Armët vrasin, por liria nuk vritet
Ata që e kanë humbur udhën e diellit
Trupin e vet vrasin me kthetrat e tyre
Dhimbje nuk ndiejnë në qelizat e trurit
Plagët iu kullojnë qelbësirë, por jo gjak
Në trupin e shpërbërë bëhen dhunë
Urrejnë çdo gjë dhe shpresën e vrasin
Por lirinë jo kurrë, mushkritë e saj
Thithin frymë të dritës diellore
Dhe kullojnë dritë në zemrat njerëzore
“””””””””””””””””
EDHE DITA FSHIHET
NGA TERRI I FERRIT
(Mikut tim H.Shalës)
Edhe dita fshihet nga terri i ferrit
T’i mbrojë rrezet që kullojnë vesë
Në sytë e luleve në zemër nektari
Se shkretëtira e pi dhe hijen e vet
Petku i ditës petale e shkëlqimit
Që mrekullon mendimin e urtisë
Hapet me syrin e dritës së qiellit
Mbyllet në perëndim mbi kreshta
– si trendafili i kuq i diellit
26Sahit F. Osmani, Shepresa Zurnaci e altri 24

Mi piace
Commenta