13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Publikoj per “Nji Dritare e Re” Akademik Gjin Musa

FRYMËZIM – Djali i Dukagjinit, 52 vjeçari Petrit Çuni, gradohet Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës…Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

52- vjeçari nga fshati Gimaj i Njësisë Administrative Shalë në Bashkinë e Shkodrës, Petrit Çuni me profesion ushtarak, ka arritur një sukses të veçantë në karrierën e tij. Me dekret nr. 13346, datë 26. 11. 2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kolonel Petrit Çuni, në detyrën Përfaqësuesi i Lartë Ushtarak Kombëtar, në Komandën Strategjike të NATO-s, në Mos Belgjikë, gradohet me gradën madhore Gjeneral Brigade.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Është një sukses i spikatur, i një karriere të shkëlqyer të nisur në vitin 1984 si student në Akademinë Ushtarake “Skendebej”. Natyrisht, është krenari për vetë Gjeneral Brigade Çuni, familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit por edhe për krejt Dukagjinin. Janë të shumta urimet që ka marrë oficeri i lartë, mes të cilëve edhe nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, e cila ka ka shpallur më herët “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, uniformë ushtarake dhe teksti që thotë "ALBANIA O"

Sigurisht, nuk kanë munguar as falenderimet publike nga Gjeneral Brigade Petrit Çuni. Ai i ka dërguar një letër falenderimi zyrtare Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, teksa ka publikuar edhe një fotomontazh me një pjesë të urimeve që ka marrë me rastin e gradës madhore të fituar.

Karriera e djalit nga Dukagjini në Forcat e Armatosura është e shkëlqyer dhe e pandërprerë, gjithmonë në ngritje. Biografinë e tij mund ta shihni të përmbledhur në fotot më poshtë. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër veçse ti bashkohemi urimeve më të përzemërta për Gjeneral Brigade Petrit Çuni, djalin e Dukagjinit që na bën krenarë të gjithëve. /ShkodraWeb/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.