“”””””””””””””””
Të jesh grua
Në horizontin e jetës je gjëja më e brishtë,
E bukur delikate si lule në agim,
Je si një perlë qē shkëlqen ambjentin,
Me duar e arta ti e thurrë tryezēn.
Ti je ngrohtësia e ditëve të acarta,
Që mbjell dashurin mbas mureve të forta,
Melhem për familjen mbas çdo sëmundje,
Je mbajtja e dhimbjeve mbas çdo furtune.
Është membrana e formimit t’qelizës,
Je mbretëresha e krijimit të botës
Prodhon filiza e lulëzon tokēn,
Patë çdo gjë do ishte e vyshkur.
Me të burri duhet të krehnohet,
T’a ruajnë si vlerën e tyre tê shtrenjtë,
Pa të mbeteni si eshkë e pyllit,
Që po spatën shkrepse mbeteni pa ndezur.
Ato janë ylberi mbas shiut të vjeshtës,
Rrezatojne mbi çdo ego që e thekson burrin,
Prandaj o meshkuj vëreni vath në vesh,
Ju nga gruaja lindët ruajeni si gjë të shenjtë.
Sava Fezga Branko
“””””””””””””””””””””””””
Dryni i vjetër.
Mbi rrënojat e gërmallës së dhimbjes time,
Një portë e vjetër mbyllur me drynë.
Mbrënda saj jetojnë kujtimet,
Fshehur në syndykët e vjetër të shpis.
Aty jetoj gjith fëmijria e nënës time të shenjtë
Mbledhur në fletore e copa letrash,
Kujtimet në çdo kënd kan zënë vend.
Saherë afrohem pran asaj dere ,
Një dhimbje trupin përshkon,
Mundohem ta hap atë dryn të hërshëm
Që vitet e koha e ndryshkën përjetë.
E ulem në gjunjë pran asaj dere ,
E lotë rrëshqasin mbi pragun e saj,
Duar e këmbët fillojnë të dridhen,
Nuk mbahen nga brenga që ështe hap.
Hendeku i thellë mes pragut e derës,
Ska lopat e shatë ta mbushi me dhe.
Sa herë të shoh ty dryn i vjetër,
Të prek me dorë e stë hap dot’ ,
I mbyllur hermetikish pas ikjes tënde,
Në botën e engjëjve ti kezën vend.
Sava Fezga Branko
Albania