
Ka kohë që veten
nè kurth e kam zanë
asht m’su me u ba, erë
me ik përqafimeve të shpirtit
sa herë e zë mallë
e kam pa ,amël tuj prekë
të zemrueme e kam pa, stuhi
sa herë përqafimin e butë
s’kanë mund me ja ndi
tash në kurth
veten e kam zanë
sa herë malli të marrë
banu re e bardhë
urdhën i kam dhanë!
Seel
Kam vendosur
Të flasë , pa fjalë
Të ndjej se ,frymë po marrë
Të bëhëm ,shurdhe
Përballë delirit tuaj
Tu kaloj pranë , heshtur
Siç kalon dikush pranë, varresh
E tu them
Pa fjalë
Zoti u faltë!
Kam vendosur të rri pranverës
Përkundur puhisë së saj
Se nuk latë stinë pa ndyrë
E ditë pa vrarë!
Kam vendosur të lidh
Fijet e shpirtit ,tutje
Prej jush tepër , largë!
Seel