Dashurisë t`i jep gjallëri.
VRAPUESJA E PRIZRENIT – Ramije Ukaj
Para lindjes së diellit u nise
Në ëndrrën e parë zure n`thua
Përtej krrokamës së korbit mbete
Më e shpejtë se vdekja
I re rreth e rrotull qiellit të atdheut
Përmes yjeve zbrite deri këtu
Me lajmin e engjëjve
Se s`kemi tokë tjetër
Kufij të padukshëm kapërceje
Që t`na e hapësh derën e vetmisë
Përmallshëm me sy plot etje
U nise përtej netëve të acarta
Duke kërkuar zjarr për vatrën tonë
Nëpër shekuj të përgjakur
U përplase udhëkryqeve të jetës
Me kokë ndër gërshërë
Vetëm era t`i përkëdhelte flokët
Si shigjetë mes shtrëngatash
Stuhitë s`ta ndërruan çehren hyjnore
Deri te pragu i pagëzimit tonë
U bëre rreze në kupë të qiellit.
“”””””””””””””””””””””””””””””
Një rrezeje të diellit vjeshtak
Sot ia hapa perden e vetmisë
Mbi gjethet përtokë rigonte shi
Sikur lotët në ditarin e mërzisë
Gjithë andej një mjegull e hollë
Si me vello ka mbuluar malet
Rend me rend zogj shtegtarë
Cicërima e tyre kurrë s`ndalet
Edhe unë jam bërë si vjeshta
Që më sjellë shumë nostalgji
Dikur në Korishë isha ujëvarë
Ku ëndërroja për një dashuri
Në dritaren time tash ka diell
Që i jep dritë luleve të mia
Edhe shpirtin ai ma ngrohë
Përtërihet zemra nga dashuria.