16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Përshëndetje shoqëria Facebook!Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person

Do filloj të largohem nga CA grupe poetike, nga ca ama.

Pse largohem? Sepse është rradhë e madhe moj. Pashë që gjith administratorët dhe moderatorët e grupeve postojnë tek grupet e njëri tjetrit, dhe detyrimisht ata marin çertifikata ekselent, vjen pas elitës një dorë e mirë të vjetrish, pastaj hierarkia zbret…

Prit unë! Unë jam fundi. Unë sa hyra, apo skanë ca kritere, duhet të marësh klikime _pëlqime nga grupi ,ndryshe ske gjë.

U tregova e zgjuar unë, bëra ca shokë nga grupi dhe kliko unë..prit të më klikonim ata iç! Më klikonin kur mirja ndonjë çertifikatë (këtu spinë ujë klikimet, xhelozë moj), po tu them të drejtën kanë ca pena të forta ca, që e meritojnë, po ka dhe ca pena bobooo… marin dhe ekselent , nejse.

Ti po thua se nuk e kam poezinë e mirë?! Po bëj si dhelpra me rushtë?! Ti o se kupton poezinë ose dil nga miqësia ime, bëj shaka o mikeshat e mia , ju më dërgoni kafen e mëngjesit, më uroni ditën të lumtur… Hë po ju kujtoj, duhet fshesa nganjëherë…

Po sa të kemi Facebook mos e çani kokën fare, kanë një opsion këta Block si BLLOK Gestapo është kliko block as miza nuk hyn në grup.

Po ju dërgoj një foto , një sellfije ,mos harroni ka filluar fshesa.

O hojëzat e mia me mjaltë o shoqëria ime e dashur, herën tjetër flasim prap, ju përqafoj fort, kalofshi sa më bukur!

Ishalla na zënë urimet e njëra tjetrës!

“”””””””””””””””””””””””””””””

Nuk është përrallë “na ishte një herë”!
Ngrihen çdo mëngjes qefprishur,
Me gjendje shpirtërore çakërdisur.
Gjith dita, stuhi dhe shtërngatë,
Për bukë me sheqer, o kothere thatë,
Pa ngrënë në gjumë bien çdo natë.
Për drekë supë, oh çorbë me oris,
Për supën pa shije, burri sherrin nis,
S’durohet, gruaja le lugën mbi pjatë,
I ngec në fyt,e shkreta kafshatë.
Gjith jeta shkon sherr dhe shamatë!
Ku hyn fukarallëku/hyn maskarallëku,
Ku mungon sheqeri, /futet zeherri.
Dhe burrë e grua, divorc në gjykatë,
Shkaku?! Papunësi, mungojnë paratë!
Kjo ferrë e keqe dhe sot po merr uratë!
Njerzia po vuan, po bën jetë qeni,
Dhe vargjet nga koha e Çajupit e Migjenit,
Tek vargjet e mia seç hynë dhe u shkrinë,
Gruaja e shkretë, çe do burrë zinë,
Kur smban dot shtëpinë, katandinë!
Mjerimi kafshatë që skapërdihet,
Dhimbshëm në kuris të fëmijëve bie.
Varfëria na është qepur si ferrë,
Na kanë mallkuar: _Ju mbiftë në derë!
S’është as përrallë na ishte njëherë.
A thua është mallkim nga Perëndia,
A fati i padrejtë që të qajë fëmija,
A thua për varfërinë ka faj qeveria!?
Popullin kështu e gjejnë, qeveritë skanë faj,
Populli ka faj, me shëndet ta mbajë!
Mendoni për fëmijët, o dreqi tu hajë!
Gjer kur fëmija për bukë do të qajë??

7/7/2021 RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.