SHTRATI I SHQIPTARËVE, ËSHTË VETËM SHQIPËRIA
‘’ Mjaftë kemi pritur, vërtetë të fortë kemi qëndruar dhe do qëndrojmë, na ka mbajtur të fortë ëndrra dhe dashuria, fjala e gjuhës së ëmbël shqipe, na ka mbajtur të fort ndjenja, shpresa që një ditë, do festojmë të gjithë bashkë, si një trup më rrënje thellë në tokën amë, në tokën, Nënë Shqipëri’’.
Prishtinë, 11 dhjetor- Ne populli shqiptar duhet të zgjedhim në mes dritës ose errësirës, në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, në mes paqes ose të ecim përmes tehut të shpatës, duke qen përherë në konflikte, dhe në rrezik, qe për çdo moment të ndizet zjarri i luftës. Ne shqiptarët nuk duhet assesi të mbesim pa zgjidhje, dhe të lejojmë të kaloj koha më këtë rrugëtim të pa zgjidhur nga ne, çështjen tonë kombëtare shqiptare. Rruga jonë duhet të jetë në integrimin drejt shtetit amë, në shtetin Nënë Shqipëri, Shqipëria është dhe do jetë foleja dhe shtrat ynë i përjetshëm. Para se të integrohemi në Bashkimin evropian, ne duhet të bashkohemi më Shqipëri.
Nga e kaluara mësojmë, se përpjekjet kanë qen përherë, për të qen shqiptarët e bashkuar më shtetin amë, me Shqipërinë Natyrale. Çdo rrugë në gjithë tokën tonë shqiptare, është e kthyer në gurë varresh, është e larë më gjak të trupave, të fëmijëve, grave, pleqve, luftëtarëve, dëshmorëve, heronjve, për të çliruar dhe sjell liri vendit, për të fituar të drejtën për vetëvendosje, për të vendosur për Bashkim të popullit, dhe Ribashkim të tokave të Nënës Shqipëri.
Ne shqiptarët kemi vetëm një rrugë, rruga është drejt bashkimit, në këto ditë qe ne po i jetojmë është shumë e nevojshme të Ribashkohemi, është e nevojshme qe të bashkojmë fuqitë tona, dhe t’i bëjmë një grusht të fort, për të ecur përpara në tokën qe është thuaj me e minuar se ne të kaluarën.
Gjeopolitika Globale kanë ndërruar shumë kohën e fundit, në vazhdim do jetë akoma më e lëkundur dhe do ketë lidhje strategjike ne mes veti, për interesa të tyre, por disa lidhje, bashkëpunime ne mes atyre qe janë sot si garantuese të paqes në botë, nuk do jen shumë të përshtatshme për neve shqiptarëve, për tokat tona, për Shqipëri, andaj neve na duhet bashkimi, jo që të rrezikojmë dike (Ndonjë shtet fqinje), por të jemi në gjendje dhe të zotët për ta mbrojtur tokën tonë, atdheun tonë, dritën e syve, dhe kjo dritë e syve është Shqipëria jonë e veshur më kurorë lavdie.
Ne e kemi obligim moral, kombëtar për të ruajtur tokën tonë, këtë të drejt na urdhëron dhe vet Zoti, të mbrojmë atdheun pavarësisht se më çfarë çmimi do e paguajmë, kjo është dëshmuar dhe në luftën e fundit në Dardani Antike (Kosovë), ku vet toka jonë, dhe për tokën tonë kanë pagur më gjakun e trupa të shqiptarëve për të kthyer tonë, për të kthyer në shërbim tonin mëmëdheun e shqiptarëve, pjesën e Shqipërisë Natyrale.
Ka dhe do ketë zëra kundër bashkimit çdo herë, por këta zëra koha do i vras, jeta do i përmbys në heshtje dhe errësirë. Këta zëra nuk guxojnë të jen si pikësynim për të na mësuar neve rrugën qe duhet vazhduar, rruga jonë duhet të jetë siç na kanë mësuar Rilindasit dhe luftëtarët revolucionar nëpër vite e shekuj qe luftuan dhe u përpjekën që copat e shkapërderdhura të tokës së Shqipërisë t’i bashkojnë. Rruga jonë është e qartë: Dëm askujt, por falje kurrë-askujt!
Mjaftë kemi pritur, vërtetë të fortë kemi qëndruar dhe do qëndrojmë, na ka mbajtur të fortë ëndrra dhe dashuria, fjala e gjuhës së ëmbël shqipe, na ka mbajtur të fort ndjenja, shpresa që një ditë, do festojmë të gjithë bashkë, si një trup më rrënje thellë në tokën amë, në tokën, Nënë Shqipëri.
Është mirë ne shqiptarët të zgjohemi nga ky gjumë i thellë i pavetëdijshëm qe po na përqafon, të zgjohemi më zemrën e mbushur dashuri atdheu, më shpirtin e mbushur emocion për lavdin e Shqipërisë. Shqipëria është fjala qe duhet të na përcjell gjatë gjithë jetës, Shqipëri, duhet të jetë gjuha jonë, gjaku ynë që lëviz në çdo gjymtyrë të trupit tonë, duhet të jetë e lidhur si mishi më kockat vetëm me Shqipërinë Natyrale.
Të zgjohemi sa nuk është bërë vonë, çdo gjë e fituar duhet të mbrohet, çdo gjë e humbur duhet të rifitohet, nuk kemi asgjë për të humbur, mjaftë kemi paguar, mjaftë populli shqiptarë ka derdhur gjak nëpër luftëra për të marr të vetën, për të larguar çizmen pushtuese nga toka autoktone dhe e lasht e tij, mjaftë është burgos, vrarë dhunshëm për fjalën liri, për liri e liria është qenia, frymëmarrje e vet njeriut qe nga ekzistimi i tij.
Të gjithë ne populli shqiptarë të jemi në shërbim të atdheut, të gjithë në heshtje ta pyesim vetën: çka mund te bëjmë ne për atdhe ?…- Çdo njeri nga ne, do ketë mundësi që kësaj pyetje t’i jap përgjigjeje, dhe në atë moment qe do marr përgjigjeje nga vetja, çdo shqiptar do ndërroj qasjen në mendime dhe veprim përballë tokës së lame më gjak, për tokën, mëmëdheun tonë Shqipëri.
Para se të vazhdojmë rrugën në shërbim të atdheut, ty pyesim vetën: Sa e dua unë atdheun, Shqipërinë ?.. – Kur ty i dashur motër dhe vëlla, do të mbushet zemra dhe shpirti, dhe i gjithë trupi më dashuri atdheu, ju me pas nuk do kurseni, djersën, kohën, dhe as gjakun tuaj qe t’i ktheni në shërbim të Mëmëdheut tonë me të bukur, shtrenjtë dhe të lasht Shqipëri…
Është koha qe tani, është koha qe rrugët tona të jenë të ndritura, është koha qe në vend të errësirës, të përqafojnë dritën, në vend të ditës qe i jetojnë disa kot, të ndjejnë aromën e vendlindjes, atdheut, vetëm aroma e vendit tuaj është aroma me e madhe, dhe është aromë qe shpirtin, trupin qe nga lindja deri në vdekje të mban lidhur, si lisi qe rrënjët i ka të lidhur në tokë, po ashtu dhe juve qe në prag të vdekjes kudo qe të jesh, ke dëshirë qe trupin ta varrosin në atdhe.
Nëse e dashur motër e vëlla, ke dëshirë të kesh varrin tuaj pasvdekjes në atdhe, atëherë puno, dhuro, vepro në çlirim dhe ribashkim të Shqipërisë, qe me pas varri juaj të jetë në tokën e Shqipërisë, qe trupi juaj të jetë nën hijen e qetësisë e shpirti yt të prehet i qet përjetësisht, mendo dhe kontribuo në çështjen tonë kombëtare.
-Unë e dua Shqipërinë. – Po ju, a’ e doni Shqipërinë ?