10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Rami Kamberi

 

KU SHQIP, TOKËS I THONË ATDHE…

Çdo natë s’ka gjumë, ka frikë
E frikëson agu i dritës e mesdita me varr të ri
Robëria, ka sy e tradhtia e ligë
Zhurmojnë rrugët qytetit, pse u vra, kush e di

Rreshtohen, pari edhe qytetarë, pikojnë, lot e lot, mbi tok’
Thoshin, ishte i urtë, thoshin, ishte edhe atdhetar
Askush s’dëgjoj krisma, askush se pa, plumbi si i ra n’kok’
U dëgjuan fjalët, se dorasësi, kishte qenë shqiptar
E kishin kapë sytë, te udhëkryqi parë, thoshte, një babëlok
Dukej, si hije mjegulle e herë po dukej si kalimtar

Çdo natë s’ka gjumë, ka frikë
Trishtoheshin qytetarët, për dakikun e ditës së re
Robëria, ka sy e tradhtia e ligë
Nëpër rrugët e qytetit, ku shqip tokës i thonë atdhe

“”””””””””””””””””””

SYTË JETË, KU PLAKEJ BABAPLAKU…

Prore
Mbi tokën e perëndive, ranë djersë gjaku
Fitore
Dukeshin, sytë jetë, ku plakej babaplaku

Korbi trishtohej, nga krrokatka, nëpër degë të lisit
Korbat kobzi, pikëloheshin, me të bardhën ngjyrë
Kokat e frikësuara e kërkonin, ballëkuqen e plisit
Kameleonët merrnin nga toka, zjarr e hi për fytyrë

Prore
Mbi tokën e perëndive, keqas ranë, ca yje
Fitore
Dukeshin, sytë jetë, të babaplakut nën hije

“””””””””””””””””””””””””

ILIRI PLAKUR, ME SYTË LIRI…

Unë jam shqiptar
U foli zëshëm, hijeve, ndër metropolet, gri
I vdekur e pa varr
Rrugëtar nëpër mote, jetën, qepur nëpër liri

I lindur në tokën e trazuar, ku frikësohet edhe djalli
N’maja malesh, ku përplasen fe e perandori barbare
Gozhduar n’kryqe, fushëbetejave, ku përgjaket balli
Ku kokat rrinë me plisa, që ju i thoni, tokë shqiptare

Unë jam shqiptar
U foli zëshëm, hijeve, ndër metropolet, gri
I vdekur e pa varr
Rrugëtar ndër mote, Iliri plakur me sytë liri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.