12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Sahit F. Osmani

LUHATJE DASHURIE
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho
Kur është para teje tretet me dritën
Brishtësia e saj lastar i ri në zemër
Çel në vesën e syve dhe hedh shtat
Fekton si frut peme në degë gjethe
Kërkon ta arrish të shkrihet në lotë
Pikon faqeve në bukurinë e ndezur
Do që t’a shijosh por nuk e kap dot
Sikur hyn e të troket drejt në zemër
Të fshihet pas teje e do të takojë ty
Me vështrim misterioz të depërton
Sikur ajo të ishte vetëm një luhatje
Përpiqesh ta arrish por e ke të kotë
PARANDJENJË
Të kam kërkuar me këmbëngulje
Dallgëve të panjohura deri në pafundësi
Nëse retë do ta pengonin dritën diellore
Ti do të rrezatoje e rrethuar me dashuri
Me fuqinë e ndjenjës kap valët e zemrës
Që tërheqin drejt teje si fushë magnetike
Dritë e syve të mi tani më është e rralluar
Rrugëdalje nuk shoh as të gjej dritë tjetër
Si valë e dallgëzuar shpirti më trazon
Ylberi i mëndjes më është thërmuar
E ardhmja nga trishtimi është venitur
Parandjenjë e ndarë nga shkëlqimi yt
shpirtin më ka shqitur
Do t’i ngjtem një fije shpreseje
Një fije që më mban ndezur prej premtimi
Aq sa më mban largë kujtesa nga harrimi
Do të këndoj me zërin e shpirtit
ZEMRA E NJERIUT
TË TROKET KAH E MIRA
Çdo ditë e re lind ta luftojë errësirën
Jeta të jetë e pastër e shndritshme
Të ketë paqe, mirësi dhe ngrohtësi
Përpjekje njerëzore dhe mirëkuptim
Zemra e njeriut të troket kah e mira
Natyra derdh shëndet e mrekullira
Para errësirës të prin drita e jetës
Ora të kurdiset me dorën e zemrës
Çdo ditë e re që lindet kullon dritë
Nga sytë e vesës si në një pasqyrë
Ia shohim vetes bukuritë e shëmtitë
Fytyrën e pastrojmë me rreze drite
Në qiellin e jetës të fluturojmë të lirë
Me pastërtinë shpirtërore pa urrejtje
Pa njolla pa dhembje pa lot’e brenga
Por dashuri në zemër mirësi e këngë
UDHA E LIRISË
Të ecësh drejt saj është dëshirë e zemrës
Që ecën përmes vuajtjeve e dhembjeve
Degëve të saj shfaqen sythet e fryteve
Zogjtë në rreze drite ndërtojnë çerdhe
Për të ardhmen të fluturojnë lirshëm
qiellit të jetës
Të ecësh drejt saj nëpër gjemba shkilet
Përballesh me buçimēn e detit të trazuar
E shkēmbinjēve si me sy çiklopik
E qiellit me re të zeza e rrufe ndezura
Që nga lartësitë vrasin e djegin në tokë
për t’u rilindur rishtazi
Të ecësh drejt saj je me gjymtyrē tē lidhura
Trup e shpirt e mendim të nëpërkēmbur
Dhe zemra vritet e shkilet për të rrezatuar
Tē drejtën për të lindur edhe nëse vdesim
Për dëshirën e zenrës që dashuria ta
mund urrejtjen
No photo description available.
POET
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, mal, qiell, jashtë dhe natyrë
Merre penën dhe ngjye
në cicërimat e zogjve, që
këndojnë rrezeve të dritës
me krahë fluturues drejt qiellit të jetës
Merre penën dhe ngjye
në buzëqeshjen e pranverës
në ngjyrat e blerta të saj
bashkë me aromën dhe vesën e luleve
Merre penën dhe ngjye
në petkun e kaltërsive qiellore
në shkëlqimin e yjeve gjatë natës
që i hapin gjijtë si trëndafila të zjarrtë
Merre penën dhe ngjye
thellë në dhimbjen e zemrës tënde
që të djeg nga frymëzimet e trazuara
dhe të merr zjarr e s’të lë të qetë
Vargjet derdhi si ngjyrat e ylberit
hark dashurie le të bëhen
edhe vdekja në të ardhtë për ngjyrë
dashuria s’i lë të vdesin
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.