DARDANI….,!
Pa më thuaj si je! Si lis i naltë i rrëxuar për dhe.
Në kryeqendrën e Dardanisë së shekulli XXI, Prishtinë, se kryeqendra e vërtetë e saj është Skupi-Shkupi, tanimë i mbërthyer nën kthetrat e sllavëve të ardhur nga stepet e karpateve, politikisht e shpallur si e tillë nga kolonistët serbë për interesat e tyre gjeostrategjike dhe, Shkupin-kryeqendrën e vërtetë të Dardanisë, e kolonizuan me kolonë serbë, bullgarë, vllehë, jevgë, rusë etj, etj., kjo ndodhi më 1912-tën, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë etnike si shtet. Edhe pse dardanët qenë ata që e çliruan Shkupin nga perandoria osmane, ishin serbët që ushtran gjenocid mbi dardanët dhe e shpallën pjesën e Dardanisë në rrjedhën e Vardarit (emri i vërtetë i këtij lumi, Bardhar), e shpallën si krahinë serbe, kuptohet, me pëlqimin e fuqive të mëdha evropina dhe përkrahjen e Rusisë; vetëm e vetëm që popullata autoktone të mos mundej t’i ruante kryeqendrat e veta dhe të mos mundnin ta rimëkëmbnin jetën e tyre aty.
I kthehemi çështjes për të cilën është paraparë ky shkrim!
Faltore, me stil anadollak, në pikën qëndore të Prishtinës. Përse! Sepse, Erdogani me Putinin, kanë përgatitur shantazhin e radhës, duke e shfrytëzuar injorancën e dardanëve. Para se të bënin një hap të tillë mongolët, gjetën servilët-gjakun e shprishur te vendasit e Dardanisë për ta realizuar këtë komplot, që është në vijë të interesave sllave. Përse e themi këtë! Një marrëveshje, për ta shndërruar Katedralën Bizantine në Xhami, është bërë mes Putinit dhe Erdoganit me të vetmen logjikë të tyre se, një livzje e tillë në Konstantinopojë-Stamboll do të shërbejë si një hipotetizëm dhe justifikim i lëvizjeve të tyre për t’u rikthyer interesat reso-turke në Gadishullin Ilirik dhe, për të dobësuar ndikimet amerikane në këtë Gadishull.
Ky ishte hapi i parë i hipokrizisë së këtyte dy armiqëve të përbetuar kundër popullit atuokton të Gadishullit Ilirik.
Hapi i dytë, që atuktonët e Gadishullit në fjalë u gjetën të frustruar thellë në shërbimet e ruso-turke, është, ndërtimi i një faltorjeje në qëndër të Prishtinës, me të cilën u bë bujë e madhe dhe plasaritje të forta neurotike te vendsit, saqë edhe njëherë ranë në kurthet e këtyre agjenturave që kanë synim zhdukjen dhe tjetërsimin e gjenetikës iliriane-dardane.
Hapi i tretë, do të jetë rikthimi i interesave serbe në Dardani, me stretegji shumë perfide, ku do të kërkohet që po në kryeqendrën e Dardanisë, Prishtinë, kisha e filluar më 1999-tën, përmes forcave të armatosura krimogjene të serbisë, të dilte si këpurdhë pas shiut, një kishë e konfesionit ortodokës, pikërishtë pranë Bibliotekës Kombëtare-dikur Bibliotekë Universitare, të përfundohet dhe të marrë trajtat e imazhit serbë, për të rikthyer përqëndrimin e Europës dhe më gjerë se ,Dardania, është vërtetë “djepi i serbisë”. Autoritet e Dardanisë u treguan tepër shkurtëpamëse dhe kundër interesit etnik të Dardanisë, saqë ranë në komoditet me krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpërdorimin e institucioneve për interesa vetjake, kjo ka krijuar amulli dhe rrugë pa dalje për më tutje. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Dardanisë, edhe njëherë, e dëshmoi se nuk është e duhura që t’i mbrojë interesat etnike e strategjike të popullit të vet!