17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

RUDINA PAPAJANI

SHPIRTI…

Askush nuk e di ku fshihet shpirti,
ndoshta përtej një lumi të verdhë,
ku flasin lloj lloj fjalësh xheloze.
Diku dhe përtej malit,
aty mes zhegut ku dhe guri pëllcet,
nga dhimbja e të lodhurve.
Po ka edhe më ,
aty ku heshtja dhe britma bëjnë pakt,
ku terri dhe dashuria krijojnë rrugën e duhur,
ku ngjyra të zbehta bashkë me ylberin,
dashurojnë mbikalimet e pazbrazura.
Aq larg shkoi shpirti sa kaloi dhe kohën,
ditët e çmendura plot frikë,
fjalët endacake që shushurijnë mbyturazi,
tek vishet dhe dashuron një femër mbi ujë.
Kam dëgjuar se aty ku shpirti pushon së ekzistuari fillon nata plot yndyrë ,
zgjime në dhimbjet e hapave të zbrazura,
lakuriqësi e ditëve që qajnë nga uloksia.
Vetëm se kur shpirti vërtet jeton,
lind një frymë e bukur,
një puthje e ëmbël ,
që dhe trishtimin e bën valë të butë ,
në mbrëmjet kur yjet bien nga qielli.
Pikërisht atë ditë qielli,
u dashuria me tokën e të frymuarëve …

RUDINA PAPAJANI.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, selfie, Zmadho dhe E brendshme

QĒ UNĒ TĒ NDĒRTOJ BOTĒN ME TY…

Qē unē tē ndērtoj botën me ty,duhet të zbres drejt e nē zemrēn tēnde aty ku ēndrat pasqyrohen nē rrëshqitje të buta rrezes që bien pingul drejt e te shpirti yt i malluar.Qē unē tē ndërtoj botēn me ty do kthejē dimrin nē pranverën e luleshtrydheve ku tē vetmin butēsi e japin nē gjurmē të njoma e tē lëngshme.Të kujtohet dita,çasti kur ti mē njohe mirē ,tu duka si ajo lepurushja e fushave që vrapon pas njē lule apo gjethi të sapodalē.Po ajo pika e vesës që ishte ulur pranë qerpikve të mi si pēr tē njojtur mallin nga njomja e njē pike loti.Që unē të ndërtoj botën me ty do zgjohem herët aty ku agimi puthet me ujin e njē burimi që nuk fle kurrë po gjen udhën nē curilēn e bukur ku duhet të eci.Dikur mē pate thēnē:E dashur dua tē më zgjosh çdo mēngjes tamam si ajo era e lehtē qē ledhaton valēn nē shushurimēn e njē deti.Qē unē tē ndërtoj botën me ty sdo pyes pēr largësinë kur dëshiroj flakën e kuqe pranë njē zjarri bubulak sepse bota jote bota ime njē univers në ngjitje….

RUDINA PAPAJANI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.