Jam i privilegjur,që në moshen e adolishencës pata fatin të njoh vepren e një kollosi të letërsisë me emrin Millosh Gjergj Nikolla( Migjeni)që natyra ishte treguar e pamëshirshme,duke i prerë jeten në lulen e rinisë,për të mbetur i pavdekshlm.
Mos u merr me politikë– më tha.Por dashë e pa dashë s’mund t’i shmangesh mjedisit,ku jeton dhe politikës së tij.Duke jetuar dy sisteme politiko–shoqërore:” Diktaturë” e “Demokraci”,edhe pa dashje zhytesh në politkë,edhe pse e ke të vështirë të ndash shapin nga sheqeri dhe vihesh në mëdyshje:cila është politikë më e mirë?Diktatura,që vrau e preu apo Demokraci,që veshi në zi nënat shqiptarr?
Në këto 30 vjet të ashtuquajtura demokraci,duke filluar që nga fëmia,që sapo ka nisur të zërë mend,deri tek i moshuari,që është në prag të ikjes së mendjes,veç politikë konsumojnë nga mjesi në darkë.
Ngjarja shumë e veçantë,e ardhur dje krejt papritmas për mue e për gjithë familjen demokratike dhe për gjithë shqiptarët,ishte vendimi përsonal i kryetarit të PD Lulëzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar babain e tijë shpirtëror Sali Berisha.
E po kjo është politika–thashë me vedi.Po ç’është politika?Hapa fjalorin për ta mësuar më konkretisht,por nuk gjeta një përcaktim të saktë të fjalës “Politikë” veç koncepte të përgjithëshme.
Më vajti mendja tek idhulli im Migjeni,i cili pa i mbushur ende 27 vjet,kish dhënë shumë qartë idenë se ç’është politika tek “Programi i një reviste” që po e postoj të plotë.
–Politikë — jo!
— Jo ! Jemi dakort.Se politika s’ka një themel të shëndoshë,s’ka ligj,s’ka rregulla,s’ka kllef.Madje s’ka as moral–ia shtoj një redaktor moralist,tue i shikue kolegët përmbi syza.Ky redaktor,asaj dite për drekë,në vend të bukës,pahiri,futi në gojë një cep të librit “” Morali fetar” dhe,kur pa se nuk shkon,e pshtyni.Mirëpo zotnia kishte te shtëpia fëmijtë; e fëmijtë,si thotë pedagogjia moderne,janë majmuna,prandej kur e panë t’anë tue pshtye,ia nisen dhe ata fuj-fuj-fuj !
–Politika asht një kamaleon,i cili,dihet,simbas vendit ku gjindet,merr dhe ngjyren.Të mendojmë se kamaleoni gjindet mbi një shkrep,dhe,natyrisht,merr ngjyren e shkrepit.Ta dëftojnë me gisht dhe ti mezi e dallon nga shkrepi.Lëshohe turrevrap me e xanë,por kthehe me trofej në ballë,si me pas qenë në Luften e Trojes.Balli yt asht bamë edhe një herë edhe ma i madh në të përpjekun me shkrepin.Se kamaleonin tash e ke,tash e ke.Të iku.
–Qe një definicion i politikës,po qe se mund të ketë politika definicion — tha një tjetër redaktor.
–Politika s’hyn në program të revistës sonë !
–Jo!Jo! përsritne të gjithë redaktorët,tue e pasë ende të freskët kujtimin e atij që donte me e xanë kamaleonin.Asht e rrezikshme politika,– i përsëritshin shoqi-shojt tuj ia pohue me krye.
–Mos hartoni,zotni,se revista jonë do të jetë ideale!
–Bravo! Ideale!
–Do të ketë për qëllim arsimin dhe mbrojtjen e atyne që nuk kanë mbrojtje! Do t’u fryejë në sy atyne që u kanë hye lecka.
–Ashtu….
–Do të zgjojë komtarizmën!
–Sidomos! Se ndërgjegja komtare flen,flen,e flen,dhe duhet një katërdhetedysh…
–Pssst!-e shutitnë folsim e pagdhenun,i cili ishte postaxhia e revistës.
Në fund të fundit,u përpilue programi për një revistë idrale.
Do pllakata të mbinatyrshme u ngjiyem nëpër shtylla të qytetit,e disa prej tyne ua mbyllne dritoret shtëpive përdhecke dhe njerzët përmbrenda mbeten në terr…
Në një rrugë,kah përditë kalojshin katër mica,tre njerëz dhe ndoj gjel me pulë,n’atë rrugë një voç u ndalue përpara pllakatës së kuqe e brinat i mbërtheu në shtylëë.Si shifet ishte farefis me torot e Spanjës.
–Luftë!Luftë!–bërtitshin njerëzit tue u mbledhë para një pllakate në rrugë kryesore.( Nga shkaku i Luftës Italo-Abisine,popullin e kish rrëmbye psihoza luftarake) Mrzi u gjet një gjysmë
njeriu,gjysmë zotni që ta këndojë me za:Revistë ideale!–Uf,me halle,–ia priti një grua bibikofe dhe vazhdoi rrugen me hap ushtarak.
Mbasi populli nuk dinte të lexojë,revista ngeli pa u shitë.E për botimin e numrit të dytë,nuk kishte të holla.–Të kërkojmë sumvencion– vendosen redaktorët.