2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Selim Allajbej

KUR PASHË DETIN.
Kur pashë detin për herë të parë
Sa kisha mbushur katërmbëdhjetë vjet
Kisha pare fusha, kodra, lumin Osum,
Malin e Tomorrit, kur shkrepnin rrufet’,
Por ja, qe s’kisha parë det…
Ç’është kjo guverte kaq e madhe
Kush e ka ngjyrosur ne blu?
Me trazonte trurin mendimi i hutuar….
Kembet pa i vene re i hidhja kuturu,
Nga hutimi, këpucët verore m’u lagen.
Ditet kalonin, unë njihesha me valet
Si fletët e librave i numeroja me mend…
Tek mësoja historinë, algjebren dhe fiziken…
Ne harten e zemrës, detit i beje vend.
Shumë shpejt, me detin u bera mik
Me dallgët ne breg luaja shpesh
Nje dallgë tinzare erdhi dhe iku
Me lagu kembet dhe me buzëqeshi….
Ma rrëmbeu zemrën ky shpirt fisniku,
Ndaj shpirti im gjëmon si deti.
Shënim: shkëputur nga libri: “JETË NË DY SHEKUJ”. Ne Vlorë kam mbaruar shkollën e mesme 3 vjeçare “50 vjetori i Pavarësisë”. Fotografia me kapele marinari i perket vitit 1962.
“”””””””””””””
MOS DËGJO ÇFARË TË THOTË NENA
Çfarë fsheh shpirti ne thellësi,
Pse hesht dhe asgjë s’me thua
Ç’është kjo heshtje, beje çudi,
Ti ate dite me the:” Te dua!”
Pa me thuaj o shpirti im
Çfarë të tha, nena si nene?
Heshtje jote m’ngjalle dyshim…..
Sot… humori te paska rene (!)
Ate dit s’me the vetem:”Te dua!”
Plus dhe nje puth te nxehtë
Mbeta varur ne buzet e tua
Qafes, si kollare varur gershetin
Me nje bluzë të bardhë, te hollë
Poshtë bluzës dy siskat qumeshtore
M’u duken si lule molle
Ti… si lule ne debore
Ah! Sot, sikur nuk je Ti
Vras mendjen, çfarë te ka gjet
Çfarë fsheh shpirti ne thellësi….
Si plumbi qorr, heshtja me vret!
Mos dëgjo çfarë të thotë nena,
Gjithe jetën, mbyllur në shtëpi
Nuk e pa dielli as hëna….
E fejuar ne djep, me mblesëri
Nenemira, kujton se u prish dynjaja
Vajza e saj, del me nje djalë!
Eh! Ku din nena, ç’është sevdaja….
Zjarri i saj te tret, te shkrinë ngadalë!
Dashuria nuk eshte biznes
(Si Mall, s’blihet ne pazar)
Per dashnin, jap shpirtin, vdes,
Nuk e shes dashurinë e pare.
Shënim: marrë nga libri: “Jete ne dy shekuj”
“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: qiell, oqean, jashtë dhe ujë
DETI- DASHURIA E PARË
Jeta zhurmë dallgesh dhe kaltersi na u mbush
Syt’ me ujë të kripur i kemi larë
Kur deti, është sjell ashper me ne
Ne prapë kemi thënë, deti s’ka të sharë
Ne hapësirën e kaltër pa skaj
Mbi dallgë rrita qëndresën dhe krenarinë
Per shoke dhe miq s’mbeta i huaj
Mik i detit, nga Saranda në Shëngjin…..
Une sot po kthehem ne anije
Dhe porten e kujtimeve po e hap
Ah! Anija ime, si skelet mbi paratije…
Faqen nje lot i ngrohtë po ma lag.
Dikur, anije flamurtare, ti e para prijë….
Te shoh gërryer nga ndryshku po me tremb
Vetëm emri (M-111) te ka mbetur anije
Shpirti dhe zemra po me dhëmbë!
Shpirti ne det e kam lënë
Mes dallgëve si femër e pa krehur
Ne toke zbrita yjet dhe hënën*
Me lojën e dallgëve janë dehur…
Sy qe vrojtoni large ne horizont,
Ju duar qe firmoset ne ditar
Jepini hapësirë dhe frymëmarrje udhës….
Me kurs drejtë dashurisë se parë
Me anije zbuluan rrudhat e tokës,
Ne det patem bere tralim…..
Aty me dolën thinjat e kokës,
Sot…. person i shpallur ne kërkim!
Ne dhimbjen time me lini te rri
Ah, me eshte bere shpirti farmak….
Sot desha te behem kerçep me raki
Mbase e harroj dhimbjen pak nga pak…
S’kam shkuar ne drejtim te pa ditur
N’bregun tjetër nga malli digjen zjarr
Kur te shoh anijet, Shkollën e Detarisë te ringritur
Une dhe i vdekur, ngrihem nga varri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.