NË DET
“Ç’më fsheh zemra e dëgjoj në tënden valë,
Të shoh ty dhe nyjën time zgidh ngadalë”
Naim FRASHËRI
Valë e detit më përplaset gjoksit
Sikur kërkon të ma gjejë zemrën
Dhe më jep një puthje të njelmët
Me buzët valë të një pulëbardhe
Më ndez e përplaset pa u ndal
Zemra zjarr i digjet përprenda
S’i ta shuajë etjen vala me valë
Gjoksit përplaset si për shkëmb
Pa ma e dhënë përshëndetjen
Ikte sikur kurrë të mos kthehej
Dielli shpërndante buzëqeshje
Ajo tretej e prehje dot s’gjente!
KAFSHIMI I FJALËS
1.
Fjalën e kanë kafshuar më shumë se Adami mollën
Tingujt ia kanë thyer me dhëmbët e tyre të mprehtë
E kanë lidhur nyje per gjuhe me litar të pergjakur
Që për çdo fjalë të dhënë të vdiset e të jetohet
2.
Përkatësia e saj është rrënja që i përket jetës
Palca e dashurisë që gjallon dhe pas vdekjes
LOT’ I GËZIMIT DRITË I ÇELI
(Motrës sime, Dudies)
Më erdhi motra për vizitë
Ka kohë që nuk ishim parë
Na ndau shumë ky “Covit”
Ndonëse në tel, ishim dëgjuar
Sa afër ishim por sa largë
Sa kontinentet me njeri-tjetrin
Si kufijtë politikë të shteteve
ndarë
Dëgjoheshim e nuk shiheshim
Dashuritë njerëzore s’ndahen
Aq më tepër motra me vëllanë
Ndarjen zemrat nuk e durojnë
Dashurinë brenda e mbajnë
Më vuri dorën mbi supe
Më shikoi në sy me mall
Loti i gëzimit dritë i çeli
N’zemrën time u bë diell