Ne të dy së bashku,gjithmon aty rrimë,
Ti në botën tënde,e unë në atë timen.
I flasim njëri tjetrit,me gjuhen e syve,
Ti më shikon mua dhe gjithnjë më pyet.
Si është jeta jote,në botën e njerzve?
Qesh me sytë e tij që jan të çuditur.
Më mir të jesh Qen në k’të botë mizore,
Më mirë të mbajnë ty,se mua të gjorën.
Ai më shikon dhe sikur kupton,
Më afron dy putrat dhe më ledhaton.
Pa më trego,ti për botën tënde?!
-Bota ime është botë pasaniku,
Gjith shokët e mi,jetojnë nëpër vila.
Na mbajnë në shtëpi sikur jemi princa,
Pastaj mos të themë,
Ne se si ushqehemi:
Me sallam,pulë,vezë,plus gjëra të tjera.
Mos pyet pastaj,
Ç’pushime që bëjmë
Po shëtisim botën,me avjon kroçe.
Mos të them për vaskat me hidromasazh,
Me dyshek dormeo,por si një pasha.
Mos më thua më,ti mor bukurosh
Bota qënka juaja,s’qenka më për ne.
Dhe pastaj të dy ulur seç po rrimë
Ai vështron mua,unë vështroj atë.