S’ JAM I SIGURTË PËR ASGJË
E djeshmja
Nuk fshihet
Me majën e lapsit.
Ndarja e viteve
Nuk ndodh
Si me klasat.
Fëmija i rrëzuar
E humbi ëndrrën
E fluturimit…
Si vë faj besimit
Se e ardhmja
Do jetë më e mirē.
S’ mund ta harroj
Kodrën,
Ku për një kalë
Ëndërrova…
Dashuria e parë
S’ më duket e trilluar…
Veten si një germë
Mes vargjesh harrova…
27 TETOR 1993
Udhësh të panjohura si erë shkoj
Në trup kam veç gjelbërim.
Shpesh, kërkoj diçka që s’ është
Që shkon dhe vjen si ëndërrim.
Ca dhimbje si re të zeza
Në trup më shfaqen vazhdimisht.
Në vjeshtë muzgjet e ndërprera
Më shkojnë si metafora, natyrisht.
Bredhjet e mia në vende të tjera
Ku diell gjej më shumë se çdo herë
Më mbeten në gishta si unaza të shkelura
– Kujtime qe për tu ngjallur s’ kanë shpresë.
Në çdo kohë shemben iluzionet
Si shkëmbinj që i flijohen detit
Unë si një yll në orët e vonshme
Kërkoj përmes kaosit vetveten!
LULET
Në kopshtin e luleve u enda me mall
Çdo lule e preka , i dhurova një emër
Era flokët e tyre valëzonte dallgë- dallgë
Si shigjeta dashurie më hyne në zemer.
Gjithë kjo kohe, o lule , pa u parë
U deha nga aroma dhe të fshehtat ngjyra
Në zemër prej jush, isha kaq i vrarë
Nuse te ndrojtura qe ju shndrit fytyra!
Pranë jush dua të shtrihem e të fle
Tju puth në gjume e ëmbël tju këndoj
Se pamja juaj dhe të papirë me deh
Brenda botës tuaj dua gjithnjë të jetoj…