Sa herë vij në vëndlindje, Korca më duket më e bukur, malli për të më shtohet akoma më shumë, dua të prek më dorë, mendje e shpirt gjithcka që mban brenda zemra e saj, të eci e shkujdesur në sokakët me gurë dhe pastërtinë e tyre, ashtu si dikur kur hodha hapat e para, apo bëlbëzova për herë të parë emrin e vendlindjes sime, që më bën të ndjehem krenare, që me themelimin e saj është mbartëse e bukurisë natyrore dhe mondane, traditës, historisë, dijes, kulturës, dashurisë, njerëzve të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë e saj. Dua të prek e shijoj aromën e blireve, të ndjej melodinë fëshfëritëse të gjetheve e përzjerë me melodinë e serenatave, të më puthë krahët, fytyrën , buzët, era e freskët e mëngjesit, ashtu sikundër “puth” shpatullat e Korcës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës. Të prek e ndjej nga afër idealizmin e qytetarisë korcare për zhvillim, për ta pasuruar e zhvilluar Korcën në cdo aspekt. Cdo gjë që shoh, kudo që unë hedh sytë, shoh mendjet krijuese në forma të ndryshme; ndërtesa, libra, piktura, skulptura, monumente, lulishte me barin e blertë e aromën e luleve shumëngjyrëshe, qetësinë e qytetit, ecjen e njerzve me kohën e për kohën, ndërtesat antike qindravjecare mondane dhe historike, shtëpitë karakteristike, trashëgiminë kulturore, qytetare dhe intelektuale korcare, që në përfytyrimin tim janë si ato pikturat që kanë erdhur e të tjera presin të vijnë në jetë, piktura që komunikojnë mesazhe të thjeshtë e komplekse, një dialogim I së kaluarës me të ardhmen, pa njohur moshë dhe flasin gjuhën e cdo kulture. Këto ndjenja të shpallura në forma të ndryshme janë shprehje të festës së jetës e përjetësisë. Ato mbartin në vetvete pasurimin me kulturë, art, bukuri, dinjitet dhe sigurojnë identitetin e qytetarisë korcare, sfidës, sepse ato kërkojnë kohë për të kuptuar dritën dhe bërë të njohur emrin e qytetit tim Korcës. Sepse unë I besoj shumë qytetarisë, që gjithmonë më frymëzon mua dhe që është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi I saj është kompleks, I gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës hyjnore të artit, që e pasurojnë të tashmen tonë. Një detyrim moral dhe qytetar për të sjellë potrete me prije të forta qytetarie, në kërkim të së bukurës, novatores, me maksimumin e talentit dhe të profesionalzmit, I dashuruar me botën e artit, me pikturën, që e vendos atë në galaktikën intelektuale dhe të nderit, ku artistët cmohen e vlerësohen, për kontributin dhe sfidat e tyre, është edhe piktori korcar Roland Karanxha.
******

Një paradite qershori nga ato me një puhizë të freskët, së bashku me mikun tim kompozitorin e serenatave Nonda Kajnon, nisemi drejt Radio-Televizionit –Korca, për tu takuar me piktorin e talentuar e të mirënjohur korcar, aktualisht Drejtor I këtij Institucioni , Z.Roland Karanxha. Energjik, I qeshur, plot jetë e gjallëri, na drejton në sallën e katit të dytë. Sapo hap derën, para syve tanë u cfaq një miniekspozitë, e imazhit të piktorit. Mjafton një sy dhe e kupton se ke të bësh me një mjeshtër të penelit, punuar me një gamë të shkëlqyer, peisazhe natyre, me kopështe me lule, ndricuar nga dielli dhe ngjyra e luleve, kushtet dramatike të motit, peisazh vjeshte, apo Korcën me borë, potrete e kompozime, gjini të ndryshme.

“Kam filluar qysh herët, që në fëmijërinë time, nuk e mbaj mend mirë cfarë moshe ka qënë, 4-5 vjec, fillova të shkaravitja ato librat e vjetër të babait, nëpër faqet bosh apo kapakët faqosës të tyre, si Don Kishoti, apo Konte Monte Kristo. Kam qënë enthusiast, bëja nga ato fantazitë e mija. Jo se ishin ndonjë gjë e vecantë, mbase ka qënë instiktive një lloj geni nga xhaxhai, teksa e shihja kur bënte skicat e ilustrimit apo ato rebuset për gazetat e kohës si Bashkimi e të tjera, të ilustruara me figura. Them se kam trashëguar dicka nga geni I tij. Nuk e di cila ka qënë gjithashtu puna e parë që më ka pëlqyer. Kam patur raste që I bëja dhe I c’bëja, apo I grisja të gjitha sa I bëja. Edhe mund t’I mbaja sepse në bazë të tyre shikon ecurinë tënde, por nuk e di mendja më thoshte nuk janë të mira dhe I grisja. Punoja pa masë, – tregon Rolandi.
I njohur si një piktor I koloristikës, një piktor imazh I lëvizjes postmoderne, figura realiste dhe provokative, piktor bashkëkohor, duke na dhënë një pikturë sa origjinale dhe interesante, tunduese artistikisht dhe tejdukshmërinë e peisazhit natyror e tradicional të qytetit të tij të lindjes. Piktura e Rolandit është një pikturë impresionuese, një harmonizim i ngjyrave, emocionuese, një lirizëm I pakufi, ku përmes këtij lirizmi, peneli I tij dialogon me entinë e qytetit, fikson dhe imagjinon me bukuritë e tij, si vijnë e ikin stinët; vjeshtën e dimrin, pranverën e verën, sokakët e gurtë të Korcës, ndërtesat dhe shtëpitë karakteristike korcare, idealizimin e vlerave dhe trashëgiminë kulturore, ndjeshmërinë artistike, ndjenjat dhe emocionet, ndaj qytetit e vendlindjes së tij, shënjtërimin e lirisë dhe dashurisë, dhimbjes e gëzimit, artisti e derdh me tërë forcën e penelit të ngjyrave të shpirtit, me magjinë e muzikalitetit dhe shkëlqimin e tyre u jep formën dhe përmbajtjen artistike. Vecmas origjinalitetit, profesionalizmit dhe pjekurisë artistike të tij, spikat edhe identiteti korcar, si një pasardhës e penelatës së pavdekëshme e të nënshkruar “Aulona” të David Selenicës. I penelelit të pikturës korcare, Vangjush Mio, apo të Vangjush e Kostaq Tushit, Guri Madhit, I piktorëve dardharë Zengo, Zdruli, Raci, Vishnja, Dunka, I Rafael Dembos, Avni Bilbili, Stavri Mullixhi, Pandi Kosta dhe deri në ditët e sotme të bashkëkohasve të tij në gjininë e pikturës e të skultpurës, Si Llazi Tili, Dhimitraq Kolevica, Sotiraq Kuqali, Raqi Xega, Genti Proko, Koco Ristani, – një plejadë e artë që të bën të mrekullohesh para veprave të tyre. I njohur si një piktor I koloristikës, një piktor imazh I lëvizjes postmoderne, figura realiste dhe provokative, piktor bashkëkohor, Rolandi kërkon të ringjallë pikturën nudo si një subjekt I rëndësishëm jo vetëm që në lashtësi me krijimin e botës së artit, por edhe tashmë në artin bashkëkohor, për të gjallëruar emancipimin e shoqërisë, si alegoritë klasike për shqetësimet aktuale të shoqërisë dhe rritjen e dhunës në të gjitha aspektet e shoqërisë, për komplekset sociale, shoqërore dhe të vetë imazhit. Piktori I talentuar dhe rebel, Rolannd Karanxha është përqëndruar në një humor të qetë, harmoni të formës me përmbajtjen, puna e të cilit është një dialog, në formë dhe ngjyra hera – herës të mbytura.

I frymëzuar mes modernes, lirikës dhe erotikës, I përqëndruar ndjeshëm në figurën femërore, disa prej tyre me bukurinë e lakuriqësisë argëtuese, të cilat I ka pikturuar me pjesët e tyre intime, në mjedise të errëta, të ndricuara nga dielli por edhe të izoluara nga ambienti I jashtëm, me imazhe seksuale apo erotike dhe marrdhëniet e tyre të trupit e seksit të njeriut është e qartë. Mjeshtër në përdorimin e penelit, na ka shpjeguar artistikisht identitetin femëror dhe kuptimin e saj në shoqërinë bashkëkohore, paraqitja me dritën e reflektuar nga mishi I bardhë, deri te shpatullat e kolme të femrës pikturuar rrumbullakët, që ndoshta është edhe një nga më të vështirat, ngjyrat e duhura që përfaqësojnë bukurinë shpirtërore dhe fizike të femrës në pikturat e tij serioze, misterin e humanes që shtrihet nën lëkurën e trupit lakuriq, është shtysë për këtë bukuri, brishtësi dhe kompleksitetin e figurës njerëzore, të asaj që femra është frymë jetë!
“Për mua dashuria është gjithcka. Femra është krijimi I botës. Ajo e mbush atë plot frymë e jetë, pa atë nuk bësoj se do të ekzistonte bota. Bukuria, estetika, sensualiteti femëror është tjetër gjë. Ato, të shtyjnë të punosh. Dhe vini re se femra pikturohet më shumë nga meshkujt, është e brishtë, sentimentale, ndërsa meshkujt janë disi të ashpër etj. Femra ka linja të bukura, të prekshme, të ndjeshme, më të pranueshme, më të paraqitëshme, në nivelin më të lartë,- për mua është gjithcka. Ekspozita e parado kohëshme nuk ishte thjesht një ekspozitë vetëm me nudo, por kisha edhe peisazhe të ndryshme natyre të qeta e midis tyre, kisha edhe nudo. Nuk ishte thjesht nje ekspozitë nudo, por një ekspozitë arti. Kjo duhet patjetër të hyjë në art, të derdhet në art, se në art hyn cdo gjë e bukur. Rëndësi ka që të trajtohet bukur, të ketë shije estetike e artistike, të të pëlqejë po qe se të pëlqen ndjen kënaqësi, të ngjall shpresën e frymëzimin, shijen, estetiken, -që do të thotë se ke bërë dicka të mirë.Promovimi I ekspozitës ishte dicka e vecantë, biles sepse ekspozitat nudo ishin të pakta, në Korcë dhe Tiranë. Gjithmonë kam bërë atë që dua. Tani bën cfarë të duash , se më parë kishe shumë pasoja. Dola, jashtë vetes time. Jashtë kufijve të natyrës. Dua të bëj atë që më pëlqen, jo atë që më diktojnë të tjerët, më të mirën, më të bukyrën, më njerëzoren. Më të mundshmen, arti s’ka kufij, s’ka fund. Po nuk je rebel, nuk je artist. Sepse për artistët bukuria dhe kompleksiteti I femrës janë shtysa kryesore për të pikturuar,- shprehet Karanxha.”
Artisti rebel korcar, piktori I talentuar dhe I mirënjohur Roland Karanxha ka lindur në qytetin e Korcës, në një familje autoktone intelektuale korcare. Mbasi diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, do të fillojë etapën e parë të karrierës së tij, pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Tiranë. Më pas do të kthehej në qytetin e tij të lindjes në profesionin e modelistit dhe kontrollorit të cilësisë në ndërrmarjen artistike, Korcë. Për disa vjet edhe më vonë, krahas punës si skenograf në konceptimin e dekoreve nga ana estetike e moderniste, duke kombinuar elementët të ndryshme gurin, drurin, metalin me ndricim të plotë e moderne pranë Teatrit “A.Z.Cajupi”, Estradës dhe Teatrit të kukullave me ambicjen e tij personale nuk do I ndahej për asnjë cast pasionit dhe aftësisë, talentit për të pikturuar. Karriera e tij do të njihte kulminacionin kur emigroi në Greqi, si rezultat I hapjes, kontaktet me botën jashtë dhe antikitetin e lashtësisë greke. Karanxha ka marrë cmime dhe mirënjohje për arritjet e tij të shquara në fushën e artit. Në Vitin 1983, vlerësohet me disa cmime, si medaljen “ Naim Frashëri”, dy cmime të para në skenografi në takimet e teatrove kombëtare në Tiranë ’75-’94, si dhe shumë dëshmi të kualifiimit profesional. Ka marrë disa Cmime të Parë e të Dytë, në gjininë e grafikës e të pikturës në shkallë kombëtare dhe rajonale. Është vlerësuar me disa cmime të para në teatër në vend e jashtë tij, në gjininë e skenografisë. Njohës I mirë në mënyrë perfekte I disa gjuhëve të huaja, italiane, greke dhe bullgare. Krahas ushtrimit të profesioneve institucionale ai ka ushtruar edhe një karrierë të pasur personale artistike të cilën e ka cfaqur dhe promovuar para publikut artdashës me mbi 15 ekspozitat vetiake si brenda dhe jashtë vendit si në Greqi, Maqedoni, Bullgari e gjetkë. Duke e konsideruar gjërësisht si një artist, gjuha e pikturave të Karanxhës është mjaft e pasur, e gjallë, e guximshme magjike dhe shpesh të ngjallin emocione shpirtërore, në kuptimin e ngjyrave të shpirtit.
“Nuk është vetëm për mua por për të gjithë artistët. Ashtu sic ka gjithë bota. Kam qënë në pesë-gjashtë shtete, kam parë në këto vende demokratike europiane vende të kulturës e artit që në cdo 50 metra shikon një statujë, afreske, sepse ato e pasurojnë zbukurojnë qytetin, nuk e varfërojnë, por tregoj\në kulturën e një kombi. Varfëria kulturore e përket nomeklaturave. U pagëzua një lulishte me emrin e Vangjush Mios, por mungon statuja apo një pikturë e tij. Elementi I Mios në të do të thotë njehsim I shpirtit krijues e kulturës së qytetit. Cdo turist që vjen në qytet në rradhë të parë dëshiron të njihet me kulturën e qytetit dhe në bazë të tij do të vlerësojë se ku vajti, cfarë bëri, dhe deri ku është qytetërimi apo civilizimi I një kombi. Sa më shumë kulturë dhe vepra arti, aq më shumë do të vlerësohet ky vënd. Politika nuk e vlerëson kurrë këtë vend, poltika nuk e bën artin. Arti dhe kultura janë pashaporta e një kombi, që shkon në cdo vend të botës. Artistët janë të pasur nga ana shpirtërore ndërsa nga ana materiale janë më të varfërit në botë. Të pasurit mund të kenë paranë dhe të mirat në jetë, por nuk kanë pasurinë shpirtërore dhe talentin, – thekson Rolandi.
Të gjithë artistët kanë mënyra të ndryshme për të prezantuar kreativitetin e tyre. “Bijtë” e qytetarisë dhe inteligjencës korcare; shkrimtarë, pikturistë, skulptorë, historianë, muzikantë, arkitektë, politikanë, idealistë, patriotët, atdhetarët, komunikojnë entusiazmin, magjepsjen, perfeksionimin, kontributin, trashëgiminë dhe duke ruajtur kulturën, traditën, vlerat kombëtare dhe historike, për t’ia lënë hapësirën, qytetarisë së ardhshme korcare. Kjo është ajo c’ka kërkon dhe bën, piktori rebel, Roland Karanxha….
Raimonda MOISIU