libër, akademik Bruqi hedh dritë edhe mbi qëndrimin e theksuar antishqiptar të Prokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte (Carla Del Ponte – 1947), për të cilën avokati anglez i Ramush Haradinajt Ben Emerson (Ben Emmerson – 1963) ka ngulur këmbë që ajo t’i kërkojë falje Haradinajt për akuzat e rreme që pati ngritur kundër tij. Ishte pikërisht po kjo Karla Del Ponte, e cila, armiqësinë e vet kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe veçanërisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pati shpalosur paturpësisht me gënjeshtra të pafundme në faqet e librit të vet me titull“The Hunt: Me and the War Criminals” (Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës), në italisht “La caccia: Io e i criminali di guerra”, të botuar në vitin 2008.
Libri i Karla Del Pontes ishte rezultat i vizitave të saj të shpeshta në Beograd dhe i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Kremlinit, përmes Kryetarit të Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Marrëdhënie Ndërkombëtare Konstantin Kosaçov (1962). Ishte pikërisht ky Kosaçovi që vuri në lëvizje edhe anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti (Dick Marty – 1945), i cili e çoi edhe më tej shpifografinë e Karla Del Pontes, me akuzën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh të serbëve të vrarë. Pra, në Perëndimin evropian po synohej që kriminelët serbë të shndërroheshin paradoksalisht në viktima.
Në faqet e librit jepet një listë e tërë krimesh dhe kriminelësh, e cila është siguruar pas një pune të pandërprerë hulumtuese, gjatë së cilës autori ka shfrytëzuar më shumë se 200 burime të mediave vendase dhe ndërkombëtare. Kjo është një punë me të vërtetë heroike që ka kryer autori i këtij libri, të cilën jo dokushdo mund ta përballojë për të nxjerrë në dritën e diellit kaq shumë të vërteta tragjike.
Në të njëjtën kohë,të bëjnë përshtypje dhe të tronditin thellë faktet që sjell akademiku Flori Bruqi për përpjekjet e gjithanshme që bëri regjimi kriminal i Millosheviçit (1941-2006) për fshehjen e gjurmëve të krimit. Por fshehja e atyre gjurmëve vazhhoi po në atë mënyrë edhe kur Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, përfundoi i prangosur në Tribunalin e Hagës dhe deri sa iku në botën e përtejme. Nuk mund të ndodhë ndryshe që kjo fshehje e atyre krimeve vazhdon edhe në ditët tona, sepse pushtetin politik në Beograd e trashëguan bashkëpunëtorët e ngushtë të Millosheviçit që janë në krye edhe sot e gjithë ditën. Prandaj krimet e egërsirave politike serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, vazhdojnë të mbeten ende të pandëshkuara. Dhe Perëndimi evropian vazhdon të heshtë. Madje po përgatitet ta pranojë Serbinë në radhët e Bashkimit Evropian. Këtë qëndrim shpërfillës ndaj krimeve të bishës fashiste serbe në Kosovë, Perëndimi evropian e manifeston në qëndrimin e tij jo vetëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi. Ky qëndrim shpërfillës doli më shumë në pah edhe gjatë krizës së fundit në Maqedoni dhe në Shqipëri, kur Bashkimi Evropian u tërhoq përfundimisht nga zgjidhja e saj. Madje ambasadorja gjermane, e shtetit më me peshë në Bashkimin Evropian, Susanne Schütz, deklaroi para do kohësh pa iu dridhur qerpiku:
“Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t’i njohim” (Citohet sipas: Ambasadorja gjermane: Do t’i njohim zgjedhjet edhe pa PD”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 02 maj 2017).
Kjo ishte një deklaratë jo vetëm absurde, por edhe skandaloze, e cila, po të mos kishte ndërhyrë Departamenti i Shtetit me përfaqësuesin e vet që dërgoi në Tiranë dhe në Shkup, do të kishte bërë që situata të përcillej me pasoja të rënda, që mund të shoqëroheshin edhe me shpërthimin e luftës civile, si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni. Ja, ky është Perëndimi evropian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ky është pikërisht po ai Perëndim evropian që soditi me aq shpërfillje vrasjen dhe groposjen në një varr masiv të 8 000 njerëzve të pafajshmën në Srebrenicë në verën e vitit 1995, një gjenocid i tmerrshëm ky në fundin e shek. XX, në kryerjen e të cilit, përveç bishave fashiste serbe, morën pjesë edhe kriminelë me damkë, të ardhur si vullnetarë nga Rusia dhe nga Greqia.
Tepër prekëse janë faqet e librit që autori ia kushton figurës emblematike të popullit shqiptar të Kosovës, intelektualit të shquar të mbarë kombit shqiptar, Ukshin Hotit, i cili në themel të filozofisë së tij politike kishte ribashkimin e trojeve tona etnike. Të tmerruar nga një filozofi e tillë politike e këtij Prometeu shqiptar, egërsirat politike serbe bënë çmos që Ukshin Hotin ta zhdukin pa lënë asnjë gjurmë. Për këtë hero të kombit shqiptar, akademiku Flori Bruqi ka përfshirë në faqet e këtij libri mbresa të përsonaliteteve të shquara të kulturës shqiptare, si Ismail Kadare, akademik Esat Stavileci, Prof.dr. Agim Vinca, Dritëro Agolli, akademik Bedri Dedja, Adem Demaçi, akademik Rexhep Qosja dhe dr. Moikom Zeqo.
Më kanë bërë përshtypje të jashtëzonshme ca mbresa mjaft të goditura të Ismail Kadaresë për Ukshin Hotin. Siç thekson autori i librit, në një intervistë që Kadarea ka dhënë në vitin 1996, ka deklaruar:
“… e vetmja gjë që për mua ka qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër… e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, – thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket, do t’i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare… Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë.. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.
Këto fjalë e detyrojnë lexuesin të përsiatë paksa për atë që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me fatet e kombit shqiptar, në radhët e të cilit nuk vlerësohen dhe nuk nderohen njerëzit e aftë dhe me nivel të lartë, sipas logjikës së triumfit të mediokritetit, siç flet dhe qëllon në shenjë Kadarea. Sepse mediokriteti është një tokë pjellore për lulëzimin e djallëzisë, e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hilesë, e hipokrizisë, e imoralitetit, e karrierizmit, e mashtrimit, e mercenarizmit, e pabesisë, e pasurimit pa djersën e ballit, e përçarjes, e smirës, e spiunllëkut, e tradhtisë etj.
Sundimi gati katërshekullor otoman figuron si një njollë e errët në ekranin e historisë sonë kombëtare. Vetëm aty nga fundi i viteve ’40 të shek. XIX patën shpërthyer ca kryengritje në jug kundër Reformave të Tanzimatit, pra, kundër taksave të reja që pati vendosur asokohe Porta e Lartë, dhe asgjë më tepër. Ndërkohë, fqinji ynë jugor kishte gati njëzet vjet që kishte fituar pavarësinë, kurse në katër vilajetet shqiptare s’kujtohej kush për çlirimin nga zgjedha otomane. Vetëm në gjysmën e dytë të shek. XIX, disa pena të shquara dhe figura politike hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare që çuan në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por edhe gjatë zhvillimit të punimeve të saj, shqiptarët nuk folën me një zë, ishin të përçarë: disa ishin për autonomi, disa ishin për pavarësi nga perandoria otomane. Në ato kushte, Lidhja e Prizrenit nuk qe në gjendje të merrte në dorë fatet e vendit dhe të jepte kushtrimin, sidomos pas vendimeve kriminale të Kongresit famëkeq të Berlinit për fillimin e copëtimit të trojeve tona etnike, të krijonte forcat e armatosura dhe të nxirrte në krye një prijës me autoritet mbarëkombëtar, siç ndodhi në Greqi, prandaj edhe dështoi dhe u shtyp nga perandoria otomane.
Vendi fqinj i përtejdetit nxori në skenë Garibaldin (Giuseppe Garibaldi – 1807-1882), i cili, pas betejash të shumta, arriti, më në fund, që të krijojë një shtet të bashkuar italian më 17 mars 1861. Në testamentin për brezat pasardhës, Garibaldi ka shkruar:
“Unë po lë trashëgim dashurinë time për lirinë dhe për të vërtetën dhe urrejtjen time për gënjeshtrën dhe për tiraninë”.
Viktor Hygoi (Victor Hugo 1802-1885) ka bërë këtë vlerësim për Garibaldin:
“Ç’është Garibaldi? Njeri. Asgjë më shumë. Por njeri në kuptimin më të lartë të kësaj fjale. Njeri i lirisë, njeri i natyrës njerëzore. A ka ushtri? Një grusht vullnetarësh. A ka municione? Nuk ka. Vetëm disa fuçi baruti. Armët ia ka rrëmbyer armikut. Po ku qëndron forca e tij? Çfarë ia siguron fitoren? Çfarë qëndron në mbrojtje të tij? Shpirti i popujve”.
Vendi ynë asokohe, për fat të keq, nuk qe në gjendje të nxirrte në skenën e historisë një “Garibald” shqiptar.
Po ashtu, Bismarku (Otto von Bismarck – 1815-1898), të cilin e kanë quajtur “kancelar i hekurt”, pas betejash të përgjakshme, arriti të realizojë bashkimin e Gjermanisë më 18 janar 1871. Një aforizëm i tij për lirinë, e meriton të shkruhet me shkronja të arta:
“Liria është një luks, të cilin mund t’ia lejojë vetes jo dokushdo”.
Përçarja ka qenë shoqëruesja e përhershme tragjike e kombit shqiptar. Faik Konica thotë se Shqipërinë e ka shpëtuar rastësia. Nuk dihet se si do të kishin rrjedhur ngjarjet, sikur Ismail Qemali të mos kishte ngrënë atë dackën në parlamentin turk: vallë a do të kishte dalë ndokush tjetër që të ndërmerrte nismën për shpalljen e pavarësisë? Në Kuvendin e Vlorës, pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, në praninë e përfaqësuesve nga të gjitha trojet etnike, menjëherë duhej të kalohej në krijimin e forcave të armatosura. Vendimet kriminale të Konferencës së Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike, duhej të kishin shërbyer si një kushtrim, si një sinjal alarmi për të ngritur më këmbë të madh e të vogël, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. Fatkeqësisht, nuk u lëshua kurrfarë kushtrimi, kurrfarë thirrjeje për një kryengritje mbarëshqiptare dhe punët morën drejtimin që dihet. Përçarja ndërshqiptare e bëri të vetën.
Lulëzimin më të shkëlqyer, mediokriteti që thekson Kadarea, e arriti në periudhën e diktaturës komuniste, kur u zhdukën rrënjët e nacionalizmit shqiptar dhe në vitet ’80 të shek. XX vendi ynë arriti në nivelin më skandaloz të varfërisë, saqë mbarë Perëndimi evropian e tregonte me gisht. Mediokriteti ka vazhduar të lulëzojë edhe pas ndërrimit të sistemit komunist, kur në Kuvendin e Shqipërisë, kanë zënë dhe vazhdojnë të rrinë në ndenjëset e tij mediokër të të gjitha niveleve, me përjashtim të një pakice nga të dy krahët që shfaqet herë pas here në folëtoren e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku mediokriteti ka lulëzuar dhe vazhdon të lulëzojë në qejfin e vet.
Murat Jashari i është drejtuar me 104 pyetje ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-ministrit të mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të Kosovës Azem Syla (1951). Kam shkëputur vetëm tri pyetje me një kuptim mjaft domethënës:
“Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338, të cilët unë t’i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jasharin) dhe një për Flamurin (Gafurr Elshanin)? Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju, po me ata snajperë, t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu? Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së? (Citohet sipas: “Vëllai i Ismet Jasharit, komandantit “Kumanova”, me 104 pyetje për Azem Sylën”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 20 janar 2016).
Ja, pra, çfarë bën në Kosovë mediokriteti që stigmatizon Kadarea: vret ushtarët më të mirë të lirisë, që të lulëzojë mercenarizmi, tradhtia në shërbim të Beogradit.
Disa faqe të librit, në krye të të cilave është vënë titulli “Monumenti kulturor i Millosheviçit”, akademiku Flori Bruqi ia kushton kishës serbe “Sveti Spas” (Krishti Shpëtimtari”) në oborrin e Universiteti të Prishtinës. Ajo kishë u ndërtua arbitrarisht gjatë viteve ’90, kur Kosova ishte e pushtuar nga kolonizatorët serbë, me të vetmin qëllim që t’i zinte frymën Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në një mënyrë të jashtligjshme në sistemin kadastral të atij universiteti dhe duke zaptuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.
Lind pyetja: si duhet vepruar me këtë ndërtim të paligjshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po përcjell paraprakisht një informacion nga Beogradi:
“Një xhami shqiptare që gjendej në Beograd është rrëzuar në mëngjesin e sotëm. Kjo xhami në Zemun të Beogradit, sipas autoriteteve, u rrëzua për shkak të lejes së ndërtimit” (Citohet sipas: “Rrëzohet xhamia shqiptare në Beograd”. Faqja e internetit e gazetës “Zëri”. 26 maj 2017).
Pra, xhamia shqiptare në Beograd u rrëzua se ishte ndërtuar pa leje. Po atëherë edhe kisha serbe që është ndërtuar në një mënyrë të jashtëligjshme para Universitetit të Prishtinës, pse nuk rrëzohet nga autoritetet vendore të Prishtinës? Përgjigjja është e thjeshtë:
Xhamia shqiptare u rrëzua në Beograd se Serbia ka në krye të shtetit burra të politikës, kurse kisha e paligjshme sebe para Universitetit të Prishtinës nuk mund të rrëzohet se Kosova ka në krye të shtetit lepuj të politikës.
Me këtë rast, akademiku Flori Bruqi, me një elegancë intelektuale, pa bërë asnjë koment të vetin, e nxjerr tërësisht zbuluar presidentin Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, lidhur me qëndrimin e tij ndaj kishës së paligjshme serbe. Ai shkruan:
“Në një emision të Radio Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur për objektin e ngritur pa leje të kishës ortodokse serbe në ambientet e Universitetit të Prishtinës, e ka quajtur atë një vepër të shëmtuar. Ai ka thënë se kjo kishë, në fakt, është monument i Sllobodan Millosheviçit. Por kur është pyetur se cili duhet të jetë fati i saj, kryeministri ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Kemi punë më të mëdha për të bërë, por do t’i vijë radha edhe asaj””.
Interesante! Por autoritetet e Beogradit nuk pritën sa të bënin “punë më të mëdha”, por e shembën menjëherë xhaminë shqiptare që qe ngritur pa leje.
Pra, në sytë e popullit shqiptar të Kosovës, Thaçi mundohet ta reklamojë veten si “atdhetar”, ndërsa kur i kërkohet mendim se si duhet vepruar me atë kishë të paligjshme, ai zbulon servilizmin dhe mercenarizmin e tij ndaj Beogradit. Sepse servilizmin dhe mercenarizmin e vet ndaj Beogradit ai e ka faktuar shumë herë me lëshimet skandaloze që i ka bërë shovinizmit serb, në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe me Edita Tahirin, që prej 19 prillit të vitit 2013 dhe deri tani.
Mercenarizmit dhe tradhtisë së treshes Thaçi-Mustafa-Tahiri, ia nxjerr bojën përfundimisht Aleksandër Vuçiçi, i cili para do kohësh ka deklaruar për një marrëveshje të arritur në Bruksel. Në një informacion, të botuar në faqet e internetit, thuhet:
“Aleksandër Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës”.
Ai ka deklaruar:
“Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës” (Citohet sipas: “Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit është që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës”.
Pas kësaj ndërhyrjeje të Vuçiçit në mjetet e informimit masiv, ka reaguar Edita Tahiri, e cila ka deklaruar:
“Serbia duhet ta heqë sëmundjen e nacionalizmit” (Citohet sipas: “Edita Tahiri demanton Vuçiçin: zëvendësdrejtori i policisë në Veri është shqiptar”..
Ministrja e dialogut kot e akuzon Serbinë dhe Vuçiçin për nacionalizëm! Sikur Serbia dhe Vuçiçi të ishin nacionalistë, ata meritojnë nder dhe respekt, sepse nacionalizmi është mbrojtje me dinjitet e vlerave kombëtare, e gjuhës dhe e trashëgimisë kulturorë. Por as Sebia, as Vuçiçi dhe as mbarë kopeja e egërsirave politike serbe, nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nacionalistë në qëndrimin ndaj Kosovës. Ata kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë vetëm shovinistë të egër, sepse në kushtetutën serbe Kosovën e konsiderojnë pjesë të territorit të Serbisë. Se jo më kot kryepeshkopi Irinej, komisari politik i udhëheqjes serbe, ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh. Por është për të vënë duart në kokë që treshja pa dinjitet kombëtar Thaçi-Mustafa-Tahiri, në bazë të marrëveshjeve që ka nënshkruar me Beogradin në Bruksel, në heshtje dhe në fshehtësi nga populli shqiptar i Kosovës, Mitrovicën e Veriut e konsideron territor serb. Mirë do të ishte që ministrja e dialogut të thellohej në kuptimin leksikor të fjalëve “nacionalizëm” dhe “shovinizëm”, në mënyrë që të bindej se çfarë dallimi të thellë kanë ato nga njëra-tjetra.
Mjaft interes ngjallin faqet e librit, ku autori shtron pyetjen: “A do të bashkohen shqiptarët në një shtet?”.
Çështja e ribashkimit të trojeve tona etnike vazhdon të mbetet e ankthshme që asokohe kur Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, i copëtoi në mënyrën më barbare nga trungu amë. Kjo Çështje Madhore e kombit shqiptar kërkon zgjidhje, kërkon zhbërjen e padrejtësisë që atij iu imponua me dhunë nga fuqitë e mëdha evropiane.
Akademik Flori Bruqi ka parashtruar në faqet e këtij librit ecurinë e kësaj Çështjeje, me një nëntekst të qartë: kombit shqiptar duhet t’i kthehet borxhi që i është marrë më shumë se një shekull më parë.. Kërkesa për kthimin e atij borxhi ushton në vargjet poetike, në këngët e artistëve të talentuar apo në intervista dhe artikuj publicistikë. Ja ç’vargje ka hedhur në letër Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ne s’kemi ëndërr të madhe, / Aq sa hap krahët shqiponja, / Shqipërinë Natyrale, / Katër vilajetet tona.
Politikanët shqiptarë, këta servilë të regjur të Beogradit, të Athinës dhe të Brukselit, politikanë pa dinjitet kombëtar, le të kërkojnë në youtube këngën me titull “Kurrë s’i ndan shqiptarët kufini”, një këngë kjo me vargje bubulluese që ekzekutohet aq mjeshtërisht nga këngëtarët e talentuar Marie Lajçaj dhe Pëllumb Vinca. Duke pasur parasysh vëllezërit tanë përtej kufirit të Shqipërisë Londineze, kënga ushton: Na ndan zjarri e na ndan pragu, / na bashkon gjuha dhe gjaku. / Trojet thrrasin me nji za: / Pa u bashku s’durohet ma, / Ka ardh koha që kem dasht, / Kangë e zemra me i ba bashkë. / Kurrë përjetë s’i qajmë do halle, / Për pa i thanë Shqipni e Madhe, / Pa na kthy borxhin Evropa / Që na ndau në copa-copa.
Për të theksuar kotësinë e përpjekjeve të politikanëve shqiptarë për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pa realizimin paraprak të ribashkimit të trojeve tona etnike, akademiku Flori Bruqi ka cituar Dritëro Agollin. Duke vlerësuar lart figurën e Ukshin Hotit për vënien në jetë të idealit të tij kombëtar për ribashkimin e trojeve etnike, Dritëroi ka deklaruar:
“Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropianizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropianizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropianizohet kurrë. Kë do të evropianizosh ti, tre milionë banorë do të evropianizosh? Po tre milionë të tjerë? Domethënë, problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropianizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s’qe një, nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem”.
Çështja kombëtare shqiptare vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ajo përbën një plagë të madhe që s’po gjen dot shërim për faj të politikanëve shqiptarë, të cilët i gënjen mendja se me servilizmin e tyre para Perëndimit evropian gjoja do të fitojnë simpatin e tij. Në të vërtetë, me qëndrimin e tyre pa dinjitet kombëtar, ata janë shpërblyer me përbuzjen e tij të heshtur.
Me botimin e librit të ri me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, akademiku Flori Bruqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe për kombin shqiptar në tërësi. Shumë nga këto probleme të mprehta që ai ka parashtruar në këtë libër-monument, duhej ta kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë Shkup. Atyre u takonte t’i grumbullonin këto fakte tronditëse, të përgatitnin dosjet përkatëse, t’i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t’ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit evropian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturën shpifografike kundër kombit shqiptar, me të cilën Beogradi dhe Athina kanë përmbytur bibliotekat e institucioneve të lartpërmendura ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë le të mundohen që, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, ta kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës dhe, nga folëtoret e Brukselit, e Departamenti të Shtetit, e Senatit dhe e Kongresit Amerikan, deri në folëtoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të ngrenë zërin për ribashkimin e trojeve tona etnike
Mendoj dhe propozoj që akademiku Flori Bruqi, në perspektivë, të përgatitë dhe të botojë një tjetër libër interesant, ku, me mjeshtërinë që e karakterizon, të trajtojë kodin moral të egërsisë grekoserbe përballë kodit moral të fisnikërisë shqiptare, në mënyrë që të dalë mirë në pah e vërteta se shqiptari, tradicionalisht, as hasmin e vet, as armikun që ia ka behur si pushtues, pasi e ka vrarë, nuk e ka pasur zakon ta poshtërojë, ta përçudnojë, ta groposë në varre masive, t’ia djegë kufomën me benzinë apo t’i përdhunojë vajzat dhe gratë dhe aq më pak të vrasë fëmijë, gra, pleq dhe plaka. Dukuri të tilla barbare kanë qenë dhe mbeten të papërfytyrueshme për kodin moral të fisnikërisë shqiptare. Por duhet të theksojmë se kodin e shëndetshëm të moralit fisnik shqiptar, na e ndoti keq krimineli Enver Hoxha, sipas urdhrave që merrte nga emisarët kriminalë jugosllavë gjatë viteve të luftës. Në një radiogram që i dërgonte Korparmatës I më 21 shtator 1944, ky kriminel dhe agjent i regjur i Beogradit, urdhëronte:
“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” (Citohet sipas: Uran Butka.“Dokumenti, si u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 02 tetor 2014).
Kodin e egërsisë morale serbosllave, krimineli Enver Hoxha e praktikoi gjerësisht kundër përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar gjatë tërë periudhës së sundimit të tij dikatorial. Ndonjë shfaqje e shëmtuar e atij kodi moral barbar u vu re edhe në ngjarjet tragjike të vitit 1997, kur me kufomën e oficerit të vrarë të SHIK-ut Lek Qoku, tallej një turmë studentësh të ndërkryer në njërin nga auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe kur një femër e përbindshme mundohej t’i pinte gjakun.
Gjithsesi, akademiku Flori Bruqi, si një figurë e shquar me përgatitje enciklopedike, si një intelektual i nderuar erudit, e ka kryer dhe do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë me nder detyrën e shenjtëruar para kombit shqiptar.
Nderim dhe respekt të thellë për këtë punëtor të palodhur të letrave shqipe me vlera të rralla shkencore, intelektuale.
……………………………………………………………………………………………………………………….
“POTPURIA” LETRARE E FLORI BRUQIT
Prof.dr. Eshrefi Ymeri
Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.
Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë:
“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.
Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.
Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:
“Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).
Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:
“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”
Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.
Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:
As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.
Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.
Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.
Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.
“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.
“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.
Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:
Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.
Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.
Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.
Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore
Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare
Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.
Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.
Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.
Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.
Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.
Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.
Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.
Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900)
“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.
……………………………………………………………………………………………………………
ENCIKLOPEDIA E URREJTJES SERBE
Libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri
Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”.
Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:
“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).
Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Këtu do të ndalem në disa prej tyre.
Rezultati i imazhit për shtepia e verdhe
Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.
Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.
Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:
Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër?
A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar?
Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit.
Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të.
Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë.
Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç.
Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.
Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia.
Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.
Në atë nen thuhej:
“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).
Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:
“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).
Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.
Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar.
Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912, në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:
“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan…
Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”.
Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).
Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:
“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh…
Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).
Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.
Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.
Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).
Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.
“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).
Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb.
Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës.
Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë “skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.
Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.
Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:
“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).
Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore.
Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013, përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.
Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar.
Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik.
Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.
Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore.
Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit.
Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që “organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.
Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”.
Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.
Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi.
Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.
Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit!
Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).
Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:
“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës.
Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president.
Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.
Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.
* * *
Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:
“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”
Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve.
Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.
Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike.
Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.
Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.
Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:
“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari.
Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar!
Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).
Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët.
Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë.
Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.
Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive.
Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar.
Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”.
Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).
Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.
Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:
“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).
Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:
“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.
Dhe më poshtë profesori vazhdon:
“Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi).
Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”.
Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).
Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër
fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:
Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit – Amantit dhe Vranos – del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos:
“ – Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”.
Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion.
Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831?
Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar.
Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?
Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.
Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire.
Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:
“ – Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”.
Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.
Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire.
Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:
“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.
Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë” dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.
Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët – në 600 mijë, kurse shqiptarët – në 1 milion e 600 mijë.
Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar.
Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:
“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik.
Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28).
Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike.
Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.
Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm:
“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV.
Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”.
Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).
Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet – pikërisht te përçarja ndërshqiptare.
Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës.
Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.
Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës.
Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre.
Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave, ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë.
Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama.
Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha.
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.
Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:
“Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).
……………………………………………………………………………………………………………..