8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Sahit F. Osmani

 

KËNGË E MOÇME

Këngë e moçme ç’legjendë të solli
Nga thellësi e dheut a përtej kohës
Ku trimat si armët në zemër farkëtohen
Dhe shpirti në luftë iu këndon

Ti kuptohesh në gjithë gjuhët e botës
Zërat që lëshon janë rrjedhë e besës
Që trimin dhe nga varri e zgjon
Vdekja të bëhet e pavdekshme

Bredh legjendave jetë pas jete
Me zërin e moçëm e flijime të reja
Sa gjatē nē kohë të njerëzve epikë
Që zbresin nga kuajtë buzë burimeve

Këngë e moçme që bredh stuhive
Pa frerin e kalit nëpër legjenda
Trim mbi trimat që ranë luftërave
Zëshëm me shpirt u këndon të gjallëve

“””””””””””””””””””””

NË FJALORIN E ESTETIKES …

Në fjalorin e estetikës ti ke hyrë
E ndjeshme në midis të figurave
Alternativë e poetëve të të arrijnë
Ty, më të bukurën e dashurive…

Gjithçka që përmban shpirti njerëzor
Element i përjetësisë që nuk vdesë
Frymë je a petkë i veshur qiellor
Shpërndan rrezatim kudo që të jesh

Humbesh e zhdukesh sërish kthehesh
Në art të fjalës në pikturë a muzikë
Si magnet dashurie drejt tërhiqesh
Forcë misterioze metaforë që bashkon

Në fjalorin e estetikes ti ke hyrë
E ndjeshme në midis të figurave
Alternativë e artistēve të të arrijnë
Ty, më të bukurën e dashurive…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.