14.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

Sahit F. Osmani

 

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

Si pellazgët e lashtë ka lindur prej dheut
Në udhēt e luftrave me zjarr është kalitur
Me zemër shqiponjë e syrin që s’trembet
Vullkan që shpërtheu përkundër armikut

“”””””””””””””

Koha

Koha duhet krasitur si pemët
Stinëve t’iu hiqen rrudhat
Të tharat dhe të shtrembërat
Të mbetet vetëm njerëzorja

Frute të kalbura mos të ketë
Furtunat mos të na shembin
Mirësia të ngritë fole lartë
T’iu përballojë mrrolave…

Fluturime të ketë pa u ndalur
Degë më degë stinëve të jetës
Të bjerë e liga që pengon ecjen
Të ngritet e mira për të nesërmen

“””””””””””””””””

Kujtime për çastet e lumtura

Hyra në bibliotekën time
Aty ku librat më flasin per ty
Në çdo faqe germat lëvizinin
Personazhet bënin sehir

Flokët si ar i derdhur rrezesh
Plekseshin gishterinjve te mi
Më dukej se shfletoja librat
Por duart rrëshqisnin tek ti

Fytyra si borë e parë e malit
Sajuar prej lulesh a s’di se si
Kujtoja fjalët që t’i thosha;
Nuk të mashtroj e tillë je ti

Në trurin e dashurisë
Kujtimet kanë leshuar rrënjë
Trupi yt i veshur me dritë
Faqeve të librave shkëlqen

“””””””””””””””

Fjala

Dhëmbët cenzurë për peshën e fjalës
Gjuhën e kanë mbyllur në grilat e tyre
Tingujt rëndojnë në veshë të shurdhër
Kur dalin nga gjuha e s’kthehen prapa

Fjala nuk rëndon me peshë të urtisë
Me besnikëri flet dhe përtej vdekjes
Plagët e shpirtit i shëron nuk i gërrith
Me të gjallët mban peshën e vetvetes

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.