
Kam privilegjin të shkruaj për vendin tim të dashur dhe ndihem krye lart krenar që jam një Dukagjinas Shaljan, që falë të parve atyre kreshnikve, kemi një trashegimi me pasuri vlerash kombetare si asnjë vënd tjeter, asnjëher nuk ndiej lodhje ti kujtoj, duke qënë shumë mirënjohës për çdo gjë, sakrificën kontributin që i kan dhanë zonave të Dukagjinit, duke ruajt trashegimin. Jo vetëm mirënjohje por është edhe inspirim shembull për të gjithë ne, që të jemi të bashkuar si në ato kohë të lashta, sepse vetëm të bashkuar nuk mund të na theyj askush, dhe mos të harrojmë kurrë që kemi shumë vlera dhe gjëra të mira, por dhe armiq të përbashket!
Ne si zonë e Dukagjnit kemi një histori të ndritur falë të parëve tanë, që luftuan si titanikë të vertetë kundra çdo armikut që i ka msy trojet tona, luftuan të pa luhatur, të pa mposhtur, me shekuj duke i mbrojt territoret, nga pushtuos ndër me të ndryshëm, të cilët ishin të oraganizuar me ushtri gjenerala dhe shpeshher me një numër shumë të madh e ta pa meshirshëm, duke djegur rrënuar shkatërruar çdo gjë, por pa arritur asnjëher të thyjen shpirtin e herojve të Shalës dhe Dukagjinit, që me çdo kusht i mbrojtën trojet tona edhe me sakrifica jetësh në luftra që zgjatën jo pak, 500 vjet vetëm me turkun, serbin malazezet etj. Pastaj lufta e pavarsisë e udhehequr nga Mehmet Shpendi Ded Gjon Luli bashkë me trimat e gjitha ketyre trevave, ku në themelet e flamurit të ngritur në Vlorë, është ngritur edhe falë gjakut të derdhur të 158 trimave Dukagjinas.
Dukagjini ka qënë gjithmon i bashkuar kundra të keqës, Shala Dukagjni si asnjë vënd tjetër, nuk lejoj ndërtimin e xhamive, dhe i mbijetoj me luftra duke derdhë gjak për të mbrojt besimin fetar atë katolik që ishte krejt shqipria, perpara pushtuosve turq. Dukagjini ishte një kështjell me burra trima dhe krenar, që kan ecur gjithmon krye lartë dhe ball hapur ndaj çdo kujit, dhe në të gjitha sfidat dhe dallgët që e ka përplasur historia, duke arritur në ditët e sodit si një thesar i çmuar dhe i pa shterrur nga shumë vlera traditash duke e mbajt lart krenarin dhe dinitetin e Shqiperis.
As një libër nuk do mjaftonte të kujtoj të gjithë trimat, vlerat, arritjet, dhe sakrificat, që kan pas Zonat e Dukagjinit, por nuk mund të rri pa kujtua bjeshkët me natyrën e mrekullueshme me një bukuri të mahnitshme perrallore që Zoti ja ka dhuruar ketyre zonave. Bjeshkët e Dukagjinit janë të pasura me lumej dhe burime, që burojnë në maje të shkrepave uji i ftohtë si bora dhe i kthjellët si natyra vetë, Në keto bjeshkë të bekuara, ka edhe mite misterioze, si ato shtojzovalle, zanat e malit apo dhe orët, qofshin të bardha dhe të gëzushme. Unë besoj fort që pa ndihmen e tyre me forcën e mbinatyrshme që ju kan dhan kreshnikve, me orën e madhe, kurr sdo mundeshin që të mbijtonin dhe të mbajnë ketë vend të pa thyeshëm ndaj armikut. Është një shprehje pupullore me shekuj, Nimo Zot dhe ora e Shalës. është bekim nga Zoti ta kesh orën e madhe, dhe të ndihmoj në situata të veshtira, që Dukagjinsat janë orëmedhej ketë nuk e them vetem unë, por e thotë vetë historia. Zoti i bekoftë Dukagjinsat dhe Dukagjinin, Zoti i bekoftë bjeshkët e Shalës, dhe të Dukagjinit!