- Liqerit tim lasgushjan!

Dielli mbi liqen sheh fytyrën vijëzuar,
Dhe panorama e qytetit, si fijëza ndriçuar,
Mbi pasqyrën liqenore, qesh reflektuar,
Dhe më duken vijëzimet pasqyruar,
Si tastjerë pjanoje argjend punuar.
Dhe nis tastjera gjigande që në Lin,
Dhe ec valëzuar, në Tushemisht mbrin,
Dhe sytë e mi , mbi çdo notë trokasin,
Tingujt nga Shëndëllia nisin tingëllojnë,
Arrijnë gjer në Shën Naum , e këngëzojnë…
Përkëdhel notat me sytë e mi dashuruar,
Me liqerin Lasgushjan, nga Perëndia shenjtëruar!
Më dalin lot shpirti paqtuar, përmallur,
Me dridhje shpirti e zemre entuziazmuar,
Mbushem me flakë pasioni e frymëzuar!
Liqeni im, ti je perandoria e shpirtit tim,
Për vargje poetësh i pashtershëm burim,
Je bukuri përrallore , qëndisur flori dhe ar,
Je sherbet, mjaltë për shpirtin pogradecar.
Dhe unë mbesa e të bukurit Tushemisht,
Pas teje jam dashuruar çmendurisht!
Që në vogëli ,përkunde djepin e shpirtit tim,
Me valëza ëndërimtare, me dallgë lozonjare,
Jam safi enkelanase e ngujuar, e dashuruar,
Murgeshë në manastirin tënd hyjnor,
Marr shpirtin e fle nën çarçafin flori liqenor,
Në shtratin tënd shtruar jatak sedef ranor.
13/7/2021 RSH