13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Prof.Akademik KADRI UJKAJ

Historiani Butka përballë “princit”Prekë Cali,

             ndryshe

 Abuzimi me Prekë Calin-abuzim me Malësinë

 

  “Rruga më e pabesë, në dëm                                 .                                                                                     

  të një kauze, është ta mbrosh

  atë me  argumente të gabuara,

  në  mënyrë të qëllimshme”

                         Niçe

 

Sipas sociologëve “njerëzit e mençur e përdorin historinë si mësim, politikanët si armë ndaj kundërshtarëve dhe si mjet për lartësimin e vetes, ndërsa budallenjtë e përdorin si lodër pa kuptim”. Antikombëtarizmit, të manifestuar nga reaksioni shqiptar, fill pas Çlirimit dhe në vijim, i qasur nga e djathta jonë si një antikomunizëm i llojit të vet, ndryshe një mashtrim i përdorur, politikisht, pas viteve “90, në “lojën me turmat”, për efekte elektorale, si dhe kurdoherë  i provokuar nga ethet grabitqare të fqinjve tanë, me bekimin e Fuqive të Mëdha, nuk kishte si t’i  shpëtojë, as treva e Malësisë së Madhe.

Kështu, krejt natyrshëm, lind pyetja:

Sa kohë do të lejojmë ne, malësorët, që të na mashtrojnë, ndryshe të mbetemi pre’e një historie të rreme, në emër të interesave politike? E thënë, më drejtpërdrejt, edhe sa kohë do t’ia lejojmë vetes të  bjerrim në drejtim të konfirmimit të vlerave tona historike si trevë”Nderi i Kombit”, që t’i kontribuojmë realisht hapësirave tona të integrimit mes nesh, ndryshe vetvetes sonë si identitet, përballë tharjes në rritje, në këtë trevë, e nderuar botërisht, jo thjesht për “grumbullin më të madh të “maleve” që e përbënin, por kryesorja për grumbullin e madh të vlerave, si “Malësi e Madhe”?!? Përballë kësaj tradite, krejt të spikatur, fatkeqësisht, nën trysninë e abuzimit politik me hapësirat demokratike të lirisë, sa vjen po ridimensionohet cinizmi mes vedi: si histori, si kulturë, apo si identitet real, përmes tablove sinoptike të persekucionit të shtirur, sipas filozofisë mjerane, të motivuar nga provincializmi politik banal.Në këtë kontekst, të keqkuptimit mjeran, sa anakronik, po aq absurd, brenda vetvetes sonë si trevë, njeriu i lirë, me të drejtë, shtron pyetjen:

Deri kur do të abuzohet me figurën e Prekë Calit ?!

Në janar 1945, një grup fshatarësh analfabetë, si afro 90% e shqiptarëve, të manipuluar nga ish-bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë, u zunë pritë, tek Ura e Tamares, formacioneve ushtarake shtetërore, të cilat nuk po u kalonin kelmendasve, as nëpër shtëpitë, as nëpër oborret e tokat e tyre, por, krejt të qetë, rrugës së madhe, pasi ishin marrë vesh, edhe sipas zakonit, me vetë Prekë Calin.Megjithatë këta fshatarë, verbërisht, iu vrasin 46 vetë, mes tyre një shtatëzënë, Hava Ali Muratin dhe një fëmijë 16 vjeç.

Pa më thoni, cili kanun, a qeveri në botë, dje, sot e nesër, nuk do të vepronte me dorë të hekurt ndaj akteve të tilla? Këtë vëllavrasje Uran Butka e quan luftë civile!? Atëhere, nëse, kjo vëllavrasje, u klasifikuaka si “luftë civile”, pse ka heshtur dhe vijon të heshtë “historiani” Butka në rastin e A.Zogut që, gjatë sundimit të tij, i ka zhvilluar nja 5-6 të tilla?! Por Butka, me zogistët, aleatët e partisë së tij, njësohet te standardi partiak, prandaj nuk e “frymëzon”dot “lufta civile” e regjimit zogist, në nëntor 1926, kundër Dukagjinit, fqinj me Kelmendin, me ç’rast “burrat ma të mirë bashkë me shumë meshtarë u burgosën, u vranë, u futen në lak dhe u arratisën.Burgjet mbushen me gra dhe fëmijë, gjaja mbarë u plaçkitë( “Hylli i Dritës”, nr.13, v.1941, fq.250-253).U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni,

2

u pushkatuan burra, u burgosën robni, u varën e u rrahën deri u dhunuen në nder e në erz, çka për shqiptarin asht’ deka ma e ranë”(At’Daniel Gjeçaj,libri”Ku del Kiri”).”Përveç të naltpërmendurve u vunë nën vërejtje edhe 129 gra dhe fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj-Mërturi.U dogjën disa dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë dhe u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete”(Z.Harapi”Studim i v.1949, fq.219).

222 vetë  u dënuan me burg, sikur u varën në litar: M.Kola e K.Marku, dy shokë armësh të Mehmet Shpendit e 4 të tjerë: B. Celi, M.Milani, Z.Delia e Gj.Marku.Megjithatë Butka hesht, sepse e di mirë të vërtetën që, as Zogu, as Hoxha, s’kanë zhvilluar luftëra civile. O zot, sa kohë do të abuzojë Butka me “princin”Prekë Cali, si abuzim me Malësinë ?!

Në funksion të kësaj filozofie, si tendencë për të falsifikuar deri edhe historinë tonë, lokale dhe kombëtare, prej 29 vitesh qarkullon, mes nesh, e ashtuquajtura Kryengritja  antikomuniste e Malësisë së Madhe. Madje, na paska qenë e para e këtij lloji, jo vetëm në

Shqipëri, por në Evropën Lindore pas Luftës II Botërore(U.Butka,“Ringjallja”fq.116), kur realisht prej 76 vitesh, malësorët, njohin vetëm  Lëvizjen  antikomuniste të  major

Llesh Marashit, më 23 janar 1945, tek Ura e Rrjollit, Malësi e Madhe, e cila, me plot të drejtë, mund të përcaktohet, realisht, si Lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri!?

Ndërkohë u kujtojmë amatorëve të identitetit ”Kryengritja e parë antikomuniste në Malësi të Madhe”se prof.Sami Repishti, prej vitesh emigrant politik në SHBA-s, i dënuar me 15 vite burg politik në 1946-n, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, z.Gazmend Bardhi, në 73-vjetorin e Lëvizjes së Postribës, deklaruan që “Kryengritja e Postribës ishte e para kryengritje antikomuniste në bllokun lindor”(”Panorama”, më 9.09. 2019).

Atëhere, përballë këtij fakti historik, që ofrojnë dy figura publike, të mirënjohura të opozicionit të djathtë, në Shqipëri dhe në Diasporë, cili, prej të treve, po na mashtron?!      “Kelmendi ka nxjerrë burra të squet dhe të urtë, si Uc Turku, që mund t’i kishe gjetur vetëm në Greqinë e lashtë”, theksonte Grannet, përfaqësuesi britanik në Komisionin e Caktimit të Kufirit, i cili, në prill 1914, pati një takim me Uc Turkun, udhëheqësin kryesor të fisit të Kelmendit”(Dom Zef Gilaj “Kujtime”).Uc Turku kishte një ndikim të madh te prijësit e tjerë (F.Nopça,”Udhëtime nëpër Ballkan)”. ”Në Vermosh shihja gjithmonë kryetarët e fiseve të kelmendëve, Uc Turkun e Prekë Calin, dy miq të vërtetë, analfabetë, por shumë patriotë.Kelmendasit kishin një kokë që i drejtonte dhe askush nuk vepronte pa lejen e miratimin e tij”( Andre’ Ordion:”Një oficer francez në Ballkan”).

“Turk Shabi, babai i Uc Turkut ishte vojvodë, anëtar i Xhibalit dhe komandant i Kelmendit në kohë lufte.Të gjitha këto funksione ia trashëgoi i biri, Uci, “ i fundmi i prijësve të Kelmendit”, ndërkohë që Prekë Cali, princi shpirtëror i Kelmendit, në fakt, nuk ishte i zgjedhur  nga asnjë kuvend. Në këtë rast, siç dihet që bajraktari i Kelmendit ishte nga Selca,“nuk është e vështirë të bësh lidhjen e fakteve, dëshmive e të dhënave për të vërtetur se kush ishte vojvoda i Kelmendit, së paku duke filluar nga Martin Gjoni, stër-stërnip i të cilit ishte Turk Shabi” (Gj.Shyti e dr.Gj.Gjeloshi:Libri”I fundmi i prijësve të Kelmendit”, fq.55). Askush nuk mund t’i mohojë meritat e Uc Turkut dhe të Prekë Calit për rolin kryesor, që kanë patur në bindjen e KNK-ës për vendosjen e kufirit në Vermosh, aty ku është sot, po aq, sa  askush nuk mohon dot se në çdo vendimarrje Prekë Cali dhe Uc Turku ishin gjithmonë bashkë. Madje,“me këshillat e Uc Turkut, u duel Prekë Cali përpara Komisionit Ndërkombëtar të Kufinjve”(Ndoc D.Vulaj:”Lufta e Kelmendit”).

Njëherësh Uc Turku ishte vojvodë, pra kryekëshilltari i pleqve, që shquhej për vizionin e tij liberal në vlerësimin e figurës së gruas: ”Rrethi i parë i dashunisë dhe i

3

respektit që duhet të kalojë një burrë i mirë, a prijës duhet të jetë gruaja. Nuk ka grua të keqe, por vetëm burrë të keq.Gruaja si gjen ban.Nuk ka thënë kot populli: “Në atë kishë

që shkon, atë kungim merr”.Gruaja ty të ka gjithçka; jo vetëm burrë, por edhe vëlla, edhe nanë, edhe babë, edhe shoq.Ti vetë e ban gruan e keqe, ose të mirë. Gruaja është gjysma jote ma e randësishme”, theksonte Uc Turku(Idem, fq.55). ”Uc Turku ka qenë “profesori” i Prekë Calit.Uc Turku dhe Kolë Zefi i Grudës ishin dy ma të mendshmit e M.Madhe”, shprehej z.Nikë Peraj, kryetar i shoqatës të të persekutuarve politik,Vermosh.Vojvoda që dëshmonte identitetin civil të kelmendasve e të vetë trevës sonë, ky ishte Uc Turku!

Me shumë dinjitet Kelmendi nderon Memin e Smajlit, sinonim i një trimi të çartun vermoshas, siç viziton me respekt varrin e tij, si varri i një shenjtori. Atëhere cili është motivi që gjatë 30 viteve të fundit kurrë nuk flitet për Uc Turkun, por vetëm për Prekë

Calin, të ndarë nga Uc Turku, përballë fakteve historike?!I vetmi motiv: Abuzimi me Malësinë për interesa partiake duke vendosur në epiqendër Prekë Calin dhe lënë, enkas, në harresë Uc Turkun, vdekur në 1937, ngaqë Prekë Cali u vra në vitin 1945, si “prijës” i

vëllavrasjes te Ura e Tamares, vëllavrasje që Preka e kundërshtoi dhe s’qe pjesë fizike e saj:”Personave, në fjalë, u kam thënë që populli të ketë mendjen për me ruajtë kryet e

vendin e vet e të mos luftojnë kundër partizanëve”(shih, Dosja “Prekë Cali”nē gjykatën e Shkodrës,v.1945).Madje, ia vlen të kujtojmë që edhe vetë zv/bajraktari  i Selcës, Mark

Tomë Marku, në fillim të vitit 1945, nuk u pajtua me organizimin e konfrontimit me armë te Ura e Tamares, me argumentin se “është një përpjekje e kotë të luftosh me një ushtri të tërë”, prandaj nuk mori pjesë në luftime”(Idem, po aty, fq.47). Kështu, që të gjitha faktet, apo argmentet të bindin, apo të çojnë në të njëjtin përfundim tragjik: Manipulim i plotë, për interesa politike, me mitin popullor të prijësit të Vermoshit, Prekë Calin, pas vdekjes. Vokacioni “Kryengritja antikomuniste e Malësisë së Madhe”, me epiqendër Kelmendin, është një vokacion, i importuar nga jashtë nesh, si instrument i interesave partiake.

Pse mund të shtrohet pyetja?

Le të arsyetojmë është fakt, apo stisje “Kryengritja antikomuniste e M.Madhe”!?!

E para, siç dihet forcat partizane kalonin në Kelmend, në fillimjanar 1945, me objektiv vendosjen e këshillave nacionalçlirimtare, sikurse në të gjithë Shqipërinë dhe aspak si kryengritës, pasi Bejto Faslia, malësori që i respektonte traditat e zakonet e Malësisë së

Madhe, komandant vendi në Koplik, siguroi marrëveshjen me përfaqësuesit e Kelmendit, pasi kishte marrë në Hot garancinë e Kadri Delisë, vëllait të Mul Delisë, që ishte asohere i internuar nga nazistët gjermanë në një kamp në Austri, ngaqë nuk kishte pranuar që të konfrontohej me forcat partizane në Reç, e thënë më qartë të mbështette fashistët.

E dyta,vetë Prekë Cali kërkoi edhe Sadri Keqan Brojën, ish-komandë vendi në Dedaj, sikurse shtëpia e tij qe bazë e LANÇ-it, ndryshe “vëllain” kelmendas nga Broja, i ramë në Kamicë –Koplik, si garant, për pranimin e partizanëve në bajrakun e Kelmendit. Për hir të së vërtetës, Bejto Faslia, si komandë vendi në Koplik, këmbëngulte, sikur ta parandjente vëllavrasjen e tmerrshme, që po ofrohej: “ Në Kelmend nuk mund të hyjmë pa u garantuar nga  Prekë Cali, flamurtari i Kelmendit”. Sikurse dihet që kelmendasit , jo

vetëm e mirëpritën “me bukë e zemër” vajtjen e partizanëve, por caktuan edhe shtëpitë ku do të vendosej secili prej tyre, përsa kohë puna do t’ua lypte të qëndrojnë atje.

E treta, batalioni partizan, si mori detyrën, i përbërë nga djem fare të rinj, bij të popullit fukara, që, siç shprehet në librin e tij, z. Fran Xhajaj(vep.cit.fq.58), “ mund të

 

4

qëndronin ditë e natë në bahçet e fshatarëve, pa ia lejuar vetes të preknin asnjë kokërr fiku apo rrushi”, vazhdoi drejt Kelmendit i shoqëruar edhe nga 4 hotjanë, si udhërrëfyes,

çka, sipas zakonit kanunor, nënkuptonte që kush mund të prekte kënd, në besë të këtyre 4 burrave të Hotit, mund të bëhej shkaktar lufte mes “maleve” Hot dhe Kelmend.

E katërta asnjë lloj ofensive ushtarake nuk mund të realizohet pa një rigonicion paraprak, sepse gjithçka do të rezultonte fiktive, aq më shumë në një “rrugë dhish”, siç e quajnë vendasit, grykën malore Dobraçe-Nikç, 15’, nga do të zbritnin partizanët tek Ura e

Tamares.Normalisht këtë”rrugë dhish”nuk mund ta kalonte, jo një batalion në formacion luftimi, por as dy vetë njëherish, pra krah për krah, çka dëshmon se batalioni po kalonte

qetësisht, jo me sulm, drejt Tamares. E kundërta, si kundërpërgjigje e imponuar, me 83 të vrarë, 69 të plagosur, 27 të arrestuar dhe 34 shtëpi të djegura, ngjau  pasi, krejt pabesisht, u masakrua i gjithë batalioni partizan. (AQU, Divizioni II,Viti 1945, Dosja 59)

E pesta, aq më e qartë lexohet stisja politike, sipas vizionit të së djathtës ekstreme, në artikulimin ” kriminelë e banditë për partizanët, përballë heronj dhe demokratë” për

vrasësit e tyre” nga ish-kryeparlamentaria jonë në ceremoninë kushtuar Prekë Calit, në Tamare, ç’ka më kujtoi“Lidhjen e Shkodrës”, maj 1944, krijuar nga Gjon Marka Gjoni,

Ndoc Çoba etj.me qëllim që të pengonin hyrjen e UNÇ-ës në Shkodër, ndërkohë që sipas dëshmitarit okular, të persekutuarit Fran Xhaj në librin e tij“Malësia e përgjakur kundër

komunizmit në vitin 1945”, fq.45, mohon rolin e Kelmendit, si epiqendër e Kryengritjes antikomuniste në M.Madhe, duke ia atribuar këtë status Kastratit dhe Shkrelit.

E  gjashta, Kelmendi, i propoganduar prej 29 vitesh si epiqendra e Kryengritjes  antikomuniste në M.Madhe, nuk përmendet  fare, as më 27 dhjetor 1944, kur në Ivanaj, Bajzë, të Kastratit organizohet ”Besëlidhja antikomuniste” nën drejtimin e major Llesh

Marashit, por, po aq nuk përmendet as në Kuvendin e Poicës, Dedaj, më 18 janar 1945, në prag të sulmit të major Llesh Marashit, me përkrahësit e tij, kundër Koplikut.

E shtata, Prekë Cali nuk mori pjesë në asnjë prej kuvendeve, me epiqendër  organizimi Shkrelin dhe Kastratin, kur reaksioni vendas, pronazifashist, si në çdo vend të

Evropës: Francë, Itali, Norvegji, Poloni, Rumani, etj.etj. po i kundërvihej vendosjes së pushtetit të forcave fituese në Luftë II Botërore, pra lufta ende po vazhdonte.

E teta, vetë Llesh Marashi, në maj 1944, nga pozicioni i qarkkomandantit për Shkodrën, ku do të shquhej si pronazist i egër, po ankohej se “Besëlidhjen shkodrane”,

krahas famullitarit të Reçit, nuk po e respektonte as kryetari i komunës së Kelmendit”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë, Fondi: Brigada I Sulmuese, viti 1945, Dosja 3).

E nënta, edhe në gjyqin kundër Llesh Marashit nuk përmendet  Kelmendi, apo Prekë Cali, aq më pak të artikulohet si bashkëpunëtor i tij, por Hoti, Kastrati, Shkreli etj.

E dhjeta,”Prekë Cali, në kuvendet e burrave, kishte 3 armiq: Jugosllavinë, Greqinë dhe Italinë. Dy të parat, me mujtë, na e hupin fare, Italia mendonte se na përçapë ngadalë-ngadalë”(Dr.Luigj Martini,”Prek Cali-Kelmendi e kelmendasit”fq.197), përndryshe Prekë Cali nuk u muar  kurrë me barcoleta”antikomunizmi”që i këndonte ndonjë fashist vendas, por as me përralla“demokracie”, apo “antikomunizmi” që tregon sot U.Butka , sepse ai, ishte një patriot i pastër prej çdo llumi ideologjik, larg abuzimit që vijon sot me të.

E njëmbëdhjeta, edhe pse z.Butka shkruan që ”më 27 dhjetor 1944…gjithë Malësia e Madhe ishte në këmbë dhe po organizonte rezistencën antikomuniste”, ku  përmend 4 bajraqe: Kelmendin , Hotin, Shkrelin dhe Kastratin” (shih“Ringjallja”, fq.117), harron faktin që M.Madhe ka edhe 7 bajraqe tjera, të mirënjohura për identitetin e tyre.

 

 

5

E  dymbëdhjeta, kësaj radhe jo vetëm pjesa nuk përfaqëson dot të tërën, por, nëse në 4 “Male”, sipas z.Butka, dominimi paska qenë antikomunist, “Fusha”, pra 7 bajraqet tjera në M.Madhe, kanë qenë, përgjithësisht, antifashistë, pra kanë mbështetur LANÇ-in:

Ja disa nga argumentet plus:

a.Mul Delia do të ishte komandanti i batalionit kundër pushtimit fashist, më 7 prill 1939, në kodrat e Shijakut, ndërkohë që mbreti Zog kishte braktisur vendin, paçka se regjimi totalitar, padrejtësisht, ia injoroi këtë akt patriotik , si ish-oficer i mbretërisë .

b.Kadri Delija, në mungesë të të vëllait, Mul Delisë, në rolin e bajraktarit të Hotit, nuk i lejoi hotianët të marrin pjesë në “Kryengritjen antikomuniste” të Malësisë së Madhe, më 23.01.1945, sipas Fran Xhajaj.( vep.cit. fq.30), pra 3 “Male”, jo 4”Male”, z.Butka.

c.M.Madhe do t’i përgjigjej me aktin solidarizues të  bijvë të saj, Zef Hotit dhe Gjeto Keqit, Thirrjes për Mbrojtjen e Republikës Spanjolle nga fashizmi në 1936-n, sikurse me

kontributin e Tomë Nikë Gjelajt(Rrjoll)”Dëshmor i Atdheut”, ish-zv/ komandant i  Zonës I Operative, me ish-komandant z.Haxhi Lleshi, gjatë LANÇ-it.Madje, si pasojë e këtij

bashkimi me luftën,Toma përjashtohet nga shkolla “Konvikti i maleve tona”, sikurse njihet rasti i koplikasit Abdyl Bajraktari”Dëshmor i Atdheut”, njëri nga 200 të internuarit

në Kampin e Prishtinës etj.nga qarkomandanti nazist i Shkodrës, Llesh Marashi, 80 prej të cilëve do të  zhdukeshin, pa lënë gjurmë, nga naziskinët dhe veglat e tyre.

ç.Llesh Marashi do të ishte nga ata oficerë të mbretërisë, që, së paku formalisht, nuk pranoi bashkëpunimin me fashistët italianë.Ndërkaq dihet se, në fillimvitin 1943, për tri javë, ai ka qenë komandanti i çetës së parë partizane, me komisar Qamil Gavoçin, në kompaninë e parë të batalionit ”Perlat Rexhepi” në Vorfë, Malësi e Madhe.

d.Lufta e Reçit, jo vetëm pati mbështetjen e “Fushës”: Reçit, Repishtit, Rrjollit, Zagorës Grizhës, Buzë-Ujit, Gruemirës, Koplikut, por edhe të bajraktarëve të Hotit dhe të Reçit, Mul Delisë, Nuz Sokolit me të nipin, Ramadan Reçin, si dhe të kishës katolike të Reçit duke arritur të shmangin edhe vëllavrasjen mes malësorëve në gusht1943.

E trembëdhjeta, as Kanuni i Maleve nuk e lejonte që të vrasësh tjetrin  shtrirë në barelë, pra n’dore teje, me Flamurin e Bardhë të ngritur, pra me shansin e marrëveshjes përballë çdo mosmarrëveshjeje, siç vepruan me  Fejzi Micolin”Hero i Popullit”, ish-komandanti i batalionit partizan, i cili u lutej që, së paku, t’i falej jeta partizanit 16-vjeçar. Aq më

çnjerëzore ishte edhe vrasja e një gruaje shtatëzënë, Hava Ali Muratit, më 14 janar 1945, tek Ura e Tamares; dy vrasje që në “male”nuk lejoheshin prej asnjë lloj kanuni ?!?

Shumë domethënëse është mesazhi i fjalës së Prekë Calit në gjyqin e tij në Shkodër :”Kur më pyetën, tash që kanë ikë gjermanët dhe partizanët po hyjnë nga çdo anë, ç’duhet të banim? Nuk isha i bindun, duheshin pritë me luftë apo jo. Personave në fjalë u kam

thanë që populli duhet të ketë mendjen për me ruajtë kryet dhe vendin e vet dhe të mos luftonte kundër partizanëve. Nuk shkuan shumë ditë dhe, papritur, mora lajmin se kishte nisë lufta në Tamare.Unë atëhere, me rastin e parë, i lajmërova të tërhiqeshin nga lufta, por ata nuk më dëgjuan dhe vazhduan luftën”(Shaqir Vukaj, në: “Dritare.net”).

I pashoq edhe në tragjicitetin e tij, kur kujton që, edhe pse do ishte një dorë e zezë prej tradhtari të ndyrë, që do të abuzonte, siç po abuzohet edhe sot, me figurën komplekse të tij, të vjen keq që Prekë Cali, edhe pse nuk mori pjesë në vëllavrasjen e Tamares, nuk arriti këtë akt makabër t’ia shmangë dot vetvetes, ndonëse ishte një

6

personalitet popullor, individ- institucion, përkrahës i Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të 1924-s, për çka internohet në Gjirokastër nga Zogu, po aq mbrojtës i

lavdishëm i Vermoshit, kur Zogu tentoi t’ua jepte atë serbëve, sikurse i mbetjes së Kelmendit brenda territorit shqiptar, i nderuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Kufinjve i cili i beson: “Z.Cali, komisioni vendosi:” “Ju, bashkë me shokët që ju shoqërojnë, t’i prini komisionit duke e shkelur territorin tuaj, që keni pasë me fqinjtë”, – i drejtohet njëri prej anëtarëve të atij komisioni, pasi Prekë Cali më parë

kishte arritur të shmangte gjatë itenerarit, enkas, praninë në komision të përfaqësuesit malazez, Mark Galit, duke e shtyrë pa hezitim në humnerë, pa u vënë re nga askush.

Ky ishte Prekë Cali, trimi legjendar i Malësisë, një flamurtar  i varfër, analfabet, nuk ishte i zgjedhur nga asnjë kuvend,( bajraktari i Kelmendit ishte nga Selca), dhe jetonte në një oaz malor, totalisht të izoluar nga Malësia e Madhe londineze, kur kujtojmë që hapja e rrugës automobilistike për Kelmend bëhet në 1968-n, pra  zona ishte larg ndikimit tonë komunist, por nën pushtetin e varfërisë, padijes e të  krenarisë së tij, sui-generis!?!…

E katëmbëdhjeta, nëse “në Mirditë, Iballë të Pukës, Nikaj Mërtur nuk u mirëprit Ushtria Nacional Çlirimtare,- siç shprehet ish-diplomati Shaqir Vukaj, – në Shkodër dhe në M.Madhe partizanët u pritën me entuziazëm. Askush nuk ngriti pushkë kundër tyre.

Madje, vetë Prekë Cali, në fillim u tha malësorëve: “Mos qëlloni kundër partizanëve!” , siç e pranon, a shkruan, edhe vetë U.Butka, në librin e tij,“Ringjallja”, fq.119)”.

E pesëmbëdhjeta, më 19 prill1944, në letrën që Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmarisë, Hysni Dema, dërgon në Shkodër shkruhej: ”Informohemi se komunistët e Tuzit janë tue lëviz, lirisht, në atë rreth dhe komandanti i atjeshëm, (ishte fjala për Prekë Calin), nuk  ka marrë ndonjë masë. Hetoni mbi sa më sipër dhe më njoftoni se ç’arsye e pengojnë atë oficer që të mos marrë masa kundër komunistëve!Firma kolonel Hysni Dema”.(” Sh. Vukaj,”Dita”, “E vërteta mbi Luftën e Kelmendit, më 28.01.2014)”. Madje, në librin e tij,”Retë dhe gurët”, fq.442, disidenti dhe antifashisti  i mirënjohur Petro Marko, që ditët e para të Çlirimit i kaloi në Shkodër, në familjen e tregtarit NushTopalli, shkruan: ”Shkodra ishte në festë të madhe.Nuk ka qytet në Shqipëri që t’i ketë pritur aq mirë partizanët si Shkodra.Çdo familje e kishte për nder të mbante një partizan, a partizane me të gjitha të mirat. Familja  e Nush Topallit, një  familje bujare, patriote dhe fisnike, më ka mbajtur si bir të saj”. Atë ditë dy partizane i çojnë me fjetë në qytet, ndërkohë vjehrra, ku ato ishin vendosur, lind një vajzë dhe partizanet  i vënë emrin Liri, ngaqë lindi më 29 nëntor 1944, Ditën e Çlirimit të Shkodrës. Është fjala për znj.Liri Hitaj, ish-drejtoresha e parë e shtëpisë së pionierit, në këtë qytet, sot pensioniste.

Historiani i shquar austriak Jakob Philipp,150 vite më parë, do të shprehej:

”Askush, deri më sot, në Shqipëri nuk e ka ndjerë nevojën për të mësuar ndonjë njoftim të sigurt mbi të shkuarën e vet kombëtare.As në politikë dhe as në dituri nuk  ka patur ndonjëherë ky popull një mendim të përbashkët dhe nuk  duket se shqiptarët kanë patur ndonjëherë nevojën që të kapërcejnë horizontin e kufizuar të familjes, të klanit, të pronës private, të egoizmit, të mllefit dhe të hakmarrjes ( Enver Robelli, gazeta”Tema”: “Qofte  dhe çifte: Mehmet Ali Pasha, modernizues i Egjiptit”, më 13.04.2017).

E dhimbshme, kur sheh se historia përsëritet, ndryshe jemi,thuajse, nën atë model klime të të menduarit, të të komunikuarit dhe të të vepruarit brenda vetes: Provincializmi, një lloj majmunmërie sui-generis kur vetë  Akademia, institucionet apo individi, frymojnë vetëm sipas humorit partiak, shtjetërsimit tragjikomik, shpirt dhe frymë e kësaj klime ku

7

abuzuesit me historinë e kombit, shpejtojnë që të përsheshin baltën e shpirtit, pa pikë skrupulli moral, mjafton që ky akt t’u kompensojë egoizmin vetanak apo partiak.

Askush nuk rebeloi kur, në mes të Shkodrës, piedestalin e 5 Heronjve të Vigut,simbol i çlirimit nga tirania nazifashiste dhe i bashkimit kombëtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, krejt pakuptimisht, e zunë 12 tubat, një simbol dogme fetare, e cila sikur na thotë: “Sa kohë do të mbeteni nën pushtetin tim, skllavërimi total mbetet ardhmëria juaj”.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij statusi moral, i motivuar nga vetëdija profesionale dhe  morale se “përveç e përtej detyrës biologjike të mbrojtjes instinktive të vetes, cilido që ka një funksion publik, ka detyrë edhe mbrojtjen e së drejtës së të tjerëve dhe të shoqërisë,

sepse njeriu, përveçse qenie dhe individ biologjik, është edhe qenie sociale”(Prof. dr.Isuf Kalo, libri”Blloku”, fq.602), ndryshe, si një intelektual i cili, me vetëdijen e lirë, Atdheun

e sheh tek Njeriu që, efektivisht, i shërben këtij vendi dhe, kurrsesi jo, tek kurrfarë lloj ideologjie partiake, apo dogme, aspak për replikë, dua t’i  kujtoj, z.Butka:

  1. Asnjë provë deri më sot, jashtë vullnetit tuaj, si zëdhënës politik, ndoshta më shumë i subkoshiencës suaj, në kontekstin anakronik të një krize morale, që, fatkeqësisht, ndjej t’iu mundojë prej kohësh, nuk dokumentohet që Kelmendi me Prekë Calin, aq më pak M.Madhe të ketë projektuar, si një e tërë, Kryengritje antikomuniste !?!
  2. Pushka e kelmendasve, më 14 janar 1945, tek Ura e Tamares, ku mbetën të vrarë, pabesisht, 46 partizanët e kompanisë I të batalionit I të Brigadës I Sulmuese, nuk

qe pushkë kryengritësish, sepse askush nuk pati “ngrit krye” deri në momentin që një krismë e verbër pushke në lagjen Rahovicë të Brojës, siç thuhet në popull, provokoi instinktin e vetëmbrotjes tradicionale të malësorit, kodin etik, të zotdaljes së vetvetes, ndryshe thirrjen: kushtrim=kush a trim, ndaj një qitjeje në ajër, nga “dikush” deri më sot anonim (!?!), së cilës pararoja e batalionit, kompania e parë, iu kundërpërgjigj po në këtë mënyrë, çka, mjerisht, do të kthehej në një amë tragjedie të madhe mes vedi.

  1.    Sajesa juaj, pa marrë përsipër pronësinë vetiake të së vërtetës në epokën e individiumit, rezulton një sajesë me motiv të pastër politik, me të cilën kam bindjen që nuk do të ishin dakord  as  të nderuarit Sali e Safet Butka, si patriotë e intelektualë, që ju tentoni, po kaq verbërisht t’i ngushëlloni, të gjallë apo të vdekur. Kjo vjen si provokim i një historiani në krizë, që mbjellë fronte në epokën e postfronteve, ndërkohë që, tashmë, epoka e fronteve, siç identifikohej historia, përfundimisht, u ka kaluar muzeve.

Kështu mbeten të vërteta fjalët e Presidentit martir të SHBA-s:“Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë; mund të gënjesh tërë popullin për ca kohë; por kurrë s’mund të gënjesh tërë popullin për tërë kohën”, fjalë tejet të mënçura, që Noli na i dhuroi përmes përkthimit në gjuhën shqipe”(“Ringjallja”, fq.14). “Gjithë Malësia e Madhe ishte në këmbë dhe po organizonte rezistencën antikomuniste”, shkruani  ju, z.Butka.(po aty, fq.117). Mes shumë dëshmive dua t’u kujtoj z.Butka se bashkëfshatari dhe miku im Shaban Binaku, mik i Jup Kazazit, më ka folur për  Prekë Calin, si malësor i madh, por jo si “kryengritës”, sikurse për Lëvizjen antikomuniste të Llesh Marashit të 1945-s , por edhe për Lëvizjen antikomuniste të Postribës të 1946-s, ku mori pjesë, prandaj edhe u dënua me burg, por kurrë, asnjë  fjalë të vetme, për  “Kryengritjen tuaj”të Malësisë së Madhe!?!.Atëhere, mos vallë keni ngatërruar Malësinë e Madhe me ndonjë Malësi tjetër partie, ku, në emër të antikomunizmit tuaj si dogmë, po investoni prej kaq kohësh, ngjalljen medeomos të fantazmës së një Kryengritjeje antikomuniste të paqenë, duke abuzuar me fundin tragjik, por jo të baltosur të Prekë Calit, flamurtarit të Kelmendit, që

8

ju keni si muzë frymëzimi, prej mbi dy dekadash, me objektiv baltosjen e  historisë sonë sa lokale, sa kombëtare, ku jeni tretur shpirtërisht, si skllav partiak, z.Butka?!?

Atëhere, ç’ndodhi me Prekë Calin?!?

Gjithçka duhet  gjykuar në kontekstin psikohistorik të vëllavrasjes që provokoi një qitje në ajër, sa së brendshmi, sa së jashtmi: Pas pak javësh pritej “Konferenca e Jaltës”, d.m.th vendosja jonë me Lindjen, ku na pati lënë Turqia prej vitit 1774, apo me Perëndimin ku

shqiptarët aspiruan ndër breza. Vitin tjetër, korrik 1946, do të mbahej Konferenca e Paqës në Paris, prej ku Shqipëria priste njohjen zyrtare nga Fitimtarët e Luftës Dytë Botërore, të

statusit  si pjesëmarrës në anën e  fitimtarëve. Humbësit do të ndëshkoheshin deri me humbjen e territoreve të veta, për efekt kompensimi të egos gjeopolitike të fituesit. Vendi

ynë, sipas premtimit të Kartës së Atlantikut (1941) dhe Kominternit, besonte në zbatimin e “Vetëvendosjes së lirë të popujve”, falë njohjes së kontributit tonë antinazifashist.

Për Shqipërinë nuk po flitej fare.Madje, nëse vendet e Ballkanit u zunë në gojë me dhjetëra herë gjatë takimeve të”Treshes së Madhe”, Ruzvelt, Çurçill dhe Stalin, për Shqipërinë e popullin tonë nuk u fol asnjë fjalë gjatë tri konferencave(Teheran 1943, Jaltë 1945 dhe Podzdam 1945) përjashtuar një rast të vetëm, në Podzdam. Ndërkohë që po mbahej Konferenca e Jaltës, Beogradi, qetësisht, shpallte gjendjen e jashtëzakonshme

në Kosovë, ndërsa “Treshja e Madhe”, pasi kishte pranuar dominimin e influencës ruse në Ballkan, në tetor 1944 , do të vendoste, në Konferencën e Jaltës, që Jugosllavia të

kthehej në kufinjtë e mëparshëm të Mbretërisë së Karagjergjoviçëve.”(Shaqir Vukaj,libri ”Treshja e Madhe”, fq.29).Askush nga Fuqitë e Mëdha, madje, as Stalini, nuk po silleshin seriozisht, pa le më “sinqerisht” me Shqipërinë e vogël, përballë pretendimit të saj, krejt të natyrshëm : “Njohje e statusit të Shqipërisë në krah të Fitimtarëve të LDB-së”.

Mosnjohje do të thoshte Humbje e Pavarësisë së Shqipërisë të 1912-s, ricopëtim i trojeve shqiptare, çka s’do të vononte me rihumbjen e Kosovës dhe të Çamërisë, ngaqë atje nazifashizmi kishte gjetur njëfarë përkrahjeje.Kështu , edhe pas atij gjaku të derdhur, në krah të kauzës së udhëhequr nga Koalicioni Antifashist Botëror, ne ndodheshim në kurthin e një gjeopolitike sa cinike, kur na pushtuan, po aq kompromentuese edhe pas atij

investimi shembullor, i cili nazifashizmit do t’i shkaktonte nxjerrjen nga fusha e betejës të 20 divizioneve ushtarake. Askurrë nuk ka thënë kush se Shqipëria paska mundur Gjermaninë apo Italinë, siç vazhdojnë ta ironizojnë, pas viteve “90 , lavdinë e Luftës sonë

Antifashiste, kolaboracionistët dhe kuislingët shqiptarë, nën trysninë e disfatizmit total, që pësuan, por, po ashtu, askush nuk e mohon dot që “Shqipëria u kthye në ferr të zi për nazifashistët të cilët u detyruan të lënë  në tokën tonë: 26.594 të vrarë, 21.245 të plagosur dhe 20900 robër, rreth 10% të ushtrisë pushtuese”(N.Logu,”Dita”, më 17.09.2019) si

pushtues që kurrë nuk apironin aspak, thjesht, të kalonin se u paska pa ra rruga këtej, siç përrallisin sot nostalgjikët neonazifashistë shqiptarë, por që të robëronin, nën perandorinë e nazifashizmit, si trend , popujt e mbarë globit duke përfshirë edhe vendin tonë.

Pse kjo situatë skeptike do të thoni?!?

(Të jemi realistë me vetveten: Shqipëria as dje, as sot, as nesër s’ka qenë, as nuk do të ketë shansin e diktimit të koniunkturave globale, por ka  dhe duhet të ketë vetëm shansin

e përgjegjësisë maksimale për përcjelljen seriozisht të këtyre koniunkturave, nga statusi i një vendi apo kombi të vogël, i cili rriskon shuarjen në të tilla koniunktura).Ja, sepse:

1.Perandoria Austro-Hungareze, e cila kishte dalë si mbrojtëse e Shqipërisë së pavarur më 1913-n, ishte shembur nga fundi i Luftës I Botërore, ndërsa fqinjtë tanë, të

9

bërë të pavarur, sidomos Greqia dhe Serbia me ambiciet territoriale ndaj Shqipërisë, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha, kërkonin që, këto territore, t’i gëlltitnin për vete.

2.Anglia, vetë Çurçilli mbështette Greqinë për Vorio-Epirin, kurse Jugosllavia ku qëndroi gjatë luftës djali i Çurçillit, synonte gllabërimin e plotë të Shqipërisë.

  1. SHBA-ës që, pas Luftës II Botërore, dilnin për herë të parë si Fuqi e Madhe, ngrinin veton kundër pranimit tonë në OKB, edhe pse ne, shqiptarët, shpresonim fort tek

Deklarata e Presidentit  amerikan Uillson, e njohur ndryshe si Karta e Atlantikut “Mbi të Drejtën e Vetëvendosjes së lirë të popujve”, pas fitores mbi nazifashizmin.“Departamenti

Amerikan i Shtetit, në vizionin e tij rregullues për Shqipërinë, mbronte pikëpamjen që  “Shqipëria t’ia jap Shkodrën, me rrethinat e Veriut, Jugosllavisë dhe të marrë Kosovën,

Italia t’i kthente Sazanin, në gjirin e Vlorës, Shqipërisë, ndërsa pretendimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut të trajtohen me vëmendje, edhe pse janë të ekzagjeruara”.

4.”Franca duke përjashtuar shek.XIII, kur Karli i Madh Anzhu krijoi “Regnum Albania”, mbretërinë shqiptare, me kryeqytet Durrësin në vitin 1272, për interesat e veta,

për të tejkaluar në lindje, sipas dr.M.Zeqos, në kohët moderne, që prej Lidhjes së Prizrenit(1878), diplomacia franceze ka qenë kundër shqiptarëve, pro sllave, për arsye

gjeopolitike. Madje, në qendër të Beogradit ka një statujë kushtuar Francës e cila bëri të

mundur ekzistencën e Jugosllavisë. “Duhet theksuar se gjatë të dy fazave të etapës së parë të diskutimit të kufirit në Vermosh(1913-1914), komisarët e tri shteteve: Italia,

Austro-Hungaria dhe Gjermania formonin një aleancë trepalëshe shumë më tepër në favor të kelmendasve dhe duke mbështetur propozimin e Austro-Hungarisë për hartën e Shqipërisë, kurse Franca bashkohej me Rusinë dhe ishin në krahun e pretendimeve të Malit të Zi për Vermoshin e territore të tjera”(Dr.Gj.Gjeloshi e Gj.Shyti,”I fundmi i prijësve të Kelmendit”, fq.257).Ndërsa gjermanët dhe austro-hungarezët në shek.XX duke ndjerë njëlloj rreziku sllav, krijuan një gjeopolitikë proshqiptare”, prandaj konsulli hungarez, Johann Georg von Hahnqe, studioi Shqipërinë dhe krijoi Albanologjinë.

Kështu edhe zgjedhja e aleatëve varej nga rivaliteti mes Gjermanisë dhe Francës”.

5.Siç dihet edhe Marrëveshja e 23 gushtit 1939, mes Moskës dhe Berlinit, për copëtimin e Evropës që nga Skandinavia deri në  Detin e Zi, pra ndarja e Evropës, mes Perandorisë Gjermane dhe Bashkimit Sovjetik, përfundoi më 22 qershor 1941, pasi Berlini sulmoi pabesisht Bashkimin Sovjetik,  megjithatë etja për të sunduar globin, veças Evropën, sipas interesave të veta, tek Fuqitë e Mëdha nuk do të shuhej kurrë…

  1. Stalini e Çurçilli, në kushtet e reja, kishin vendosur të ndanin Evropën në dy pjesë: Lindje dhe Perëndim, pa pyetur fare SHBA-s”. Madje, Bashkimi  Sovjetik dhe

Britania e Madhe e konsideronin Shqipërinë si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e ndarë në 50% me 50%,  sipas interesave të  Fuqive të Mëdha, fituese në  Luftën e Dytë Botërore siç shprehej, në atë kohë, gazeta australiane”The Mercury”, fq 4, më 2.02.1945.

7.Në këto kushte, po aq sa, gati askujt nuk i ra ndër mend kur u pushtuam nga Italia fashiste, madje e miratuan thuajse të gjithë, po aq askujt, nuk po i binte ndërmend të gjente një zgjidhje të drejtë për një grup etnik shqiptar, i lidhur brenda vetes, i përbërë

prej një shumice myslimanësh, në kontekstin e Luftës së Ftohtë, Lindje –Perëndim, ku, ky i fundit, ishte shumë më i  interesuar të pengonte influencën ruse në Ballkan.

Ndërkohë reaksioni i brendshëm dhe i jashtëm, “prej 20.000 vetash: nacionalistë malazezë, çetnikë serbë, kaukazianë, bullgarë, grekë, etj. ishte përqëndruar, enkas, në

 

10

Shkodër.Shumica ishin kundërshtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, që nga krerët tanë ballistë dhe legalistë, ish-oficerë bashkëpunëtorë të pushtuesit. Qëllimi i një pjese ishte të largoheshin bashkë me gjermanët, disa fshiheshin, ndërsa një kategori tjetër  synonte që

të organizonte rezistencë kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare që të mos lejonin futjen e saj në Shkodër e cila u zgjodh si stacioni i fundit i gjermanëve. Qarkullonte edhe ideja se mund të vijnë rreth rreth 10.000 çetnikë serbë me në krye D. Mihajloviçin”(shih: Kulturashqiptare.blogspot.al 2010.01). Në këto kushte tejet  kritike, kur vihej në rrezik

vetekzistenca e tij , shtetit të ri shqiptar, të  sapo dalë nga lufta, që të mbijetonte, i mbetej detyrë e parë, themelore dhe emergjente, t’i shtrëngohej, maksimalisht, vetvetes:

E para, si njëra nga provat më serioze, zotërimi i plotë i territorit shqiptar, të njohur ndërkombëtarisht nga Konferenca e Ambasadorëve në vitin 1913, përballë përpjekjeve totale të Fuqive të Mëdha, të cilat po nxisnin dhe udhëhiqnin ndarjen tonë përfundimtare Veri-Jug, e thënë ndryshe zhdukjen e Shqipërisë nga harta e botës.

E dyta, vendosjen e autoritetit të shtetit shqiptar, në çdo cep të vendit, brenda 28000 km.katrorë, për fat jashtë diktatit të pranisë dhe presionit të forcave të armatosura sovjetike, ndryshe  ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare, që do të qeverisnin vendin dhe do të përgatitnin zgjedhjet e Dhjetorit 1945 për formën e re të regjimit.

E treta, përgatitja dhe mbrojtja sa e guximshme, sa diplomatike e provave në Konferencën e Paqës, në korrik 1946, për kontributit tonë në Luftën e Dytë Botërore, në krah të aleatëve anglo- sovjeto-amerikanë, në të cilën rrezikoheshim nga mbështetja që

kishte siguruar nazifashizmi tek individë, organizata, kisha, apo shtresa të pasura gjatë Luftës II Botërore. Ja njëri prej tyre: ”Shërbimet e fshehta italiane dërguan në Francë si kasnec kryeagjentin e tyre për pushtimin e Shqipërisë, Ernest Koliqin” sipas prof. Abaz Ermenji, libri:“Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë ”, fq.470).

Me vetëdijen dhe përgjegjësinë e plotë për objektivin e dytë, Bejto Faslia, asokohe komandant vendi në Koplik, pasi ka gjetur mirëkuptimin e plotë me Kadri Delinë, vëllain e bajraktarit të Hotit, Mul Delisë, i kërkon këtë gjë, me anë të të dërguarve të tij, edhe Prekë Calit, flamurtarit të Kelmendit, i cili e garanton se partizanët (me të vetmin simbol,

yllin me pesë cepa, simbolin e koalicionit antinazifashist botëror , siç dihej atëhere, mund të vinë!?! Mjerisht, ndodhi e kundërta, Masakra vëllavrasëse te Ura e Tamares.

E , nëse, fatkeqësisht, akademikët tanë serozë(nuk e kam fjalën për profesorë-doktorët me shumicë, sozia morale e gjyqtarëve të plepave), nuk janë treguar seriozë në zbardhjen e kësaj Vëllavrasjeje, heshtjen përballë stisjesh të tilla politike, si: Kryengritja juaj antikomuniste e M. Madhe, një mashtrim i tërë, sipas meje është një lojë politike e ndyrë, që po i shërben vetëm përçarjes mes nesh, prandaj vendosa ta them fjalën time:

Prekë Cali, një kreshnik i lirisë, në mbrojtje të trojeve shqiptare, një personalitet i mirënjohur, që , gjithsesi, meriton të nderohet si një figurë komplekse, pre’ e atij fati tragjik, që nuk i shpëtuan as figura të përmasave kombëtare e shumë më  gjërë si: Fishta, Konica, Koliqi, etj.kurrsesi s’e meriton manipulimin me figurën e tij, ndryshe baltosjen, apo shkëlqimin folklorik mbi të, veprim që e shoh si përpjekje politike abuzive, për të provokuar, mes nesh, përjashtimin, nxitjen e fronteve në epokën e postfronteve…

Personalisht, tek  personalitete tragjike, si: Prekë Cali, Safet Butka, Prof.Abaz Ermenji, Ernest Koliqi etj. kurrë nuk kam parë armikun e vendit tim, por, me shumë dhimbje, zemërimin akilian, si tejkalim i vetvetes, kësaj radhe shumë më tepër se kaq:

 

11

Abuzimi anakronik, idiot, me termin “sllavokomunist”, një instrument partiak, që mban ndezur urrejtjen mes vedi , deri edhe sot, nga  “intelektualë”, “profesorë”, apo edhe “akademikë” në atë kontekst historik të lavdishëm, që afroi pranë njëri-tjetrit, si vëllezër: shqiptarët, serbët, malazezët etj. të të njëjtit ideal, Fitorja mbi Nazifashizmin, produkt i të

cilës, sot  kemi Evropën e Re, të idealeve demokratike, Ëndrrën e Rilindasve tanë të Mëdhenj, më ka tmerruar me naivitetin filozofik, mediokritetin politik dhe sharlatanizmin

si filozofi skllevërish tek njeriu shqiptar sot, kur Evropa e Re po udhëhiqet nga dyshja Francë – Gjermani, falë pajtimit, mes vedi, pas një jete 150 vjeçare në luftë.

Askush nuk mohon lavdinë e qëndresës kundër egërsisë sllave për grabitje të kullotave dhe të çikave, ku masakrimi i 70 kelmendasve, më të zgjedhur, nga shkjau në

shek. e 17-të, në Qafë të Koprishtit, zë kreun e vendit, si njëri nga më kriminalët, në tërë historinë e Malësisë së Madhe, krahas psikozës së urrejtjes që kultivuan mes nesh, si fqinj regjimet antishqiptare sllave, veças në epokën e nacionalizmit, çka Fishta do ta shprehte

me vargun epik: ”e u përzien shqiptarë e shkje/n’ mni të të shoqit kta le”, por sot jetojmë në Epokën e Dialogut, me pikësynim final, Familjen e Madhe Evropiane.

Karaktere serioze, të rrethuara nga krenaria fisnore dhe autoriteti krahinor kult, deri në adhurim, si  rasti i Prekë Calit, sikur  edhe të manipuluara edhe nga  disfatizmi i nacionalistëve shqiptarë, të cilët do t’ia besonin zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare flirtit

me nazifashizmin, aq sa edhe pre’e atij manipulimi politik, që vazhdon edhe sot, mes partive tona politike, me sentimentin anakronik, “sllavokomunist”, në funksion të një pragmatizmi banal, partiak, kur dihet se popujt ballkanikë apo evropianë luftonin në krah

të njëri-tjetrit, pa asnjë dallim, si antifashistë, me objektiv të parë, çlirimin nga pushtuesi nazifashist, kurse, si objektiv të dytë, zgjidhjen e problemit nacional në një kontekst lirie, pra postlufte, pavarësisht mashtrimit nga J.B.Tito, nuk mund të kishin fund tjetër:

”E, more, Prekë Cali, të pat ardhur dita ta mbyllje historinë tënde me shkronja ari, po të ishe bërë me ne” , – i drejtohet Mehmet Shehu.

“Zotni, faji bjen mbi ju, sepse ju u batë aleat me anmikun tonë shekullor, me Serbinë”, – i përgjigjet Prekë Cali.(Butka, vep.cit. fq.16).Thuaj si të duash sot për Prekë Calin e Mehmet Shehun, shaj sa të duash në pafytyrësinë tënde, o shqiptari i politizuar deri në shtjetërsim, por dinjitetin dhe patriotizimn e tyre e dëshmoi qëndresa në emër të lirisë nga të huajt; nga qëndresa e të parit në Kelmedin e izoluar, përballë lakmive të shkjaut, sikurse për të dytin nga Lufta për Mbrotjen nga fashizmi të Spanjës së1937-ës deri tek kontributi i tij legjendar, në krye të Brigades I Sulmuese, si tmerri i nazifashizmit.Megjithatë, as mirënjohja për Prekë Calin i cili nuk do të pranonte  të dilte nga burgu zogist në 1936-n, nëse nuk do të lirohej së bashku me të edhe Enver Hoxha, as besnikëria e Mehmet Shehut, si kryeministër për 27 vjet, ndaj E.Hoxhës, s’do ta garantonin, së paku, vdekjen normale të secilit, pra jetën fizike të asnjërit prej tyre, Prekë Calit, as Mehmet Shehut, përballë filozofisë tragjike të fronteve të së kaluarës sonë, kur dihej që të tre e deshën këtë vend, pa diskutim, me tërë forcën e shpirtit të tyre!

Ja, thelbi tragjik, dy legjenda të gjalla të qëndresës për liri, por që s’i shpëtuan dot, as njëri, as tjetri, përjashtimit fatal brenda vetvetes, derivat i një kombi me fat tragjik!

“Kompleksi heroik, po të shikohet në dritë të psikologjisë s’është tjetër veçse një shenjë inferioriteti, njëlloj mekanizmi psiqik i nevojshëm për të na fshehur dhimbjen e gjendjes sonë të ulët kundrejt popujv të tjerë. Mburremi me aventurën e Pirros që u nis me 20.000

 

12

epirotë për të shtruar Romën dhe nuk na shkon kurrë në mendje se ajo politikë nuk pati tjetër përfundim përveç shitjes si skllevër të 150.000 epirotëve prej konsullit romak Pavël

Emilit, një shekull më vonë. Po ne aq na bën, sipas mendësisë sonë,  a e tundi njëherë Pirroja, po bota le të përmbyset! Ata që e adhurojnë forcën vetëm si forcë, pa e lidhur me një qëllim, pak a shumë të përgjithshëm, janë popujt e egjër, pra primitiv.

Ja, ndryshimi ndërmjet heroit dhe tiranit, Skënderbeut dhe Ali Pashës”.

Vetëm kështu mund ta shpjegoj arsyen e provokimit “së brendshmi” nga një urrejtje e verbër, e cila, mjerisht, edhe Prekë Calin, pre’ e krenarisë së tij të ligjshme, falë investimit legjendë për Kelmendin, e hodhi më në fund, në prehrin e saj tragjik…

Ka shumë të drejtë prof.Abaz Ermenji kur shprehet:”Në Shqipëri, prirja e kategorive të ndryshme shoqërore, për komunizmin apo Ballin Kombëtar, duhet kërkuar më shumë në

shkaqet psikologjike, çka domethënë se shpjegimi i tyre do të ishte më fort punë e një psikanalisti se sa e një ekonomisti”(Prof.Abaz Ermenji”vep.cit “, fq.488-489).

E, nëse Prekë Cali,  antizogisti, antikomunisti dhe antidemokrati unikal, meriton vlerësimin si figurë komplekse, është krejt e pafalshme për institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë fakti, që, prej 27 vitesh, të harrohen totalisht antinazifashistët

malësorë, apo 55 të rënët  në  Vëllavrasjen në Kelmend, në janar 1945, po kaq e pafalshme është të nderohen varg, pa pikë hezitimi, kriminelët e vërtetë, vrasësit e tyre.

Si mund të mos kujtohej Presidenti i Republikës, z.Nishani, për Zef Hotin, në 80-vjetorin e rënies së Tij, apo edhe për  Gjeto Keqin, që provoi një kalvar vuajtjesh të pafund në

burgjet totalitare, ndryshe për dy  prej 35000 vullnetarëve nga 53 shtete të botës, korrik 1936 – prill 1939, të cilët, jo si mercenarët e ditëve tona, por, krejt vullnetarisht, iu

përgjigjën kushtrimit për shpëtimin e Republikës së Spanjës nga bisha fashiste, me vetëdijen e plotë se kjo do t’i shërbente edhe Shqipërisë, bashkimit tonë kombëtar, po aq edhe lindjes së Evropës së Re, aspirata më fatlume e shqiptarëve ndër shekuj.

Gjithsesi, konfrontimi në Kelmend, ishte vëllavrasje tragjike, falë edhe tejkalimit të masës nga të dy palët konfrontuese, megjithatë një gjë nuk duhet harruar kurrë:

Secili prej tyre, qoftë Prekë Cali, qoftë Zef Hoti, sikur edhe 46 partizanët( pa harruar edhe 9 të tjerë që do të vriteshin gjatë operacionit kundër reaksionit në Kelmend), dëshmorë të lavdishëm të Atdheut, të vrarë, ligësht, tek Ura e Tamares, Shqipërinë e deshën secili, në

gjithë qënien e tyre, as më pak, as më shumë, prandaj nxitja e diskreditimit moral, filluar nga zëvëndësimi i monumentit të tyre në Tamare, në 1991-in, me monumentin e atij që “udhëhoqi” vrasjen e tyre duke i shtuar kësaj edhe vlerësimin politizues, përjashtues të

menaxhuar nga institucioni i Presidentit të Republikës, do të thotë të nxitësh artificialisht urrejtjen mes popullit, pikërisht nga institucioni simbol i unitetit kombëtar, kur duhet të nderonim secilin prej tyre për sa i ka dhënë atdheut, larg mëllefeve dhe urrejtjes.

Ngaqë në rastin e vëllavrasjes tragjike në Kelmend, z.Butka, ju abuzoni me termin “Luftë civile”, po u kujtoj: Askush nuk e quan luftë civile luftën e gjeneralit Sharl De Gol dhe të komunistëve francezë kundër kolaboracionistëve francezë të qeverisë së Vishisë,

me kryeministër gjeneralin Pëten. As lufta e partizanëve antifashistë italianë, kundër fashistëve italianë, deri sot nuk klasifikohet, në historinë moderne të Italisë, si luftë civile.

Madje, ka edhe një datë të Çlirimit të Italisë nga fashizmi, 25 prilli- Dita e Republikës, ndryshe dita e varjes në litar të Musolinit, në San Babila, Milano, nga partizanët italianë. E, pra, asnjë nga këto nuk është quajtur luftë civile, çka ma ka pohuar gjatë një vizite miqësore, në selinë e tij, më 21.04.2019, Imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës

13

Ipeshkvnore i Shkodrës dhe Shqipërisë, ndërsa ju, z.Butka, krejt abuzivisht, LANÇ-in deri edhe vëllavrasjen tragjike, në janar 1945, në Kelmend , e quani luftë civile…

Atëhere, nëse dini të nderoni të vërtetën, mjaft me mistrecllëkun tuaj partiak, z.Butka!

Jua bëj këtë apel krejt të sinqertë, sepse kam bindjen e plotë si intelektual dhe akademik, se ju, historiani dhe ish-deputeti Butka, e dini shkëlqyeshëm, se antifashizmi nuk qe ideologji, as komuniste, as nacionaliste.Përkundrazi antifashizmi ishte një trend, apo prirje që u përqafua nga mbarë rinia progresiste, Kominterni, Vatikani dhe fronti i kundërshtarëve ideologjikë, komunistë, progresistë dhe antikomunistë, nën udhëheqjen e Koalicionit të Madh Antifashist Botëror, anglo-sovjeto-amerikan, në krye të të cilit, gjetën veten nga më të çuditshmit, si të tillë, liderët e këtij trendi: Ruzvelti, Çurçilli dhe Stalini që, siç e dëshmon historia, mbajti mbi supe peshën dominuese në këtë front.

Si  bir i kësaj treve, si qytetar i këtij vendi, si intelektual ju lutem të jini korrekt me vetveten si historian,  jo siç mashtron lideri juaj historik, që, edhe pse e di faktin historik që 600 partizanët e Divizionit V të UNÇSH-së, në fundvitin 1944, dhanë jetën në trojet tona, në ish-Jugosllavi, për ta çliruar Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare nga pushtuesit nazifashistë, madje për t’i shpëtuar edhe nga shpopullimi titist, do të shprehej abuzivizht, si nihilist:“Partizanët shkuan si pushtues në Kosovë”(“Bota sot”, më 20.09.2018).

Ja vlen që t’u kujtoj thënien e Rome Roland:” Duhet të mendojmë ndershëm, vetëm ndershëm, qoftë edhe kundër të të gjithëve, sepse vetëm kështu mendojmë për të gjithë”.

Me të drejtën e intelektualit që beson në patriotizmin tuaj, edhe pse nihilizmi yt, si pjesë aktive e trinomit anakronik”Butka,Tufa, Hoxha”, ia ka kaluar për turpin e vet edhe

kryefashistit  të parë të Evropës, Frankos së Spanjës, i cili, i bindur për krimet e tij do të ngrinte Kryqin e Madh të Pajtimit duke u përkulur me respekt e ndjesë ndaj viktimave të

të dy palëve në Luftën Civile. Mjerisht, trinomi juaj tragjikomik, antikombëtar, antinjeri dhe antidinjitet në posthistorinë e këtij vendi,jo vetëm nuk  i referohet  pajtimit në asnjë moment, por duke mohuar gjithçka, të arritur me gjakun e “28110 dëshmorëve, mes  të

cilëve, 251 gra e vajza dhe 24 poetë”, krahas 12650 të plagosurve, pa kujtuar 50 milionë të vrarë, gjatë Luftës II Botërore, si antifashistë me uniformën dhe armën që i hijeshonte, në sytë e civilizimit botëror, cilindo prej tyre, në radhët e koalicionit antifashist botëror, përballë kuislingëve e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, ndërsa trinomi juaj sot kryen e frymëzon atë që nuk e kanë bërë as hitlerianët më fanatikë të Rajhut të Tretë”.

Z.Butka, nëse jini vërtet i sinqertë në idealizmin tuaj demokratik perëndimor, për çka kam bindjen e plotë që falën sakrificat e gjakun e tyre 28110 dëshmorët tanë në LDB, dua t’u kujtoj Mirënjohjen që Xhorxh Uashington shprehu ndaj bisnesmenit hebrej, Hajmen Solomon, pasi, falë ndihmës së tij financiare, Xhorxh Uashingtoni nga një gjeneral thuajse i shpartalluar, në krye të 6 kolonive që luftonin për pavarësinë e Amerikës Veriore, SHBA-s, kundër 7 kolonive britanike, në epërsi të plotë ushtarake , do të hynte në histori si Burri i Madh Shteti, ndryshe si President i Parë i SHBA-s.

”Unë e di që bisnesi yt ka falimentuar për shkak se ti dhe gjithë pasurinë tënde për luftën, por tani dua t’ua shpërblej duke ua kthyer atë dëm disa herë” , i deklaron Xhorxh Uashington pas fitores. Hajmen Solomon i përgjigjet: ”Ju nuk mund të ktheni mbrapsht dhuratën e bërë  në emër të Zotit. Dhurata kurrë nuk mund të kthehet, sepse ndryshe unë dhe populli im i përndjekur për 2000 vjet, do të ndjeheshim të lënduar”. Atëhere Xhorxh Uashington u afua te harta e SHBA-s dhe i thotë: ”Çfarë mund të të jap si shpërblim:   Pensilvaninë,Virxhinian, Nju Xhersin, apo ndonjë tjetër? Zgjidh nga kolonitë që të duash

14

dhe mblidh aty gjithë popullin tënd”! Hajmen Solomon i përgjigjet: ”Do të vdisja i lumtur, nëse kjo miqësi do të vulosej në histori dhe, si shenjë të saj, kërkoi që, në

kartmonedhën e 1dollarëshit, të vendosj sipër kokës së shqiponjës, Ylli i Davidit (me gjashtë cepa) dhe në zemrën e shqiponjës Shandani i Moisiut(Manorja e Izraelit) me shtatë qirinj, kur u zbritën në tokë dhjetë urdhërimet e Zotit, prej të cilave kanë  rrjedhur të gjitha kushtetutat e njerëzimit. Presdenti Uashington i thotë: “Kaq pak dëshiron?!”. “Kjo është gjëja më e madhe, që mund të bëje”, i përgjigjet Hajmen Solomon.

”Jo vetëm kaq, por shqiponja, Shandani i  Moisut dhe Ylli i Davidit, do të jetë vula e përjetshme e qenies së Kombit Amerikan”, e garanton Uashingtoni. Vuloset kështu Mirënjohja, si një vlerë universale, e Xhorxh Uashingtonit ndaj dëmit financiar të H.Solomnit. Po mirënjohja jonë ndaj gjakut të derdhur të mijëra djemve dhe vajzave shqiptare, që falën jetën e tyre pranverë, në emër të pranverës së lirisë, z.Butka, si do të shpërblehet?! Me shpifjet neoballiste, a neofashiste në bllok, ndaj 265 drejtuesve dhe frymëzuesve në ballë të rezistencës kundër nazifashizmit?! Unë nuk jam djalë dëshmori, as nuk kam dëshmorë në kurrfarë lloj lufte, z.Butka, por këtë lloj mosmirënjohjeje ndaj gjakut të derdhur për Çlirimin e vendit nga thundra nazifashiste, si një model baltosjeje partiake e llojit tuaj, nuk do t’ua justfikonte, as ballisti apo antinazifashisti, i mirënjohuri babai juaj, Safet Buka, i vetvarë i zhgynjer si ballist.Megjithatë, ndryshe jush, skllevër partiakë në posthistori, në emër të shuarjes së urrejtjes mes brezave, kur “historitë me partizanë dhe ballistë” i takojnë së shkuarës, u bëj thirrje që historinë le t’ua lëmë historianëve seriozë, se historianët me konflikt interesi partiak, si ju, do ta konvertojnë në karikaturë turpi historinë tonë kombëtare. Nё një vёshtrim mё tё gjёrё, kur shek.XXI pritet tё jetё shekulli i shqiptarëve, ne vazhdojmё t’i vёmё prita dialogut brenda vetes.

Kur Evropa e Re ka fituar  koshiencёn e Korrigjimit tё Madh, 1913-s sё Zezё, ne akoma nuk po arrijmë që të kuptojmë se thuajse gjithçka kushtёzohet nga tё të qёnit tonё, kudo e kurdoherë, nё krah tё njёri-tjetrit. ”Kemi Amerikën me vete”,”Mjafton të hyjmë në BE”, “Iku koha e luftës”, “Jemi në NATO” etj. slogane idealistësh në epokën e postidealizmit, sadoqë  si koniunkturë vlerat e tyre reale nuk mund t’i mohojmë, por, po ashtu, kurrsesi nuk na lejohet  që të injorojmë devizën e historisë: “Interesi ynë kombëtar do të rriskojë, gjithnjë, të sakrifikohet përpara interesave madhore të të Mëdhenjve, sepse kurdoherë aleancat janë të përkohshme, kurse interesat janë të përhershme”.

Nëse jetuam “Çekosllavakinë e 1968-s”, sot nuk na lejohet që të sillemi si infantilë aq sa të injorojmë faktin kokëfortë, homologet e saj, të interesave madhore, si: ”Kosova”, ”Çamëria”,”Krimea”, ”Siria”,”Iraku”, ”Çeçenia”, ”Afganistani” etj.etj. Ndërkohë, gjithnjë, në emër të përjashtimit të vetvetes, pas zgjedhjeve vendore  2019, shpallja e “komisionit ndërkombëtar”, si “institucion”legjetim, të cilit mund t’i dorëzojë qeverisjen e qytetit, sipas kryebashkiakes së Shkodrës, tregon se, “me dijen apo pa dijen tonë, ne po rrjeshtohemi me ithtarët e “Shqipërive duambabiste”: me Esat Pashë Toptanin, për të cilin, atdheu njësohej me principatën e Shqipërisë së Mesme, që ai luftoi ta realizojë me paratë dhe ushtarët e Beogradit, me ata dinjitarë të Dibrës, që, në 1915-n, pranuan të qeverisin krahinën e tyre si argatë të paguar të Serbisë, me ata krerë të Mirditës, që kundër vullnetit të popullit të tyre, në 1921-n, tentojnë që të themelojnë “Republikën e Mirditës”, të ideuar dhe financuar nga Beogradi, sikurse me ata pashallarë, klerikë e tregtarë të Korçës, Gjirokastrës dhe Përmetit, të cilët u bashkuan me projektin antikombëtar të Republikës Autonome të Vorio Epirit”,… paharruar  edhe  përpjekjen për

15

shpalljen e ”Republikës së Maleve”, që një grup ish-hierarkësh dhe bashkëpunëtorësh të nazifashizmit, të parashutuar nga jashtë, u munduan ta krijojnë pas çlirimit, si gjithnjë me

paratë dhe sponsorizimin e agjencive serbe e greke të zbulimit, si antipodi i projektit të madh të Rilindasve tanë të Mëdhenj, për një Shqipëri, shtet të pavarur, unitar, evropian”. (Akademik, prof.dr.Pëllumb Xhufi,“Dita””Volta vult velt”, më 13. 07.2019).

Dhe, kur bota demokratike, me BE-n dhe SHBA-n në ballë, përkulet me respekt përpara të të rënëve antinazifashistë gjatë Luftës II Botërore, siç do të  deklaronte Presidenti i Gjermanisë Frank: ”përkulem përpara viktimave të  sulmit në Welun,

përkulem me respekt përpara viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, Walter Steinmeir, në 80- vjetorin e pushtimit nazist të Polonisë, më 1 shtator 2019”,

ndërkohë që në Shqipëri, në vendin tënd e timin, plot halle, kemi një institucion me ish-“Tufa” në krye, që, falë hipokrizisë civile, baltos me gojë e me shkrim, në rrugë dhe në parlament, si një normalitet demokratik idiot, nën shembullin e vetë klasës sonë politike,

LANÇ-in, duke shpallur në bllok, si “trend evropian”, 265 kriminelë lufte ata që udhëhoqën, frymëzuan e vulosën, me gjakun e tyre, fitoren tonë të lavdishme në krah të koalicionit antifashist botëror duke i rikthyer Atdheut  pavarësinë e humbur në “39-n, kurse kombit dinjitetin dhe përspektivën evroatlantike të integrimit, madje pa pranuar ndihmën e drejtpërdrejtë të asnjë ushtrie të huaj që të garantohej e nesërmja e lirë.

Atëhere z.Butka, kur e majta jonë nuk mund ta mohojmë që është distancuar dukshëm nga verbëria ideologjike e totalitarizmit të majtë, kryeballisti juaj, Mithat bej Frashëri nderohet nga kryeminstri i mazhorancës socialiste duke e varrosur në atdheun e vet pranë vëllezërve Frashëri, Avdylit, Naimit dhe Samiut,  a duhet që edhe e djathta jonë

të heqë dorë, në posthistori, nga abuzimi me kolaboracionistët, këto instrumente – vegla turpi të totalitarizmit të djathtë, të dënuar nga mbarë bota demokratike dhe krishtërimi, për të cilët, vetë Hitleri, do të shprehej”njerëzit më të poshtër dhe më të neveritshëm, që kam parë janë, pikërisht, ata që më mbështetën mua të pushtoj vendet e tyre”?!?

Në kërkim të përgjigjes“Deri kur do të abuzohet me Prekë Calin?!”, është, jo pa interes, referimi ndaj 3 versioneve, sipas renditjes, nga personalitete si Peter Lucas,

gazetar  i njohur i Boston Globe e Boston Herald, akademiku ynë, sociologu Fatos Tarifa si dhe në atë të akademikut shqiptaro-malazez, Zyvdija Hoxhiq (Berisha):

1.“Duke parë se si , edhe sot, disa shqiptarë kritizerë që nuk kanë vetë asnjë meritë, vazhdojnë të mbajnë po atë qëndrim dashakeqës ndaj Kadaresë, mua më përforcohet bindja se shqiptarët kanë një defekt në kompozimin e tyre gjenetik. Ky defekt gjenetik, në ADN-në e tyre, i trashëguar, duket, brez pas brezi, bën që çdo shqiptar, si Kadareja, i cili arrin të ngrihet në madhështi, të shahet, të shpërfillet, ose të ndëshkohet , ngaqë guxon të jetë i madh”( Peter Lucas, publicist italian, eseja ”Kadare dhe Ura e Qabesë”).

2.”Unë nuk besoj në engjëj, as në heronj, prandaj nuk shkoj aq larg sa Lucas, por ka një të vërtetë në atë që ai thotë: Edhe ADN-ja, në radhët e një popullsie të dhënë, pas një periudhe të gjatë, mund të pësojë mutacione. Ne mburremi mes nesh dhe para botës për tolerancën fetare.Nuk janë fetë ato që na kanë përçarë, deri më sot, duke mbjellë urrejtjen për njëri-tjetrin. Jemi ne ata që, symbylltazi, jemi mësuar dhe kemi zgjedhur t’u shkojmë pas atyre që na mashtrojnë, na frikësojnë dhe na përdorin për interesat e tyre”(Prof.dr.Fatos Tarifa “Unë nuk besoj në engjëj dhe heronj”, gazeta “Dita”, më 7.06.2019). Ndoshta, versioni më tragjik, na vjen nga akademiku malazez:

 

16

3.”Sa më shumë kam qenë mes shqiptarëve, jam bindur se janë ndryshe nga të tjerët: Burra të vërtetë, gazmorë, me humor, ndërsa frikën nuk e njohin. Nëse e ndjek

shqiptarin, nuk mund ta arrish; nëse të ndjekë, nuk mund t’i shpëtosh.Vështirë me ta. Nuk i tremben asgjëje, nuk dridhen prej askujt. Lum ai që i ka miq, mjerë ata që i kanë armiq.

Është lehtë t’i lëndosh. Hakmarrës të rrezikshëm. Nuk marrin parasysh jetën e vet, as të të huajit.Thonë, nëse ndeshesh me ujkun dhe shqiptarin, së pari vraje shqiptarin.”(Vepra ” të gjithë njerëzit e mi”, fq.110-111).Kishte të drejtë prof.Abaz Ermenji kur shprehej: ”Në Shqipëri, prirja e kategorive të ndryshme shoqërore, për komunizmin e Ballin Kombëtar, duhet kërkuar më shumë në shkaqet psikologjike, d.m.th. shpjegimi i tyre do të ishte më fort punë e një psikanalisti, se sa e një ekonomisti”(vep.cit. më lart, fq.488-489).

Kjo, aspak rastësisht, kur përjetojmë edhe sot atë që theksonte 150 vite më parë historiani i shquar austriak, Jakob Philipp: “Askush, deri më sot, në Shqipëri nuk e ka ndjerë nevojën për të mësuar ndonjë njoftim të sigurt mbi të shkuarën e vet kombëtare. As në politikë e as në dituri, ky popull nuk ka patur asnjëherë një mendim të përbashkët dhe nuk duket se shqiptarët kanë patur ndonjëherë nevojën që të kapërcejnë horizontin e kufizuar të familjes, të klanit, të pronës private, të egoizmit, të mllefit dhe të hakmarrjes” ( Studim i botuar në  median e shkruar “Tema”, të cilit iu referuam më lart).

 

“Epilog”

A nuk ishte zemërimi i tejskajshëm, mes trojanëve e akejve, ndryshe mes dy palëve dardanë, pellazgë liburnë gegë, nën trysninë e kodit moral primitiv të hakmarrjes, që arriti të konvertojë marrëdhënien, mes tyre, në një dekadë lufte shfarosëse për Trojën?!

Pas serialit robërues,700 vjet nën sundimin romak,1000 vjet nën atë bizantin dhe 500 vjet nën sundimin osman, arritëm të shpëtojmë nga pushtimi i huaj, por, mjerisht, nuk po shihet asnjë shpresë se kur ne,shqiptarët, do të shpëtojmë nga pushtimi i brendshëm?!

Ja mesazhi universal, homerik, si një apel absurd, për nga thelbi i tij tragjik: Nëse ne duam, seriozisht, që t’i shpëtojmë përjashtimit, si një mallkim brenda vetvetes, duhet ta vlerësojmë seriozisht faktin se, këtë objektiv jetik, nuk mund ta arrijmë kurrë të kthjelltë, për sa kohë nuk i marrim të lidhura ngushtë me njëra- tjetrën, dy pjesët e vetvetes sonë si qenie humane dhe si komb, koshiencën krenare dhe subkoshiencën tragjike.

 

Koplik, nëntor 2021

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.