Poeti anglez Kipling te poezia Në mundsh,thotë:”Në se mund të ruash arsyen,kur ty të sulmojnë të tjerët për gjykimin që kanë humbur”
E populli i ndershëm shqiptar nuk dî a po mund të ruaj arsyen për gjykimin që kanë humbur politikanët,që e drejtojnë prej 30 vjetësh,tek të cilët kishin drejtuar sytë,mendjen e shpirtin,me shpresë për një jetë më të mirë.
Ajo parti e shpresës,e emërtuar Parti Demokratike,jo vetëm që nuk solli shpresë,por rrënoi jeten e tij.Ajo që me lindjen e saj,veç shktrroi duke filluar tek inteligjenca,administrata,shkolla dhe duke vazhduar tek ekonomia,pasuria kombëtare,me t’vetmin qëllim: për tu pasuruar.
Dhe si u pasurua,me dashuri mes vedit,saqë pasuria ua verboi sytë dhe solli humbjen e arsyes.
“Dashuritë e mëdha fillojnë me shampanjë dhe mbarojnë me uthull” thoshte Hanore De Balzak.
Sa shampanjë u derdh nga i pari ” demokrat” me emrin Sali,me të ndjerët Azem,Gramoz,Pjetër,Zhulal,Gazidede deri tek i fundit Olldash e përfundoi në uthull?
Sa shampanjë u derdh me dashurinë babë e birë Sali e Lul? U kthye në uthull.
A mund të ruash arsyen,i dashur popull shqiptar,kur babë e birë kanë humbur arsyen dhe duke sulmuar njeri tjetrin nga mëngjezi në darkë nga humbja e arsyes,të sulmojnë ty.Të sulmojnë duke të përçarë nga dyshë në trishë.Të sulmojnë duke çoroditur edhe administraten,që ti e ke votuar e nuk po të shërben,duke të lënë pa ujë e pa dritë.Të sulmojnë duke të prishur qetësinë shpirtërore,sepse gjithë mediat dhe ato pak veprimtari artistike kanë ulur nivelin duke u drejtuar rreth tyre; e ti qesh m zor,se art nuk gjenë.
Në mundsh ruaje arsyen,i dashur shqiptar,siç e kanë pasë zakon të parët tanë e mos shko pas atyre që kanë humbur arsyen,sepse një ditë ato do të ikim e ti prap do të jeshë.