20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Seli Murati

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Ti fiksimi im
Shikimi yt reflekton thellë në mua,
dhe pse larg ,tepër larg,
ndihemi pranë…,
si një rreze në agim
në cep të syrit tënd zë vend.
Sa më shumë afrohen ditët
çelin lule në zemrat tona
dashuria rritet.
Bëhesh fiksimi im,
brënda ëndrrës aty rri
ma bën syrin mos ndal shikimin
nis e jetoj si rrënjë e gjatë e kohës,
je ritmi i pandalshëm i jetës sime.
Seli Murati
9.11.2021
“”””””””””””””””Mund të jetë art në lidhje me: një ose më shumë persona dhe ambiente të jashtme

Afër teje
Kur parakalon stuhia
rrugëve të shpirtit
gjej, shqetësimet, si një shtegtim
ëndrre nisen…! Ç’do ditë
afër teje më lind, dielli..?!
Më dhuronë stinën, më e bukur.
Si një mjellmë liqeni
po i mbledh, kujtimet…?!
Në bregun e liqenit
grimcave të mallit i ndaj dhe
i shpërndaj, shqetësimet!
Si një shtegtim i gjej:
Mbi largësitë, shtegtoj!
Si mjellmë mërgimtare,
vendit të huaj, lundra e malli
më udhëtonë!
Seli Murati
30,10.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.