11.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Prof.Dr.Akademik Flori Bruqi

 

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.Grenell: Natë e mahnitshme në Beograd, serbët kënduan për Alabamën

Ai, si raportojnë mediet serbe, ka qenë në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter e ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon e darkës në të cilën dëgjohen këngët “Country Roads” dhe “Sweet home Alabama”.

Grenelli bashkë me delegacionin e SHBA-së para kësaj vizite ka qenë në Kosovë. 

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Serbët në Mal të Zi dalin në det, marrin ‘kalanë’ e Budvës

Ish-opozita proserbe tashmë mazhorancë parlamentare në Mal të Zi, përveç marrjes së qeverisë, tashmë ka siguruar dhe kontrollin e qytetit më të rëndësishëm të vendit, duke dalë në bregdet – Budva.

Siç bën të ditur portali i Kremlinit Sputnik, kreu i Listës së koalicionit më të madh fitues, “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, mori pjesë në kremtimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Marko Careviqit si kryetar të komunës së Budvës.

Gjatë kremtimit, të organizuar në lokalin e Careviqit, u këndua kënga e famshme serbe “Tamo Daleko”(Atje larg), një këngë nacionaliste serbe nga koha e Luftës së Parë Botërore, ku trupat e Karagjorgjeviqit me ndihmën e Esat Pashë Toptanit kaluan nga Shqipëria e shkuan në Korfuz për të shpëtuar nga ushtria austro-hungareze, që kishte pushtuar Beogradin.

Priftërinjtë e Mitropolisë së Kishës Serbe të Malit të Zi me këtë rast shenjtëruan ndërtesën e komunës së Budvës me anë të një ceremonie fetare.

Marko Careviq (në foto), që thirret me nofkën Bato, është një milioner, biznesmen ndërtues, serb i lindur në Kotorr, që është edhe president i ekipit të futbollit OFK Grbal të Kotorrit dhe ka shërbyer si kryetar i komunës së Budvës dhe një vit më parë. Në Mal të Zi kreu i komunës nuk zgjidhet direkt, por nga këshilli. Mbi Baton ka disa procese të nisura për korrupsion dhe abuzime me tenderët publikë.

“Për mua është një përgjegjësi e madhe të punoj në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve për katër vitet e ardhshme, dhe çdo ditë do të përpiqem të justifikoj besimin e madh që u tregua për mua nga zgjedhjet”, tha Bato.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president në SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është në epërsi të konsiderueshme para presidentit aktual Donald Trump në garën për të parin e SHBA-së, sipas një sondazhi të CNN-it.

Bideni po fiton me 53 për qind për dallim nga Trumpi që ka 42 për qind të përkrahjes nga votuesit e regjistruar, në sondazhin e kryer në fillim të prillit.

Kjo tregon një epërsi të Bidenit në mesin e votuesve në përgjithësi, por sondazhet nuk caktojnë zgjedhjet shtet-shtet që përfundimisht caktojnë presidentin amerikan.

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar në masë drastike kampanjën për president në SHBA. Bideni dhe Trumpi kanë ndërprerë kampanjat dhe shtetet kanë shtyrë garat brenda partive deri në muajt e verës.

Bideni mban një epërsi mbi Trumpin sa i përket disa çështjeve kyçe, përfshirë përgjigjet ndaj shpërthimit të koronavirusit (52%-43%), kujdesit shëndetësor (57%-39%) dhe ndihmën për klasën e mesme (57%-38%). Por Trumpi e tejkalon Bidenin në garën se cili do t’ia dilte më mirë me ekonominë, me 50 për qind e votuesve që thonë se këtë e bën Trumpi e 46 për qind që janë pro Bidenit. Bideni ka përkrahjen e 91 për qind të Demokratëve, përderisa Trumpi ka përkrahjen e 96 për qind të Republikanëve. Votuesit e pavarur janë më shumë në favor të Bidenit. Sa i përket ndarjes demografike, Bideni ka 62 për qind të grave, kundrejt 32 sa ka Trumpi, derisa Trumpi udhëheq në mesin e votuesve burra, me raport 51 me 44 për qind. Sipas sondazhit, Bideni përkrahet edhe nga votuesit me ngjyrë por edhe të rinjtë.

Sondazhi i CNN-it u bë në gjashtë vende me 1002 të rritur që u kontaktuan përmes telefonit apo intervistave direkt. Rezultatet kanë një margjinë gabimi prej 3.7 për qind.

Zgjedhjet në SHBA mbahen më 03 11.2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.