NË EMËR TË POPULLIT FYEJNË E FLASIN DISA TË PADITUR DHE TË VETËQUAJTUR GAZETAR, PUBLICIST, ANALIST, POLITIKAN-
Prishtinë, 03 gusht-Në tokën shqiptare të gjithë kanë drejtë të flasin, këtë ju garanton dhe kushtetua e Republikave, liria e te shprehurit është e lirë deri atëherë kur nuk dëmton palën tjetër, ose nuk i cenon lirinë tjetrit, po këtu për fatin tonë të keq, në emër të lirisë së fjalës fyejnë, dhe qesin vrer nga goja goxha shumë gazetar, publicist, analiste e disa politikan.
-Të fyesh vëllain tuaj pse ka besim në fe tjetër është padituri, të fyesh vëllain dhe motrën tuaj se i takon një besimi tjetër kjo është vërtetë injoranca nga ju qe thirreni në emër të shqiptarisë. Kjo fyerje qon popullin në përçarje, kjo përçarje i konvenon vetëm armiqve tan shqiptarë. Çdo njeri qe përçan popullin e vet, ai është vërtetë tradhtar dhe shërbëtor i armiqve tan, se përçarja është e dëmshme dhe shumë e rrezikshme, këtë e ka dëshmuar koha dhe rrugët tona qe kemi kaluar gjatë historisë.
-Në përçarje investohen shuma të mëdha lekësh nga armiqtë tan. ‘’ Përçaj dhe sundo ‘’. Pre e kësaj përçarje kanë rënë shumë gazetar, publicist, analist dhe besa dhe ca figura me peshë të madhe politike dhe kombëtar, me dije a po pa dije por janë duke i prirë kësaj rrugës, përçarjes dhe kjo i qon ujë në mullirin e armiqve tan nga çdo anë, kjo përçarje e dëmton popullin dhe e vu popullin në pozitë të palakueshme.
-Të tillët qe thirrën në vlera kombëtare, në emër të popullit dhe në emër të kombit, këta të tillët duke nda figurat historike në hero dhe në tradhtar, duke nda në fe, parti e tjera, këta të tillë janë vërtetë ose të paditur dhe nga padituria i bëjnë këto gjëra ose janë të shitur dhe punojnë në dobi të armiqve( Në të vërtetë janë tradhtarë).
-Të gjithë ne shqiptarët kemi të drejtë të thirremi në shqiptari, por jo të gjithë janë shqiptarë të ndershëm, ca janë kokë e trup të mbuluar me padituri dhe i luftojnë vet shqiptarët. Duke bërë thirrje në përçarje, në ndarje dhe këto thirrje një ditë ndoshta do e dërgojnë popullin dhe në vëllavrasje dhe në gjak qe do derdhet, këta ‘’ shqiptarë’’, i gjejmë kudo nëpër trojet shqiptare, dhe e mbajnë kokën lartë dhe thirren si shqiptarët të ndershëm, por çdo gjë mund të kenë, por ndershmëri kurrë të tillët nuk kanë.
-Shqiptari i ndeshëm dhe i vërtetë, kurrë nuk i lufton fenë vëllait të vet, por ai i respekton fenë e vëllait të tij, shqiptari i vërtetë e përqafon flamurin kuqezi, por shqiptari i vërtetë nderon çdo pikë gjaku të çdo martirit, dëshmori, heroi qe është derdhur për tokë, çlirim, liri të atdheut në të gjitha trojet tona shqiptare të Shqipërisë, shqiptari i vërtetë punon të ofroj dhe të bej bashkimin e kokave dhe me pas tokave.
-Shqiptari i paditur ( i keq) ose i shitur, ai gjatë gjithë ditës shkruan dhe fletë vetëm për përçarje, fut në mes popullit urrejtje nder-fetare, mundohet me mish dhe shpirt të mbjell në zemra të shqiptareve urrejtje ndaj një feje të caktuar ose fesë tjetër, duke na sjell kinse,, fakte historike ‘’ se ata qe patën këtë fe bërën krime mbi shqiptarë, masakruan shqiptarë etj…
-Vërtetë njerëz të tillë janë në shoqërinë tonë për fatin tonë të keq, njerëz të tillë i ke kudo, njerëz të tillë thirren dhe në emisione televizive dhe aty bëjnë përçarje, këta nuk i dallojnë etapat historike, kohën dhe datat, vitet qe kanë ndodhur ngjarjet, vitet kanë kaluar, sot jemi këtu, dhe çdo shqiptarë duhet pranuar shqiptarët kështu si janë…
-Sot ne shqiptaret jemi me këto besime ( Fe), thuaj të gjithë nga ne, me ndonjë përjashtim nuk duam dhe nuk ka forcë qe na ndërron besimin (Fenë), andaj shqiptaret e ndershëm i pranojnë këto vlera qe kemi, shqiptari i keq mundohet me një grup të vogël te fyej dhe të përçaj në pikat me të ndjeshme të vet njeriut e qe është besimi në të madhin Zot, mundohet të i lëkund këtë besim ( Ideologji), qe është mbjell në zemra të thuaj gjithë shqiptarëve në të gjithë trojet Shqiptare. Kush lufton fe, është përçarë[s dhe shërbëtor i armikut, jemi ne shekullin njëzetenjë, jo në kohën e komunizmit qe rrënuan kisha e xhamia, vranë klerikët të feve…
Thirrje për të gjithë shqiptarët-
-Nëse keni dëshirë, mundësi dhe dashuri për popullin shqiptarë, bëni thirrje për bashkim, pranoni të gjithë popullin shqiptarë i tillë siç është me varfëri, ne të zi, ne te bardhë, me besim si ai ka zgjedhur, vetëm kështu do jemi bashkë, vetëm duke pranuar vlerën dhe shqiptarin kështu si është ne do arrimë te çlirojmë, ribashkojmë nënë Shqipërinë.
-Çdo shqiptar qe ndjek rrugën, i bashkohet thirrjes te disa shqiptarëve të këqij, i bashkohet thirrjes për përçarje të popullit, ne populli do jemi pikë e pesë, do jemi të shtypur, të vrarë, të masakruar dhe me trupa të përgjakur gjatë rrugës qe do jetojmë, sa me shumë qe i mbyllim gojën, i zvogëlojmë hapësirën lëvizëse përçarësve aç me mirë do na vinë punët neve shqiptarëve…
-I lutem popullit, shqiptarëve të mi të ndershëm, ju lutëm motra dhe vëllezër, të jemi rrugëtar në nderim dhe respektim të çdo njeriu shqiptarë ashtu si është, ashtu si është i Krijuar, edukuar, mos të fyejmë, mos të mbjellim urrejtje, përçarje mos të jemi ne ata qe ndajmë popullin në dysh, por të jemi dorë e lidhur ngushtë me njeri tjetrin, vetëm bashkimi e çliron nga thundra shekullore, nga persekutimi dhe gjakosja popullin shqiptarë, nëse ju jeni mirë, kujtoni se ca motra dhe vëllezër tan janë ende të shtypur dhe jetojnë nën tytat e armiqve, gjakatareve, armiqve të shqiptarëve.
-Kujtoni të kaluarën tonë qe u mbuluam me tym, flak dhe gjak, kujtoni kur e kishim lakun në fyt, kur jetonim ‘’ Liri a vdekje ‘’, andaj është koha të jemi dorë e hekurit në bashkim, është koha të mos përfillim shqiptarët e keq, por të jemi ne shqiptarë të mirë, të ndershëm dhe te mbjellim diçka të mirë për nder të fëmijëve tan, për nder të ardhmes tonë.
-Çdo rrugë tjetër do na mallkon gjaku i dëshmorëve, do na mallkojnë fëmijët tan, do na mallkoj dhe kryqëzoj vetë historia jonë qe çdo faqe e ka të shkruar me gjak të trupave të shqiptarëve të ndershme qe luftuan për popullin shqiptarë, për çlirim dhe ribashkim të kombit- tokave – flamurit tonë kuqezi, luftuan për Një Shqipëri. Unë jam shqiptarë qe i dua të gjithë shqiptarët, i dua ashtu siç janë pa ju ndërruar as një shkronjë…
© RUDI BERISHA