28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

RUDI BERISHA  DARDANI ANTIKE, 05 . 04. 2021

PËR ATDHE, PËR POPULL E PËR SHQIPËRI
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe monument
-Sot po e nisi këtë letër për ty populli im, për ty po shkruaj atdheu im, do shkruaj për ty e bekuara Shqipëri. Po e nisi më emrin e bukur, më shtetin e dashur, më gëzimin, dashurinë me të madh qe kam për Shqipërinë. Rruga ime nëpër tokën e lagur më gjak martirëve, dëshmorëve, heronjve, do jetë rrugë qe do më takoj më korba të zi, do jetë rrugë që do më takoj më mashtrues të kombit por do takoj dhe njerëz që janë dritë e udhëtar, kalorës të mëmëdheut tonë shqiptarë, të mëmëdheut Shqipëri !
-Jeta dhe e vërteta për Trojet e mija, Trojet tona shqiptare vërtetë është e dhimbshme, padrejtësisht dhe paditurisht mbeti dhe është akoma nën çizmen sllave toka, pjesë tokë-gjak të Trojeve të Shqipërisë NATYRALE.
-Sot kur po shkruaj këtë letër, kam vërtetë dhimbje dhe të gjithë ne shqiptarët e ndershëm, shqiptarët e mirë, shqiptarët që kemi gjak prej shqiptari të vërtetë jemi të obliguar moralisht, kombëtarishtë të punojmë dhe të jetojmë më amanetin dhe qëllimin, të punojmë për të bërë Shqipërinë Natyrale.
-Në mesin tonë, për fatin tonë të keq, janë disa nga mesi jonë që flasin gjuhën tonë, janë e punojnë për armiqtë tonë sllav, janë kundër nesh dhe veprojnë kundër nesh, punojnë në dobi të armiqve e në dëm të popullit shqiptarë, në dëm të interesave kombëtare, në dëm të Trojeve tona Shqiptare të Shqipërisë Natyrale. Të tillët duhet shkrua në letrën e bardhë, duhet dhënë vulën qe kanë merituar, vulën e tradhtisë (Tradhtarë).
-Përpjekjet e popullit shqiptar ishin dhe do jen për të punuar në realizimin e qëllimit tonë, në realizimin obligimit në të drejtën tonë juridike e civile për bashkim.
-Duhet punuar që vullneti i popullit të shtypur shqiptar, popullit të pushtuar, dëbuar, vrarë, masakruar, duhet punuar që ky popull të ketë drejtën e vetëvendosjes për të qen njëherë e përgjithmonë i bashkuar në një Shqipëri Natyrale, kjo e drejtë na takon, e meritojmë dhe e kemi paguar më çmimin më të lart, kemi paguar më trupa të fëmijëve, grave e burrave që i vranë nëpër kohë historike, këtë bashkim të shqiptarëve e kemi paguar më gjak.
-Ky gjak duhet të çmohet, ku gjak duhet të nderohet, ky gjak çmohet e nderohet vetëm kur toka shqiptare të çlirohet e të bashkohet në një Shqipëri Natyrale.
………………………………………………………….
Me respekt nga i juaji RUDI BERISHA  DARDANI ANTIKE, 05 . 04. 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.