17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Servete Elezi

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe orë dore

Njé lule mbjellè , pata

té bukur pèr shpirtin, tim

me té ndèr sy, mé zinte nata

e zbardhte i ri, agim!

Kur e mbolla nuk qe vjeshtè
as pranèverè jo, nuk ishte
té katèr stinèt i patè vesh
me mua pèrherè té rrinte!
Até lule e pata mbjellè
ç’stinè qe, nuk e di
as dimér,as veré
akull shpirtit mi la pèrmbi!
Tash né shpirt nuk mbjell mè lule
tokèn e buté ma helmoi
nuk e di nè ç’shpirt ,pèrkundet?
udhèt e jetés mi ngatèrroi!

Po ç’réndèsi ka se ku, rri?

as mé duhet mua kurrè

té katèr stinèt ngjyrosi, gri

shpirtin tim e la pa udhè!

@Seel

“”””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e një ose më shumë persona

Mallin s’kam mujt me hedh në letra

s’mla koha, kohë me pas

shkrue shpirtit kujtimet të vjetra

malësi prej teje s’kam harru gja

krojet e pastra tana i di

pishat e nelta plot hijeshi

livadhet e verdha mbush me bar

udhët e hershme qe kam ba

shpit në gur me gardh rrethue

drrasat e moçme çatitë mbulue

teshat e gjyshes bojë hini

oxhaqet e nalta me shllunga tymi

s’kam harrue si kositet bari

as barrtë e dushkit për dimen të gat

kangët me sharki kur knoheshin në dark

lojen e burrave me papuçe

zanin e thekshëm telave të lahutës

besën e rand të malësorit

gruen fisnike n’shteg t’oborrit.

Asgja s’kam mujt me harrue

edhe pse rrallë tash muj me ardhë

n’andrra shpesh vi me pushue

kanges kreshnikve me heq mall

ngjitem bjeshkve bash si zane

tana shtigjet hap i gjaj!

Edhe pse koha , kohē s’me la

me ardhē andrrës nuk harroj

me hijeshin tande malësi e pashoqe

udhēve tē jetës shpirtin mloj!

Seel

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.