PIKASO DHE GRUAJA PËRBALLË
E ulur në poltronën e mëndafshtë
Duart e piktorit ajo vështronte;
Tek mollëzat ai kishte ngjizjen e jetes,
Stisjen me ngjyrat dhe sekretin,
Dashurinë për gruan,
Sfiden ndaj të bukurës…
Damën e Pikasos shoh
Pas shume vitesh
E gjallë është ende
Veshur me dritë e mister
Me pasion dhe buzeqeshje.
Ah, sikur piktor të isha unë
Në ngjyra dhe në gjurmë të lija vetveten..
Çfarë do kisha dashur më shumë
Se ti bëja dashurisë sime portretin?
Sa do doja buzët t’ia puth
Me pak të kuqe prej gjaku ta lyeja
Fjalë dashurie ti shkruaja në trup;
” Ti do jesh gjithmonë e imja!”
Sa do doja flokët t’ia kreh,
Pa krehër por butë me penel
Tia bej herë blu , herë të verdhë
Si Pikaso ti jepja jete…
Do doja çdo centimetër të trupit të saj
Ta ndjeja brenda qenies sime
Ti jepja shkëlqim bukurisë së paparë
Si meteor të ndrisë nëpër qiej..
Sa do doja të isha piktor
Ta shpikja gruan ndër ëndërrime!