20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Seti Pezaku Vladi

PORTA E NATËS
Më lodhën rrugët që s’kanë të sosur
Asnjëherë s’e mora atë që desha,
Nata prita shtigjeve më zinte,
Por unë brezit fishekë s’i ngjesha.
Pranverë u mbolla në fusha e male,
Diellin e verës valës ia dhashë,
Me zjarrin e vjeshtës pyjet i shkrova,
Acarin e dimrit të ngrinte s’e lashë.
Dhe rrugët përsëri në këmbë i nisa
Të merrja atë që koha s’ma dha,
Përsëri nata shtigjet më zinte,
– Nga porta ime nis kënga jote,- më tha.
   @seti pezaku vladi
           3/12/2020
ZËRI I VALËVE
Buzë lumit veshur me mjegulla
Ulem e dëgjoj oshtimën e valëve.
Poshtë bregut,
Njëra pas tjetrës turfullonin,
Disa vinin me këngë, disa me psherëtima,
Dallgëzoheshin e thërmoheshin shkëmbinjve.
Zëri i valëve
Më hapi perden e një dhimbje…
Roniteshin sy pa ngjyra,
Pa qiell, bërë dimër
Që digjeshin pak e nga pak
Në heshtjen e vet.
Vështrimi u tretej si tymi
Me një ré shiu rrëzuar mbi qerpik.
Në ëndrrën e tyre
Mbështetur në patericën e jetës,
Skamja kish ngritur folenë.
E kujt s’iu lutën ata sy…,
U ngjitën lart, gjer tek Shën Maria!
Dëneste guri,
Thahej lisi,
Shterronte kroi,
Hëna copëtohej nëpër trarët e mendimit.
Kishin mbirë ata sy
Si zgjatim i rrënjës së legjendës përlotur
Me një grusht natë vënë te kryet,
Me dimrin e ujqërve mbuluar.
I lashë sytë e strukur
Në vallen e valëve të lumit
Dhe mora me vete
Psherëtimat tyre.
U luta
Për lindjen e lodhshme të diellit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.