16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Prof.Eljaz Salja

Ndaç mbesojeni, ndaç mos e besoni, ky filxhan asht mbi 50 vjeç.Asht i proferumi im se kam pijë mijëra kafe prej tij.600 lekë ka kushtuar n’atë kohë,bashkë me 5 shokë të tij,baraz me tri ditë pune të miat të asaj kohe.L'immagine può contenere: spazio al chiuso
Kur doli ekspresi, e pata braktisë e futë diku në një qoshe.Tashti që ekspresin e ngordhi korona, iu këtheva përsëri.Po a din se më bani nder.Sepse grumbulloheshin pijanikë rreth ekspresit dhe çirreshin sa iu merrte zani, duke dashtë të zgjidhnin hallet e popullit me politikë e politikanë.
Unë merrja me vedi nga këto shokët, që shihni këtu.Një ditë më afrohet një mik pijanik duke ju marrë kambët, gati po rrëzohet e më drejtohet ashtu miqësisht sipas mendjes së tij të pirë e më thotë:Pse rrin vetëm?Jo–i thashë s’jam vetëm, a i shikon shokët këtu.Po këto kanë vdekur– më thotë.Jo — i thashë– këto janë gjallë, por ke vdekë ti edhe unë( futa edhe vedin që të mos e marri si ofezë)
Tashti në këtë fazë ngujimi nga frika e anmikut të padukshëm, po ia di për nder këtij filxhani që më jep mundësi të rri me këto shokë që s’vdesin kurrë.Siç e shikoni sot po rri me Saadiun, poetin e pavdekshëm pers të shek.Xlll, me Migjenin e Mjeden, miq të mij të ngushtë; nesër mund të rri me Nolin,Naimin, Agollin,pasnesër mund të rri me Konicen e Fishten edhe pse s’na puqet fort muhabeti sepse i pari ishte pak kontravers dhe i dyti pak fashist.E megjithate ndaj mendime me to,se kanë mendje brilante.
Dhe e falënderoj këtë filxhan se po më rikthen shoqërinë e vjetër.Populli thotë:Zene shoqërinë e re, por të vjetren mos e harro.
Faleminderit filxhan.
L I R I A dhe unë…!?
Që kur nisa të kuptoj diçka për jeten,dëgjoja të flitej për liri,kush ka të drejt e kush s’ka.
Prindërit gjithnjë frenojnë lirinë e fëmijës me qëllimin e mirë per t’i shmangur nga e keqa.Edhe feja(çdo fe) gjithashtu shpesh frenon lirinë e njeriut,gjithmonë me qëllimin e mirë.
Edhe në regjimin e kaluar flitej për liri,demokraci, edhe në shtetin “demokratik”(sot) flitet për liri-demokraci,bile më shumë se kurrë.
Por lirinë pak e kuptojnë,ose e kuptojnë e ta mohojnë për qëllimet e tyre, ose s’e kuptojnë fare.
Përcaktim të saktë i bën Konica:
” Liria është të mundet njeriu:
1) të besojë ç’i do zëmbëra,
2)të thotë ç’i do zëmbëra,
3)të shkrojë ç’i do zëmbëra
4)të bëjë ç’i do zëmbëra,
veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu”
F.Konica:Ç’është liria fq. 7
Që do të thotë se liria yte përfundon kur cënon lirinë e tjetrit.
Konludoj se sot në Shqipëri,popullit të thjeshtë i është mohuar totalisht liria:liria e punës,liria e pronës dhe,aq më keq liria e jetës.
Në emër të lirisë një grupim i vogël e ka mashtruar popullin shqiptar, duke e ndarë më dysh për t’i nxjerrë sytë njeri tjetrit dhe ato livadhisin,përçajnë e sundojnë,për të vjedhë sa më shumë.
Shqiptarit i është mohuar liria më minimale,qoftë për të qenë i lirë,të pakten,në shtëpinë e tij.
“Pa dija na verbon e na mashtrom,
O vdekatarë të mjerë,çilni sytë” thodhte Leonardo Da Vinçi.

Dan Brawin,Kodi Da Vinçi fq.293

Nje status i perzier me humor ne ditet e koleres (pandemise ) !!!!
Si mund te spjegohet fakti qe ne zonat e jugut te Shqiperise Covid – 19 pothuajse nuk eshte shfaqur fare, bile edhe atje ku u shfaq ndonje rast u bllokua dhe u eliminua menjehere ?
– Natyra e paster ?
– Faktori gjenetik ?
– Faktori imunitar ?
– Vektor i munguar?
– Ndergjegjesimi i popullsise ?
– Respektimi rigoroz i rregullave te vendosura ?
– Puna e mire e pushtetit lokal per higjenizimin dhe dezinfektimin e ambjenteve publike ?
– Testimi masiv ???
– Nderhyrja ” 0 ” e opozites lokale dhe qendrore ne kete situate ?
– Korona virusi u tremb nga rakia e forte dhe automatiket qe ishin gati ?
– Vlonjatet e shane me moter ne kor ?
Mos toleroni ! Qendroni ne shtepi !
Ju faleminderit !!!

NATYRA DHE NJERIU…?!

O njeri, kush është i parë, ti apo unë?Ti që bën ligje përditë, mos më tundo se unë njëherë i kam bërë ligjet dhe i kam të përherëshme dhe ti, sado të përpiqesh të më ndryshosh, të më pengosh, të më ndotësh, kot e ke sepse je i vogël para meje.Unë të kam krijuar dhe tek unë do të vish, do t’i fal 2 metër katrorë tokë.
Pse je kaq i babëzitur, i pangopur?Nuk e kupton se je veç një grimcë para meje? Ç’të keshë prap mua do t’m’ i lësh, s’do i marrësh me vehte.
E s’pushon së prodhuari armë shkatërruese, ndotëse e shfarosëse, e kundër kujt? Kundër vehtes.
Të kam dhënë mundësinë të më shërbsh e unë ta shpërblej.E si? Mbjell pemë sa më shumë, leri lumenjtë në rrugen e vet ose kërkoju ndihmë të të shërbejnë, jo t’i dhunosh; leri pyjet të rriten se do të shërbejnë ty më vonë.
O njeri po gabon që vihesh kundër meje se unë pastaj të këthej reston, të gjunjëzoj me një krijesë aq të vogël, që ti s’e sheh, veç i futë një emër kot koronavirus dhe bëni gjithë ditën debate kot së koti, e s’dini ç’është.
Ti që je kaq trim e i fortë që më dhunon përditë, dil në shesh, pse je strukur mbrënda, sepse po t’më thojë mendja, edhe aty të gjej.
E po të them dil, mor dil.E shikon që edhe po të gjelbëroj, po të zbukuroj ambjenti me ato bimë që ke lënë pa prerë dhe të rejat që kam krijuar.
Por ki kujdes se s’ mund të matesh me mua.Te unë do të vish.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.