Ata
Ata jan’mes botëve të ndryshme,
Ajo në tokë e ai në atmosferë,
Mes yjesh bëjnë lozhe njëri tjetrit ,
Atyre yjeve që bien si meteor,
Ai
I vetmuar mes fushave pafund,
Se vetmia êshte mik i udhës tij,
Ai nuk diti çështë një miqsi,
Vuan nga mos sinqeriteti.
Hapsirat përhapet n’gjith horizontit,
Një mëndje të mbyllur nuk e njeh,
Me Mikrometrin e shqisës matet,
Se mendja është vushkur me koh’
Ajo
Ecën me hapin e kohës
Se koha është vler për të,
Nuk meret me cingërima fjalësh,
Që jan bosh e digjen si eshkë.
Natyra krah i jep udhëtimeve,
Si koralet zbuluar nga myshqet,
Mundohet në çdo vend q’shkelë,
Shkëlqim të rezatoj mes llumit.
Sava Fezga Branko
22/05/2021
“”””””””””””””””””
Monotonia
Në atë mbrêmje n’kopshtin e bukur
Momotonia trubullt e kish kapur,
Vështronte qiellin plot me yje,
Me Emër një nga një i ndante.
I zgjaste duar që ti prekte,
Pafundësia ishte larg’
Një yll i vogël në mes t’ tjerve
Shkëlqimin fshehur mbante.
Vjedhurazi rrezet i hidhte,
Monotonin e zgjonte
Po unë tek ti kam zën një vend?
E çemer më ke vënë.
Një hënë e bukur mbi hapsirë
Ndriçon lëndinën mbarë
I fshehur strukesh ti pas saj,
Gjith natēn zgjuar je…
E flet pa fund gjith nata,
Me retë që jan’ për hapur,
Mëngjezi në gjum të gjen’
Fshetësia shum eka lodhur.
Sava Fezga Branko