Dhëmbe e pafund më je
Një lumë e formove me lotë
Për mallin tonë që ndjejmë
Notojmë të dya bashkë
Me ty Erna në botën tënde
E në këtë botë po notoj unë
Dhëmbja
Që më ngulfatë frymarrjen
Dhe s’më lenë të qetë
Ditën as natën
Kjo dhëmbje s’paska më fund
As shpirti s’ka ma fuqi
S’ka as penë që mund ta përshkruaj
Asnjë fjalë nuk mund ta thotë
E shërim s’ka askund në botë
Ti dhëmbje mizore
Që zemrën ma ke bërë
Xham të thyer
Ma coptove si grimca atomi
E shpirtin tim të trishtuar
Për vdekje e ke gjunjëzuar
Kjo dhëmbje s’ka ma fund
Për ëndêrrat tuaja Erna
Që na u shuan
Janë bër pjesë e jetës time
Gjjër në ditën e fundit
Kanë për të më shoqëruar
Remzie Raci Rexhbogaj
“”””””””””””””””””””””””
Thuhet se pas çdo shiu
Vjen ylberi
E shirat janë të ndryshëm
Për çdo njeri
Shirat e majit
Për mua
Më s`kanë Ylber
Apo Ylberi bashkë më rreze dielli
Më edhi në Shkurt
Në atë kohën e bukur
Atëherë
Sa ngjyra të bukura kishte
Sa rreze e ngrohët ishte
Tani më është shndërruar
Në Ylber të rrallë Hënor
Ç`më vjen
Bashkë më dritën e bardhë
Të Hënës
Lodrojmë
Në ëndërrat e bukura të natës
Ylberi më është i pranishëm
Pranë çdo pikave
Ujvarë lotësh të mi
E ndjej afër çdo herë
Sa kisha dashur ta shoh
Vetëm edhe një herë më sy
Ah, ajo rrezja e ngrohët e diellit
Tani po ma djeg shpirtin
Ngadalë si qiri
Dhe unë po tretem
Nga pak çdo ditë
Erna për Ty.
Qershor 2021
Remzie Raci Rexhbogaj