NË SHESHIN E LIDHJES
10 qershor 1878

Nëpër rrugët kalldrëm të Prizrenit
Afër një shekull e gjysmë më parë
Ecte mbi gurët të larë me gjak
Rilindja jonë Kombëtare Shqiptare
Ecnin mbi gurët drejt këtij Sheshi
Nga të gjitha anët e trojeve shqiptare
Ata të cilët do t’i tregonin Evropës
Rrezatimin e Shpatës së Zjarrtë
Afër një shekull e gjysmë më parë
Këtu në Kuvend te Shtëpi e Lidhjes
U vulos Besëlidhja e Madhe Shqiptare
Për mbrojtjen e Atdheut nga gërshërët
e padrejtësisë
“”””””””””””””””””””
A E DËGJON…
A e dëgjon se si hapat e urrejtjes
Prapa krahëve të çojnë pluhur
Të përgatitin shtratin e vdekjes
Sa më parë që të jetë e mundur
A e dëgjon se asgjë nuk dëgjojnë
Të drejtën e kanë ligj gënjeshtre
Jetën e tjetrit duan t’ia shkurtojnë
Sikur ta pastrojnë ndonji të keqe
Të shembet e mira,frika mynxyrë
Të rritet dhe nga ajo të fillojnë
Që e nesërmja të vjen e fryrë
Dhe me helmim jetën ta trazojnë
Po s’iu nënshtrove natës së tyre
Do të varin në brinjë të territ
Por dielli çan çdo lloj mynxyre
Dhe me agun e tij mbulon vendin
“”””””””””””””””””””””””””
DIELLI MË DUKEJ SI KOKË E ÇMENDUR
Mbi kokë më rëndonte një zë i marrë
Krrokamë korbi veshët m’i shurdhonte
Ajër i mjegulltë s’më linte ta dallojë
Era fishkēllente mendjen më tundonte
Teksa mbi retë dielli nisi të rrezatonte
Ai zë xhindi rrufeshëm nisi të kërcet
Mbi kokë më rëndonte e më trazonte
Më zinte frymën me çmendurinë e vet
Në shpirt e larë dashuria e kthjellët
Ndërpreu kahjen e jetës nga ky xhind
Që jeta mos të vritet duhet të zgjohet
Nuk duhet heshtur para çmendurisë
Në një ankth isha si asnjëherë tjetër
Dielli më dukej si një kokë e çmendur
“””””””””””””””””””
TI KE DËGJUAR PĒR LUFTËN
Ti ke dëgjuar për luftën
Ne e kemi parë me sy
Trupi na therte nga plagët
Dhimbjet na digjnin në shpirt
Në zjarrin e luftës kemi rilindur
Me dhimbjet e trishtueshme
Që të çliroheshim nga ferri
Fytyrë lirie të kishim
Sytë e tu sot shofin
Dëshmi të porsazbuluara
Dhunë e gjymtyrë të djegura
Hiri i mbetur nga lufta
Sy i mirë i historisë
Që i ke parë të gjitha
Në Kosovën tonë martire
Vdekja bëhet e pavdekshme
“”””””””””””””””””””””””””””
BASHKË T’I NGJITEMI RRJEDHAVE TË KOHËS
Ty të mbron e tashmja me dritën e ndezur
të paqes
Me buzëeshjen e gëzimit dhe të sigurisë drejt
së ardhmes
Mua më mbron e kaluara duke kapërcyer
mbi dashuritë
Me durim, vuajtje dhe shpresë që e nesërmja
të ketë dritë
Bashkë të dy me frymëzim shpirti t’i ngjitemi
rrjedhave të kohës
Lartësive të mirësisë me shikim të zemrës
drejt njerëzores.