9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Sahit F. Osmani

PASQYRË E THYER
Pasqyrë e thyer e deformon fytyrën
I shkon përshtati pikturës moderne
Në vija të trasha ndan jetën-natyrën
Ku pasqyrohen çoroditjet e njerëzve
Të atyre që u kanë humbur ndjenjat
Pa jetërsim ato fizike e shpirtërore
Ndjenjat thjesht me vlerat materiale
Që reflektojnë si një pasqyrë e thyer
Imazhi mund të përmbajë: Sahit F. Osmani, oqean, swimming, jashtë, ujë dhe natyrë
PO TË KËRKOJ
Fluturove shumë lart ike shumë më larg
S’ munda që të arrija zilia më ndiqte pas
Anija ishte nisur e çante detin me dallgë
Pulëbardha e pëllumba silleshin vërdallë
Tē kërkoj mes valëve ato më pëshpëritin
Gjuhën e tyre veshët e mi nuk e kuptojnë
Nga ç’erë ti erdhe ç’ farë epoke i përkisje
A po përtej-kohës a prapa diellit ekziston
Ishim lidhur për fjale të përçarë dallgëve
Dy zemra të lidhura me një rreze diellore
Shigjetat që shponin dhimbjet i derdhnin
Por nuk rrëzoheshim qëndronim s’binim
Jam me veten time n’ rrjedhë të dallgëve
Midis detit e shpirtit kudo ty po të kërkoj
DËSHIRA MË E BUKUR E ZEMRËS
Mos krijo shkretëtirë në kundërshtim
me natyrën
Dashuria dhe Liria dëshira më e bukur
e zemrës
Janë mrekulli të jetës që duhet shijuar
Ku gjallon e mira e mund edhe vdekjen
Ajo është forca burimi i pashterrshëm
Që farëzon dashuri në shpirtin njerëzor
Vlerë që ndryshon rrjedhën e së keqes
Kopshtet e dashurisë në gji ia degëzon
ZEMËRIMI I DASHURISË
Fluturojnë mbi mua kujtimet si zogjtë
e bjeshkëve
Me krahët e dashurisë si valët e dallgëzuara
të detit
Zgjas duart për t’i kapur më rrëshqasin nga flatrat
Nuk ka dorë që i mban janë të plotëpushtetshme
Ndjesia e të qenit brenda meje më jep forcë
e zemër
Gjithë jetēn në ëndërrim me shpresë se do
t’i arrij
Po dashuria është zemëruar në tjetër zemër
ndritë
Vetëm kujtimet fluturojnë mbi mua të afrohen kanë frikë
DO T’I THEM TË GJITHA
A të vjeshton dashuria n’shpirtin tēnd
E zhuritur pa këngë të zogjve pa hare
Kur çelte n’agim trëndafili kuq i diellit
Vesë të luleve pije me erë pranverore
Me erën pranverore harboje n’çdo anë
Nën simfoninë e zemrës çelnin pemët
Jeta çenka e tillë sa kudo t’rrëshqitka
Në kujtim t’i lë dhimbjet lotët e këngët
Gjumi s’më zë shpirti më është regjur
M’i rrëmbeve çastet që nuk përsëriten
Fjalët e tepërta dhe guximin e heshtur
Asnjëherë s’më rastisi t’kisha pēr vete
Në u takofshim do të t’i them të gjitha
Në stinën e dimrit kur shpirti zhvishet
FRAGMENT NGA VENDLINDJA IME ( RANDOBRAVË)
Doja diçka të moçme nga vendlindja e ime
Dashuria hyn në shpirt më shfaq bukurinë
Fjalë e parë e shqiptimit shpirtmjaltë gjuha
Burim i kroit të lashtë që kurrë s’u shterrua
Zogu i zemrës me sqep e gdhendëte gurin
Foletë shqipeve stuhitē s’mund t’i shkulnin
Këtu të parët tanë kishin mbirë si prej dheu
Fushat plot gjelbërim, lisat e preknin qiellin
E bukura më tha:eja këtu kur të piqet rrushi
Në butin e zemrës ëmbël do t’kullojë lëngu
Në dimër ngrohemi i shijojmë t’gjitha frutat
E dashuritë i kokrrojnë kalaveshat e rrushit
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.