7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Rudina Muharremi Beja

 

ANALOG..L'immagine può contenere: 1 persona, matrimonio e spazio all'aperto

Shkuan fëshfërimash gjethet me vjeshtën
Rrëzuar netëve të shurdhëta
Me vete morën veç një dëshirë,
përzier me pikëllimin e degëve,
Shtrojeve t’barit të pafajshëm,
zverdhur trishtimit.

Dheun bujar përqafuar,
njomur buzën me bulëza shiu,
stuhive të dimrit acar,
pëlhurës brymë mbuluar,
shpresën, gjallë…

Rendën damarëve të tokës,
fijeve të padukshme,
që rrënjëve sërish të hynin…
Për t’u kthyer degëve ku ishin,
pranverave që do të vinin…

Ashtu dhe unë me vjershën shkoj,
me fjalë fryme përzihem.
Bie, në gji pasthirrmash,
strukur strehës së natës
ëndrrave…ngrihem.

30/01/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.