22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Sahit F. Osmani

JO I KA THËNË VDEKJES
Jo i ka thënë vdekjes kur ia bastisën shpirtin
Në emër të lirisë së rrejshme sterpikur me
simbolet e saj
Dhe kështu do të jetë deri në çastin e fundit
Urrejtjen da ta zëvendësojē me të vërtetën e
dhembshur
Lirinë do ta çlirojë nga mashtruesit
Nga vrasësit e saj, atyre që u shkēlqejnë vetëm
qelbi e jargët
Liria nuk është për batakqinjtë
Ajo qëndron në ajër të kthjellët dhe kullon dritë
Bleron kopshteve me lulëzimin e jetës
Frutat i vjelin duart e pastra të njerëzores
“””””””””””””””
PËSHPËRISIN NË VESH FJALË TË ËMBLA
Pëshpërisin në vesh fjalë të ëmbla
Fërkojnë duart e spërkatura me ngjyra
Ledhatojnë e gudulisin pjesët e ndjeshme
të trupit e shpirtit
Mashtrues që përfitojnë me dredhira!
“”””””””””””””””””””
KUR E VËRTETA LEXOHET ME SHIKIM
TË RREJSHËM
Të vërtetës s’mund t’i lakohet rrezja
As t’i luhatet drita kur i thyhet
Ç’kuptim mund të ketë jeta dritëthyer
Mirësia shkilet si qenie e verbër
Kur e vërteta lexohet me shikim
të rrejshëm
“””””””””””””
NË FURRËN KU PIQEN BUKËT E DASHURISË
Në furrën ku piqen bukët e dashurisë
Mielli sitet më ndryshe, gatimi bëhet më i veçantë
Tharmi, nga palca e shpirtit u hidhet
Përzierjen e bëjnë duart e syve me gishtërinjtë qerpikë
Me rrezatim të zemrës në furrë të frymëmarrjes piqen
Kujdesshëm, gjymtyrët mos t’u digjen!
“””””””””””””””
ATJE KU NGJIZEN E PËRJETËSOHEN VETËM DASHURITË
Kur e kuptojmë lindjen dhe perëndimin e diellit
Koka na ngritet lart që t’i kap kufijtë e universit
Me zjarr zemre t’i shndritë udhëtimin mendjes
Me frymë t’ shpirtit t’i jep aromë e kuptim jetës
Vërtitet ditenatë në çdo kohë kurrë pa u ndalur
Të gjejë burime njerëzore që s’kanë të shterrur
Kundrejt çnjerëzores që si bishë i çan gjymtyrët
Për të pirë palcën deri në pikë thellësive të trurit
Në shtegtim drejt horizonteve që dhurojnë dritë
Atje ku ngjizen e përjetësohen vetëm dashuritë
Sahit F. Osmani, Elham Pasha dhe 21 të tjerë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.