27.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Korrik 2025

Rakip Zhguni Gezuar ditlindjen.

Sot miku i jone Ragip Zhguni feston pervjetorin e ditlindjes,Gazeta “Nji Dritare e Re”i urone GEZUAR,FESTOFSHE 100 PERVJETORE.

NE KUJTIM TE MIGJENIT TE MADH ME RASTIN E DITELINDJES

Ka kohë, Migjen, që të kam harruar,
Më mbytën ca halle, s’më lënë të qetë,
Vështroj këtë qiell për dreq trazuar
Dhe shoh si grinden keqas edhe retë.
Lëshohen vetëtimat litarë-litarë,
Kamxhikë rrufesh godasin pa mëshirë,
Qetësinë time ka kohë që e kam vrarë
Dhe endem kuturu me mendje të mpirë.
Në sytë e mjerimit shoh me trishtim,
Më shfaqesh ti syevetullngrysur.
Thahet pranvera gati në shpërthim,
Nga bota e vjetër prej kohësh përmbysur.
Por, eh, më djeg kraharori i gjakosur
Nga plagë të vjetra e të reja bashkë.
Mjerimi mbetet një plagë e pasosur,
Veshur me zhele si dordolec me kashtë.

Ti heshtesh se nuk ke aspak fuqi,

Vështron e nxin jo pa mallëngjim.

Buzëqesh pak, qoftë edhe për nostalgji,

Dhe pse në sytë e tu shoh trishtim.

“””””””””””””””””””””””””””””

UBUBU!
Porsi agu aurorë sytë e tu,
Pikturuar qiell i kaltër, deti blu,
Me fustanin lule-lule gjer mbi gju,
Ç’më kapite e sfilite, ububu!
Porsi hëna larë balli me argjend,
Zog i gjirit nën këmishë nuk zë vend,
Si i etur dashurie rrugës rend,
Më ke lënë të marrosur, krejt pa mend.
Vrava shputat nëpër shkrepa, larë gjak,
Te livadhi barbleruar pritmë pak,
S’jam për ty as i huaj dhe as lak,
Gjithë kam e gjithë ç’kam, tutje flak.
Tutje flak me para e pasuri,
I bëj rrobat që kam veshur shkrumb e hi,
Të dy bashkë përballojmë çdo stuhi,
Se na ngroh zjarr i zemrës gji më gji.

Porsi agu aurorë sytë e tu,

Si pasqyrë qiell i kaltër, deti blu,

Dhe në iksh porsi hije, vjen këtu,

Ç’më gëzove, lumturove, ububu!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.