8.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Shefik Arifi

TRI LIRIKA

SA HERË QË TEK UNË VJEN

May be an image of libër

Sa herë që tek unë vjen

Në zemrën time përherë

Vendin këtu vetë e gjen

Porsi lulja në pranverë.

Nëse ndihesh e pamundur
Dhe nuk ke gjumë në sy
Në shpirtin tënd të bukur
Do të vij edhe unë të rri.
NË SYTË E MI
Me atë që desha dhe më donte,
S’u morëm pas letrave shumë,
Ajo, prandaj ditën e shkurtonte,
Të vinte më shpejtë tek unë.
Dhe s’e theu asnjëherë shtatin,
E vështrimin s’ma ndau përkarshi,
Se ajo prandaj e shtonte hapin,
Ta zinte gjumi në sytë e mi.
P R A N Ë T E J E
Pranë teje unë ndihem plot jetë
Edhe ti, tek unë ashtu
Tani që të flas si poet
Dhe vargjet te ti lë këtu.

Larg teje lotët më rrjedhin

Dhe humbas siç humbet reja

Nëse gonxhet këtu çelin

Mos prit ftesë, por me vrap eja!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.