ZEMRA KËRKON ÇELËSIN
TË MBYLLË URREJTJEN
Mendimet shpërthejnë si degët pemëve
Urti të arta u pikojnë pa e dehur mendjen
Nën gjethe fektojnë me dritë frutat si yje
Zemra kërkon çelësin të mbyllë urrejtjen
Në kujtesën tonë ndryshkon hiri i mykur
Hije t’ zeza fluturojnë me krahë hipokrite
Hipokrizia e mbrapshton orën e kurdisur
Dhe për asgjë bën vetëvrasje çmendurie
Nuk mund të ecësh drejt me këtë lëvizje
As të ngjitesh lart si zogjtë maje bjeshke
Nëse mendimet e zeza mbi ne fluturojnē
Me këmbë shkelim kalbësirës së frutave
Braktisja edhe harrimi të ngrijnë shpirtin
Flladi mendimeve fshin pluhurin e mykur
Aty ku merimangat rrjetat e zeza i endin
I trazon shpërthimi i mendimit të ndritur
“”””””””””””””””””””””””””
KROJESHTERRUR NUK DO TË DUA
Ah,sa do të doja që t’më përkisje mua
Veçse krojeshterrur ty nuk do te dua
Lermë të rri mënjanë vetëm në vetmi
I etur si shkretëtira deri n’pikë të të pi
Kokëfortësia jotje larg më ka tërhequr
Gufon turbullira krojet të janë shterrur
Gurgullojnë fjalët e derdhen në vargje
Shterrimin tënd e freskojnë në heshtje
Ah,sa do të doja që t’më përkisje mua
Veçse krojeshterrur ty nuk do të dua
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Kur të bëhem unë njeri e ti sorkadhe
Gjahtari nuk do të të vrasë
Lotët nuk do të ngrijnë në sy
Në pyll do të jetosh e lirë
Pa frikë do të afrohesh pranë meje
Kur të bëhem unë njeri e ti mimozë
Nuk do t’i këpus lulet, s’do t’i thyej degët
Lotët vezullues s’do të rrëshqasin
Do të mbetesh përherë e blertë, erëmirë
Degëve në çdo stinë do të këndojnë zogjtë
Kur të bëhem unë njeri e ti bletë
Me thumb do të vrasësh vetëm të keqen
Që lulet të çelin në sytë e dashurisë
Nektar të mbledhësh me këmbët e zemërs
Plagë shpirti të shërosh me mjalt dashurie
Shembëllimi i jetës do të mbetesh!