13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Prof.Zef Pergega

Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe

Flori Bruqi - Një dritare e re

VO/Vijon nga numeri i meparshem.

Kushtet aspak të mira që përballen sot studiuesit tanë, dhe
që kërkohen për zhvillimin e kritikës, ka bërë që pak emra të
rinj t’i përkushtohen kësaj gjinie letrare, mjaft të rëndësishme,
e cila lehtëson komunikimin mes lexuesit dhe një vepre
letrare. Interesimi i paktë dhe në disa raste edhe jo sinqeriteti i
publikimeve kritike kanë sjellë kritikë letrare drejt shuarjes.
Megjithatë, edhe përkundër vështirësive, sipas disa studiuesve, vitet e fundit po lindin kritikë të rinj, të cilët me shkrimet
e tyre shënjojnë dialogun e çliruar me letërsinë, duke rikthyer
përherë argumentimin dhe vetëdijen kah teksti letrar.
Pavarësisht vlerësimeve të dhënë nga studiuesit tanë,
nevoja për pasjen e një kritike të fuqishme dhe numër sa më të
madh të kritikëve dhe shkrimeve në shtyp dhe me mediet
audiovizive shihet si një mundësi mjaft e mirë për të rikthyer
kritikën letrave në nivelin e viteve të arta të saj, asaj të para të
90-tave të shekullit të kaluar, pse jo edhe për zhvillim të
mëtejshëm. Me një kritikë të fortë, sipas studiuesve, do të
kishte edhe një krijimtari letrare më cilësore dhe më reprezentative, përkthim më të madh të letërsisë shqipe dhe para së
gjithash një lexueshmëri më të madhe.
“Ndikimet e kritikës janë shumë të mëdha në zhvillimin e
letërsisë së mirëfilltë të një kombi. Përveçse ndihmon në
eliminimin e kiçit dhe shundit, një kritikë e fuqishme ndikon
në lexueshmëri më të madhe dhe zgjon interesimin për
letërsinë”. Do dëshiroja të isha i gabuar nëse them se më
duket pothuajse inekzistente. Po të isha cinik, do ju pyesja:
Kritika letrare, çfarë do të thotë kjo?!
Origjina e kritikës letrare shqiptare ashtu si në botën
romane (italo-hispanike), në historinë e letrave shqiptare vija në mes «kritikës letrare» dhe «shkencës së letërsisë» është
pothuaj e padukshme. Teoriku është kritik dhe anasjelltas.
Ose më sinqerisht thënë, deri sot ende nuk është zhvilluar një
diskutim konkret qoftë shkencor a medial rreth kësaj çështjeje, prandaj edhe nuk ekziston – përveç ca skicave e fragmenteve studimore aludojnë një njëren apo tjetrën shkollë – një
pozicionim i qartë i studiuesve shqiptarë rreth asaj se cili,
bazuar në traditën dhe të tashmen autoktone, është dallimi
ndërmjet këtyre nocioneve e as që janë hedhur deritani
parimet «institucionale» se si duhet definuar njërën, tjetrën
apo të dyja bashkë.
«Kritika letrare» ose «teoria e letërsisë» (le ta quajmë si të
duam) ka ecur dhe ende ecën sipas binarëve pozicionues të
instituteve të huaja, studimet e të cilave kemi mundur t’i
përkthejmë në gjuhën shqipe. Në Shqipëri modeli i kritikës
letrare është huazuar nga rusët, ndërsa në Kosovë nga gjuha
serbokroate (e cila ka qenë një mish-mash i instituteve të
Moskës-Pragës-Parisit) e pjesërisht të shkollave frankofone.
Kjo është «historia», ndërsa fakti se dhjetë vjetëve të fundit
janë përkthyer edhe teori tjera nga gjuhë angleze, gjermane
etj. nuk është relavant, për arsye se nga njëra anë ndikimi i
tyre nuk duket ende në horizont dhe nga ana tjetër praktika na
tregon se në përgjithësi ende (dhe atë me bensikëri) punohet
sipas modeleve tashmë të adaptuara. Po ky «huazim»
shumëburimor e bën situatën edhe më konfuze sa i përket
identifikimit, orientimit e para së gjithash konceptimit të
kritikës letrare si të tillë dhe pengon në formulimin e saktë dhe
të drejtë të kësaj fushe, në përcaktimin se do t’i dallojmë ato
ose do të vazhdojmë kështu si deri më tani!

Faik Konica
Se kush mund të jetë shqiptari i parë që ka praktikuar
formën konkrete të tekstit kritik gjatë kohës kur është shkruar
latinisht e greqisht nuk dihet. Ose vetëm mund të supozohet.
Studimi i parë që ka të bëjë tërësisht me letërsinë shqipe është
ai i Alberto Stratico-s «Manuale di literatura albanese»
(Milano 1896, shqip: Doracak i letërsisë shqipe) i cili
megjithatë ka më shumë nivelin prezentues se sa atë vlerësues, ndërsa tekstet e para vërtet kritike (recensionet) shiptare
e bartin firmën e Faik Konicës. Tekstet si «Baba Tomori»
(1902) për poezinë e Çajupit, «Rreze dielli» (1904) për
Asdrenin etj. janë recensionet e para konkrete në gjuhën
shqipe. Arsyen e kësaj «vonese» e shpjegon Konica në
diskursin e tij «Letërsia shqiptare» (1897) ku thotë: «E gjithë
letërsia shqiptare mund të përmblidhet në pesë apo gjashtë
vëllime mjaftë të holla». Përveç praktikimit të drejtëpërdrejtë
të recensionit si formë intepretimi të veprës letrare, Konica në
shkrimin e tij «Kohëtore e letrave shqipe» (1906) e bën një
minimanifest për kritikën letrare shqiptare. Në këtë manifest
të Konicës vërejmë nga njëra anë «amshueshmërinë» e dilemës rreth përcaktimit ose ndarjes së shkencës së letërsisë nga
kritika letrare dhe në anën tjetër përballemi me realitetin e
hidhur se në këtë drejtim, edhe sot i kemi po të njëjtat probleme si në vitin 1906, ngase edhe 98 vjet më vonë vërejtja e
Konicës «Kur del një njeri e më thotë se akësh libër është
«fort i bukur», mund të ketë të drejtë, por nuk jam i shtrnguar
t’i zë besë fjalës së tija. Edhe një çaush a një dragat mund të
presë me hanxharë gjykime të atilla. Kritika është një punë
tjetër, dhe ca më e vështirë. Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër, nuk arrin të këcej a të fryj: duhet të shfaqë përsetë e
pëlqimit a të çpëlqimit tim…» nuk ka humbur hiçgjë nga
aktualiteti i saj.
Padyshim se Konica nuk është zbuluesi i tezave që tenton
të «imponojë» nëpërmjet diskursit a manifestit të tij, por
vetëm përçues nga gjuhët tjera. Kryesisht nga gjuha frënge,
mirëpo me argumentimet që bën duke ftuar shembuj nga
letërsia angleze shihet edhe ndikimi nga ana tjetër. Andaj
edhe pozicionimi konfuz «kritika letrare është subjektive» e
jo «shkencë ku çdo e thënë mund të provohet me «dy e dy
bëjnë katër», e cila bie ndesh me atë që Konica kërkon në në
citatin lartë «…duhet të shfaqë përsetë e pëlqimit apo çpëlqimit…». Pse na qenkan të nevojshme përsetë kur çdonjëri
mundëka ta ndjejë si të dojë e të shprehë po ashtu si të dojë
ndjenjat e përfituara gjatë leximit? E mbi të gjitha cila është
ajo metodë që do ta detyronte Konicën të jetë objektiv e mos
ta merrte në qafë ndonjë autor a vepër edhe në ditën kur ai do
të ishte ters, me ndjenja të trazuara a me disponim të keq?
Pikërisht ato rregullat shkencore, të ftohta e të definuara që
nuk dallojnë shumë nga ai kalkulimi «dy dhe dy bëjnë katër»
apo? Këto pyetje bërë Konicës pa hamendje mund t’i parashtrojmë edhe sot, thjeshtë për shkak se përgjigja ende nuk ka
filluar të kërkohet si duhet.Konica është i pari që bën kërkesën
pragmatike për një kritikë letrare shqiptare. Se a mund të
merret ai (ose rregullat e përkthyera nga frëngjishtja e anglishtja) si themelues (në plotë kuptimin e fjalës) i saj, siç aludon
studiuesi Sabri Hamiti, mbetet çështje diskutabile.
Ndërsa fakti se Konica është nismëtari i kësaj fushe është i
pakontestueshëm.

Retrospektiva
Nonda Bulka, Justin Rota, Eqrem Çabej, Namik Resuli
dhe Karl Gurakuqi janë emrat që bëjnë vlerësimet e para mbi
letërsinë si të tërrë dhe veprat e veçanta letrare. Edhe pse tek
shumica e këtyre emrave, kritika, vlerësimi, gjykimi dhe
intepretimi konkret luan rol sekundar e qëllimi kryesor i tyre
është prezentimi pozitiv i vlerave të letërsisë shqiptare, studimet dhe vështrimet (ose pjesë të tyre) munden pa dilemë të
kualifikohen si kritikë letrare. Disa prej tyre, të shkolluar e
formuar nëpër qendra të rëndësishme universitare disponojnë
me njohuritë më aktuale rreth vlerësimit dhe gjykimit të artit
të të shkruarit. Në këtë kontekst veçohet intelektuali universal
e i doktoruar në Vjenë, Eqrem Çabej. Vështrimi i Çabejit
«Mbi poezinë e Lasgush Poradecit» (Gazeta e re, 22 shkurt
1929, f.3) dëshmon jo sall për qenien e kritikës (së mirëfilltë)
letrare në botën e letrave shqipe, por edhe për integritetin e
pavarrur të bartësve të saj. Ata nuk imitojnë parimet e shkollave të njohura mondane vetëm sa për t’i sjellë kulturës
shqiptare «diç të re nga perëndimi», përkundrazi, nëse
analizojmë dhe krahasojmë shkrimet, studimet dhe tezat e
tyre vërejmë se jorrallë përvoja e përvetësuar në katedrat
universitare tejkalohet dukshëm.
Synimi është formimi i një kritike letrare që do të përputhej me tipicitetin dhe specifikat e letërsisë së deriatëhershme
shqiptare. Parakushtet për të krijuar institucionin e kritikës
letrare shqiptare ishin po aq të volitshme si ato që kishin
gjermanët, austriakët, italianët etj.
Mirëpo ashtu siç e do «fati i gjorë i të vegjëlve»; sa herë që
bëhen gati të festojnë iu ndodhë ndonjë tragjedi. Në krahasim me letërsinë artistike, e cila vazhdonte hovin e saj, kritika
letrare do ngec. Ose ajo bën jetë sporadike. Çabej – shpresa
më e madhe – i përkushtohet ekskluzivisht gjuhësisë dhe
kulturologjisë, intelektualët tjerë që njihnin thellë shkencën e
letërsisë dhe letërsinë vetë si Lasgush Poradeci e të ngjajshëm
u tërhoqën krejtësisht nga skena. Pseja: ardhja e komunizmit
edhe në hapësirat shqiptare. Ashtu si për sferat tjera të jetës
shqiptare edhe për letërsinë e kritikën letrare nis një jetë tjetër,
ndryshe nga ajo siç e kishin projektuar bartësit e saj.
Kritika pseudomarksiste
Gjersa letërsia, duke u lakuar dhe përshtatur sipas situatës
e motit nuk ul intensitetin e saj, kritika letrare vazhdon të
jetojë hajdutërisht deri në fillim të viteve të 60-ta. Paskëtaj, në
Shqipëri fillon kritika ideologjike. Nis proletarizimi i
artit.Kritikë që formulohej në këtë mënyrë:«… Letërsia e
realizmit socialist ka edhe një mbështetje ideologjike të
caktuar. Ajo mbështetet në botëkuptimin revolucionar të
klasës punëtore: në marksizëm leninizëm! Duke pasur në
themel të saj këtë botëkuptim, del e qartë vetvetiu se edhe
letërsia e re ndeshet me tërë ato rryma, metoda ose shkolla
letrare që kanë në thelb të tyre botëkuptimet idealiste dhe
reaksionare të klasave të përmbysura. Këtë ndeshje të
vazhdueshme me këto klasa e këto ideogji e vëmë re edhe në
rrugën e lindjes dhe të zhvilllimit të letërsisë sonë të re».
(Historia e letërsisë shqiptare, 1977) E qartë: Çdo rrymë tjetër
letrare – e me këtë dhe çdo kritikë letrare që koketonte me
ndonjë model analizimi jashtë oborrit – përpos asaj që bazohet
në doktrinën marksiste-leniniste duhej të asgjësohej. Që këtej
çdo prodhim letrar do të intepretohet nga këndi ideologjik marksist – leninist. E kjo nuk ishte çorbë e gatuar vetëm nga
shqiptarët, por i njejti qëndrim ku më pak e ku më shumë u
mor në të gjitha vendet ku orgjitë e cenzorëve fillonin me
himin e internacionales.
Madje edhe në Rusi e të mos flasim më për vendet tjera si
Çekosllovakia, Hungaria, më vonë pjesë të caktuara të
Jugosllavisë (Sllovenia, Kroacia) etj. qarqet letrare e sidomos
kritika gjenin mundësitë, që aq sa mundnin të shpëtonin artin
nga vënia e tij totale në shërbim të politikës, sistemit,
respektivisht diktatorit. Nga ajo luftë e sipër prej modelit
primitiv të vlerësimit në baza të doktrinës politike (duke
përjashtuar çdo instrument tjetër si jorelevant) të artit u kalua
në metodën shkencore materialiste – marksiste, në të ashtuquajturën «Teoria e reflektimit» të realitetit e themeluar nga
György Lukàcs. Mund të debatojmë se sa objektive e
dëmshme, degjeneruese a fitimprurëse mund të jetë kjo teori,
mirëpo nuk mund t’ia injorojmë kualitetet që përmban ajo në
segmente të caktuara të vlerësimit. Ajo si metodë është
poashtu një formë vlerësimi si të tjerat: previligjon këndvështrimin socrealist gjatë vlerësimit, por megjithatë pa përjashtuar procesin empirik! Në Shqipëri nuk ecej me kohën. As me
kohën e bllokut që i përkiste e lere më me atë jashtë saj.
Kritika letrare shërbente klasën politike më me besnikëri se sa
«qeni t’zotin». Saherë që ndonjë interpret të humbëte rrugën
jashtë oborrit dhe hapaqorras të bënte ndonjë kritikë pa
përmendur mëmë partinë dhe burrin e saj deplacohej në
logore. Kur analizojmë «teoritë», «historitë», «recensionet»,
«studimet» e periudhës 48-90 të nënshkruara nga Dalan
Shapllo, Koçe Bihiku, Dhimitër Shuteriqi, Klara Kodra, Jorgo Bulo, Razi Brahimi, Jakup Mato e shumë të tjerë nuk
përballemi vetëm me një soldateskë ideologjike e të përbetuar
(ndryshe ndoshta as që kanë e mundur, përveç se të përfundonin në logore), por edhe me një «elitë» sharllatane, shamateske, pa fije energjie së paku (nëse jo tjetër) për të arrirë të
bëjë një kritikë kualitative sipas metodës ortodokse marksiste. Domethënë një kritikë letrare ndryshe nga ajo që kanë
bërë; pa fije strukture, rregulla që u përngjajnë interpretimeve
të atyre falltoreve (duke përjashtuar zotësinë e parashikimit
që e kanë pasur) të kohës së Faraonit.
Se kritika letrare e asaj kohë s’ka poseduar fije kualiteti
shihet kur po të njëjtët kritikë, edhe pse kanë pastruar fjalorin
e tyre nga partishmëria,heronjtë pozitivë dhe nuk e kanë kokën më nën kamxhikun e diktaturës shkruajnë tekste: ato nuk
janë asgjë tjetër përveç se mozaiqe përsëritjesh, riprodhime
fjalësh të autorit pa guximin për të konkluduar apo vlerësuar
argumentativisht. Atyre u mungon metoda, ngase atë që ata
kanë ushtruar pesëdhjetë vjet s’ka qenë e bazuar në ndonjë
shkollë me liçensë shkencore, por ka lindur si model për
keqpërdorimin e artit në favor të sistemit dhe diktatorit të saj.
Fillimisht edhe në Prishtinë, përkundër se kërkesat e sistemit
ndaj kritikës letrare nuk kanë qenë aq të egra si në RPSSH,
bëhet vetëm ajo lloj kritike si në Tiranë. Model që, edhe pse
më vonë kritikët letrarë të Prishtinës do të marrin udhë të
tjera, ka pasur dhe ka ithtarët e vetë. Ndoshta me një masë më
të modifikuar dhe përparuar por me thelb të ngjajshëm. Emrat
e rëndësishëm të kësaj fryme në Kosovë janë:Ali Jasiqi, Gani
Luboteni, dhe më intensivi Ali Aliu e të tjerë. Ky i fundit edhe
pse vepër pas vepre zhvillohet (sidomos me përkthimin e studimeve nga serbokroatishtja) në kuintesencë nuk largohet
nga formula që ia bën vetes në shkrimin e tij themelor
«Angazhimi» (1969). Citat: «…letrari e ka fare të qartë se e
vetmja rrugë shpëtimi nga kjo gjendje …drejt një ardhmërie
të lumtur; mandej se shansa ma reale dhe e vetmja për të
realizuar këtë besim dhe ideal është doktrina marksiste» dhe
ai letrar që bën ndryshe nga ajo që sugjeron Aliu është «…i
papjekur dhe nganjëherë edhe menatlitet i sëmurë dhe
mikroborgjez». Edhe sot kur mund të spekulohet se kritiku
Ali Aliu ka pësuar transformim dhe ka braktisur këtë metodë
vlerësimi, nga tekstet e tij nuk mund ta vërejmë këtë gjë, ose
po, atë që e vërejmë tek kritikët e tjerë të kësaj «shkolle»:
tekstet e tij nuk janë vlerësime, interpretime që zbërthejnë
veprat e përgojuara, të pajisura me vlerësime, konkluzione
dhe informacion, por më shumë ato kanë karakter autist –
biseda me vetveten mbi patosin e autorit.
Rexhep Qosja
Historiani, studiuesi dhe romancieri Rexhep Qosja është
ai që e krijon kritikën letrare shqiptare dhe ia jep asaj
përmasat e «institutit» serioz, të bazuar në parimet universale
të vlerësimit. Librat «Kritika letrare», «Episode letrare»,
«Dialogje me shkrimtarët» etj. janë veprat kryesore ku hidhen
themelet e kritikës së angazhuar, pra shembujt e parë se si
duhej të dukej kritika letrare.
Qosja dallon nga kritikët dhe teoricientët e tjerë të bllokut
socrealist, sidomos sa i përket konceptit teorik të estetikës
reflektive që kishte marksizmi ortodoks. Ky nuk e sheh artin
thjeshtë vetëm si refleksion të rrethanave shoqërore,
përkundrazi, studimet e tija historike, kritika praktike letrare

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.