Shkruan Flori Bruqi,PH.D
KONTRIBUTI I FLORI BRUQIT NË SHKENCËN DHE LETËRSINË SHQIPTARE | ATUNIS  GALAXY POETRY
Libri ditar është shkruar thjesht, pa shprehje poetike, pa ndonjë imponimin anësor, për dëshirën e askujt e as për inatin e dikujt. Është shkruar në formë ditari ashtu si kanë rrjedhur ngjarjet, aq sa kam poseduar shënime dhe aq sa kam mbajtur mend nga e vërteta midis të vërtetave. Ndoshta dikujt mund edhe të mos i pëlqej, por realiteti është ky, i bazuar në ditarin tim të para luftës, të luftës e të pas luftës. Pra nuk mund të ndryshohet asgjë nga e vërteta. Pena e ka kështu kur nuk pushon së shkruari. Në faqet e këtij ditari, sidomos ato të luftës e të pasluftës, ka ndryshime të mëdha nga shumë intervista të deri tanishme që janë dhënë nëpër media, që janë folur e përfolur, shkruar e interpretuar për 20 vite me radhë, nga individ të ndryshëm e nga lakmitarët e autorësive të huaja! Tani kur u harxhuan këto intervista shumë interesante e të llojllojshme, gënjeshtra me krip e pa krip, unë po e botoi ditarin e luftës e të pas luftës, pa më të voglin ndryshim! Tani, lexuesi le ta kuptojë si të dojë, libri s’ka mrekulli brenda as nuk do mund gjendet fjali e pa argumentuar nga faqet e ditarit në dorëshkrim, thjesht këto ishin përjetime e udhë sakrificash nga mosha 7 vjeçare e deri sot kur me të madhe po zhvillohet lufta për kolltukë të buta, për karrierë e pasuri… (Dibran Fylli)
*****
“Udhët e sakrificës -Ditar” i autorit, Akademik Dibran Fylli
Libri, “Udhët e sakrificës -Ditar”, është një ditar i fëmijërisë, studimeve, luftes, burgut , krijimtarisë letraro-artistike i veprimtarit, shkrimtarit , akademikut tonë Dibran Fylli ,nga Aqareva e Drenicës martire, pjesëmarrës i luftës së UÇK-së në vitet 1998-1999.


Akademik, Hakif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, "Hasan ...


Në këtë vepër autori  Dibran Fylli ka radhitur kujtimet e tij të fëmijërisë , rinisë, studimeve në Lubjanë , luftës dhe zhvillimeve ushtarake të  UÇK-Së kryesisht në fshatrat e  Zonës Operative  të  Drenicës(ZOD)   ku edhe ka vepruar gjatë kohës së luftës çlirimtare.

Libri tokë e mbjellë me varre nga Dibran Fylli - Klina.info
 
 

Përshkrimet e ngjarjeve të cilat i ka shënuar kohë pas kohe, në ditar, janë dokumentare të cilat  pasqyrojnë përpjekjet për mbijetesë të popullatës civile, e cila ishte e ballafaquar me tërë egërsinë e forcave pushtuese, ngase ajo ishte në  shënjestër të  granatimeve nga distanca, por edhe e luftimeve të drejtpërdrejta të luftëtarëve të lirisë kundër forcave ushtarake, policore  si dhe forcave paramilitare serbo-malazeze dhe ruse.

Dibran Fylli: Kronologji e shkurtër e Njësitit për Intervenim të ... 

Autori, nuk ka arritur të shënojë zhvillimet e çdo dite për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe pamundësisë së qëndrimit në një vend të caktuar.

Publikohet Antologjia “Lulëkuqet e Lirisë” – Çdo shesh një ...


Megjithatë, ai edhe në kushte të tilla të pasigurisë për jetë, si edhe të gjithë banorët në zonat e luftimeve, në “Ditarin” e tij ka përshkruar edhe zhvillimet politike sipas medieve si dhe jehonën e luftës së UÇK-së, e cila ishte mirëpritur dhe përkrahej unanimisht në zonat e përfshira në luftë e më gjerë, por kishte fituar edhe simpatinë e qarqeve demokratike e përparimtare kudo në botë.

dibran fylli Të pavërtetat e përfolura rreth Festivalit Folklorik ...


Dibran Fylli, gjatë luftës, ka qenë pjesëtar i aktiv i Luftës çlirimtare që kishte për detyrë të luftojӕ forcat armike si dhe të përkujdesej për ngritjen e moralit artistik të ushtarëve dhe popullatës civile, sidomos për atë që ishin të zhvendosur dhe ishin të strehuar në pyje e lugina të lumenjve, me qëllim për t’ i ikur sulmeve të drejt për drejta të forcave armike.


Agjencioni Floripress: Bisedë me Dibran Fyllin, regjisor, ideator ...


Ushtarët dhe shokët e Dibranit, e   kishin shtrirë veprimin në të gjitha fshatrat e përfshira në luftë dhe kishte për detyrë të përcillte organizimin civil-ushtarak në mbështetje dhe ndihmë të UÇK-së, në rregullimin e istikamëve , të ndihmonte edhe në hapjen e transheve e bunkerëve, të ndihmonte evakuimin e popullatës kur sulmohej nga forcat serbe, të ndihmonte të plagosurit, të rënët dhe të raportonte lidhur me zhvillimet ditore kurdo që kishte nevojë.

Ish ushtari i UÇK-së që i luan policët serbë (Video) - Lajmet e ...


Duke qenë i përkushtuar për luftën, me kohë kishte menduar se zhvillimet në terren duhej të shënoheshin dhe të mos harroheshin, meqë lufta e UÇK-së nuk pasqyrohej drejt nga mediet në Prishtinë e më gjerë, sepse informatat nuk ishin nga vendi i ngjarjes, por ato sajoheshin në ndonjë burim, i cili në shumë raste mund të mos ishte i sigurte. 

Dibran Fylli Disa çmime, mirënjohje e cerifikata nëpër vite ...


Ka ndodhur për shembull që një gazetar në Prishtinë kishte raportuar “se popullata në nuk kishte ngrënë bukë tri ditë rresht dhe banorët po hanin grurin e pazier”, edhe pse raste të tilla nuk ka pasur pothuajse në asnjë zonë të luftës dhe në Krojmir jo se jo.



Dibran - Beiträge | Facebook  

Krejt kjo bëhej nga qarqet pacifiste me qëllim që popullata të ikte nga zonat e luftës dhe të mos qëndronte si logjistikë e saj.


Dibran - -XII- DITAR I TË VËRTETAVE Dibran Fylli Ditarin... | Facebook 

Informim i drejtë, profesional dhe i përgjegjshëm në luftën e UÇK-së ka filluar prej 4 janarit të vitit 1999 kur kanë nisur transmetimin Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, punën e të cilave, autori i librit, iu ka kushtuar vëmendje e besueshmëri.

Dibran - Beiträge | Facebook


Heroi i gjallë i shumë luftrave në Dardanin ,akademiku i ynë kolonel  Dibran Fylli, gjatë luftës, krahas kontributit fizik në Zonën OPerative të Drenicës dhe në mesin e luftëtarëve të lirisë, ka arritur që të shënojë çdo lajm, të cilin e ka dëgjuar nga burimet e veta, nga shtypi, e mediet e tjera, me qëllim që ato luftime e zhvillime të mbesin të shkruara si dëshmi, për një luftë të drejtë çlirimtare, dëshmi për vuajtjet e një populli që ndodhej buzë katastrofës humanitare, dëbimet të dhunshme nga trojet e veta, degdisjen e gjenocidin si qëllim për shfarosjen e tërë një populli, i cili përkrahte UÇK-së, meqë kishte marrë përsipër çlirimin nga armiku shekullore serb me çdo kusht dhe me çdo çmim.


Aktori Dibran Fylli dhe e vërteta historike e manifestimit ...


Pas rënies heroike të Kryekomandantit të luftës së UÇK-së, Adem Jashari me gati krejt familjes së tij të ngushtë dhe familjes e gjerë Jashari të Prekazit, në mars të vitit 1998, shqiptarët liridashës nuk kishin më mëdyshje, por ishin mobilizuar rreth UÇK-së dhe ishin vënë në shërbim e ndihmë të saj. 

Agjencioni Floripress: DIBRAN FYLLI : MASAKRA E IRZNIQIT DHE ...


Ky mobilizim është përshkruar me besnikëri nga autori. në shumicën e ditëve të luftës.

ROMANI “EDHE KJO ËSHTË PJESË E JETËS” I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI ...

Libri i akademik Dibran Fyllit, “Udhët e sakrificës -ditar”

(Prishtinë,2020) , është një vepër dokumentare, e lehtë për t’u lexuar e për t’u kuptuar, e pasur me fakte e dëshmi filmike të besueshme, të cilat kanë ndodhur në një territor të caktuar, por që kanë reflektuar edhe ngjarje të tjera dhe zhvillime të përgjithshme në zonat e luftës e më gjerë. Si çdo ditar lufte, edhe ky libër mund të këtë mangësi që janë pjesë e kundrimit të ngjarjeve nga një kënd subjektiv, në një territor të caktuar dhe me individë po ashtu të një mesi të caktuar, ku ka vepruar autori.




Ky libër pasuron literaturën dokumentare të luftës së UÇK-së.

Librin ka mbi 500 faqe të cilin e boton nën përkujdesjen Hakif Bajramit , Asllan Qyqallës , Flori Bruqit ,Naim Kelmendit,
Abdullah Troshupës….