18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Seti Pezaku Vladi

Botohet vëllimi poetik me poezi “Ishull emocionesh”
i autores Feraset Pezaku Vladi, (në Facebook njihet
me emrin e shkurtuar, Seti Pezaku Vladi).
***
Të nderuar Miq dhe lexues të rregullt të librit!
Shtëpia Botuese Prestigjoze “ERIK” nxorri nga shtypi dhe vuri në qarkullim vëllimin tim të ri poetik
“Ishull Emocionesh” me 104 poezi, i cili gjendet në
të gjitha libraritë e Tiranës, Durrësit e më gjërë, si
dhe online.
Për këtë shtëpi botuese kisha dëgjuar, parë dhe lexuar shumë lloje krijimtarishë. Aty, u botuan dhe ribotuan pena brilante të letrave shqipe, që nga Sterio Spase, eruditi Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Qamil Buxheli, Naum Prifti, Prof.Klara Kodra, e plot mendje të ndritura të fushave të jetës. Tashmë, “Erik” Botime është një emër i njohur në editorinë shqiptare e të huaj.
Në këtë kompleks botimesh, autorët gjejnë përkushtimin cilësor e profesional, realizimin e dëshirave e kërkesave të tyre nga një personel ku bashkohet dija me stolinë e kulturës së komunikimit, që ka marrë arratinë në këtë kohë. Këtë rrezatim përkushtues e ndesh që nga artisti i talentuar, krijuesi
i palodhur i Artit Grafik z..Flori Kasaj, tek i cili gurgullon pozitiviteti i shumanshëm i një qytetari të ri që koha e kërkon, një njeri i butë dhe shpërthyes në kijime duke vizatuar  veten si shëmbull njerëzor dhe intelektual. Rrezaton ky përkushtim edhe në sektorin e prapavijës e të teknikës, që së bashku si hallkat e një zinxhiri finalizojnë me cilësi të lartë produktin e autorit të veshur me dëshirën dhe ëndrrën e tij.
Falenderime dhe mirënjohje të veçanta i përcjell redaktores përgjegjëse, znj.Dëshira Jazexhiu, realizuesit të artit grafik dhe kopertinës, që me elegancë artistike dhe impresionuese realizoi kopertinën e librit tim,  z. Flori Kasaj, gjithashtu ilustruesit të kësaj kopertine, piktorit të talentuar z.Endri Beqo që e veshën librin tim me një kopertinë autentike!
Falenderime dhe mirënjohje shkojnë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e punës në funksion të përgatitjes dhe finalizimit të librit që doli nga botimi!
***Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
                           PARATHËNIE
Autorja Feraset Pezaku Vladi, vjen përsëri tek lexuesi me një tjetër vëllim të ri poetik të titulluear
“Ishull emocionesh”.
Hapsira gjeografike e krijimtarisë poetike të kësaj autorje të merr me vete në të djeshmen dhe të sotmen, në traditën, heroiken e patriotiken, në epikën e lirikën intime, në ritmet e ngjyrat e këngëve, në baladat e flijimit dhe të ringjalljes, në temën e lirisë dhe asaj sociale, që është dhe pika e vlimit të zemrimit të vargut të saj.
E ku s’të çon kjo frymëmarrje e gjërë poetike e kësaj autorje, nga majat e maleve ku digjen kasollet me dritë hëne e deri tek vala e detit me flokët rrele të derdhura brigjeve!
Dritaren e kësaj krijimtarie e hap kryefjala e shpirtit të saj që është dashuria, ajo dashuri me të gjitha kahet dhe dimensionet e veta.
Vargu ka aromën dhe vlagën e tokës nga ku buron e gurgullon stuhia e metaforave duke shuar etjen e udhëtimeve të etura. Jo më kot, herë pas here në poezitë e saj rriten dhe piqen kallëzat e grurit gërshetuar me lulëkuqet e arave.
Ato mbeten filigran i shpirtit të saj të lidhur ngushtësisht me tokën, me njeriun dhe shpresën e tij.
Këtë lajtmotiv e gjen kudo në poezitë e saj, edhe në këtë vëllim të ri poetik, që sot po merr rrugën për tek lexuesi. Poetja ka një vitalitet krijues origjinal, sa meditues, aq dhe filozofik, me një art dinamik e dimensional, shprehës e të konsoliduar.
Me vargjet e saj herë të inkuadruara e herë të lira e moderne komunikon lirshëm me lexuesin. Mjeshtëria dhe nervi i brendshëm i vargut e mban në ankth atë deri në vargun e fundit të poezisë.
Poetja jeton me jetën e brendshme të njeriut, me këngët, me lotin dhe gëzimet e tij, sepse brenda saj jeton edhe dhimbja e trishtimi, dhe skamja e shpresa, zëri dhe drita e tij.
Poezia e kësaj autorje shkon deri tek rrënja duke dhënë mesazhe në çdo varg, të cilat janë zëri i brendshëm e i padukshëm i saj.
Krijimtaria e saj ka trillin femëror, elegancën dhe gjuhën e pasur. Ajo i vjen lexuesit si lakmi e vargut dinamik e dramatik, erotik e simbolik, fine në detaje, me emocione të vërteta të artikuluara, me ritmin e mjete të tjera artistike të fuqishme.
Ajo i vjen lexuesit si zotëruese e fjalës metaforike, me origjinalitetin e sinqeritetit dhe arsenalin e pasur gjuhësor, letraro-artistik.
Vargu i saj është herë i drejtpërdrejtë e herë i tërthortë dhe i natyrshëm, një varg sa i ëmbël aq dhe i hidhur, i buzëqeshur dhe buzëplasur.
Është vetë jeta që e sjell pa trukime, pa e veshur dhe pa e zhveshur. Kjo është një nga veçoritë e saj krijuese.
Eleganca dhe kultura poetike e përshkon edhe këtë vëllim poetik me 104 poezi, “Ishull Emocionesh”, ku vërtetë lexuesi do të marrë emocione dhe relaksim.
                                                                REDAKSIA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.