20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Publikoje z.Sadife Patra Gjurgji

Shkruar nga NEXHIP ONJEA

NËNË!May be an image of 1 person dhe E brendshme
Vec dimrave te ashpra te Fushebardhes,
provove rruges dhe “dimra” te tjere,
por zemra te mbeti si lulja e dardhes,
shpirti te mbeti- kater stine pranvere.
O Nene! Me thuaj, ku e gjete fuqine,
qe udhet e jetes, t’i mbushje me kenge,
si munde te mbaje gjalle dashurine,
kur te qasej prane cdo hall i rende?
O bir! Jetes kerkoja, pse s’fal asgje,
veco te miren, ne cdo hap qe hedh,
edhe te keqes foli me zë,
por lere jetime, rrugeve te bredh.
“””””””””””””””””””””””
PYLLIT I VDIQ LUANESHA
O “Trimoshe”, “ballelare”,
ç’i bere trimat me palle,
qe merrnin plumbin ne balle,
thuaj , ku t’i gjejme valle?
Ti qe diten beje nate,
eja kur do na vish prape,
te na grish’ e besh sallate,
ashtu sic e ke zanat.
Si ulkonje e uritur,
mjergullash duke bertitur,
foshnjat djepesh lebetitur,
t’i tromaksesh pa u rritur.
Tani zeri te eshte mekur,
s’ka pershesh me buk’ te thekur,
“luani” i pyllit ka vdekur,
s’ben dot komande nje lepur.
Ç’i bere ato lezete,
kur te thoshnim lepe-peqe,
na jepje uje dhe bureqe,
hera heres dhe dufeqe.
Pse moj na preve ne bese,
na le shkrete e te pa shprese,
ishim balli i kopese,
mbetem si kerminj pa vesë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.