Jam ulur diku larg k’saj rrëmuje,
Muzgu sapo iku mbrëmja vellon thurri.
Rrugët i vështroj si qylym qëndisur,
Qiellin i pa fund me kurora yjesh.
Mëngjezet më zgjojnë e ditën më ikin,
Si një flutur rend se koha më shkoj,
Mundohem çdo gjë që t’masë me meter,
Se akrepat e orë nuk mund ti ndaloj.
E sot ndjehem si një buqetë me lule,
Ku aroma e ngjyrat jan tē shumllojshme,
Ndjehem si një reze bręnda çdo filize,
Mundohem të freskta t’mbaj t’mos vyshken.
Ja erdhe përsëri nuk di çti them vetes,
Ku thinjat kan mbirë më shihni më thonë,
Jemi bashkë udhëtarë sado që i lyen,
Jemi fisnikëria e viteve që vijnë..
“””””””””””””””