FEMRA.
Si do ishte vallë kjo botë
Pa krijesën më të bukur?!
S‘ka dyshim do ishte kot,
Askush s’do ishte i lumtur.
Ajo është si rrezja e diellit,
Që e zbukuron jetën.
Është yll i rënë prej qiellit,
Të them të vërtetën.
Si do ishte vallë kjo botë,
Pa krijesën më të bukur?!
S‘ka dyshim do ishte kot,
Askush s’do ishte i lumtur.
“””””””””””””””””
TE SYRI IM ÇELJE SI FTUA.
Të kam thënë shumë herë, të dua!
Dhe ketë s‘ta thashë kot.
Te syri im çele si ftua,
Dhe mbete çelur edhe sot.
Të kam thënë unë qëkur,
S’shkuam jetën me të shara.
T’i heqësh murit dhe një gurë,
Duhet bërë nga e para.
Të kam thënë shumë herë, të dua!
Dhe ketë s‘ta thash kot.
Te syri im çele si ftua,
Dhe mbete çelur edhe sot.
“””””””””””””””””””””””””
PLEQËRIA TË VRET.
Erdhi pleqëria shumë shpejt grua,
Ikën vitet pa e kuptuar as vetë.
Ditë të vështira për ty e për mua,
Pleqëria nuk qenka e lehtë.
Nuk dalim më si dikur plot gaz,
Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas,
Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.
Flokët na u bënë të bardha si borë,
Dhe dhimbjet i kanë zënë vendin dashurisë.
Na është shtuar dhe nga një bastun në dorë,
Ndërsa i shtyjmë ditët nën kthetrat e vetmisë.
Nuk dalim më si dikur plot gaz,
Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas,
Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.