19.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Shefki Hysa

FATKEQËSI PËR TY…

Eh!…Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Vjen një moment kur ti mbush 30, 40 vjeç, dhe, befas, të duket se mësove gjithçka, se di gjithçka, se ke përvojë më shumë se gjithkush, se bota, me dijetarë e mbretër, po përulet e venitur nga rutina e saj para shkëlqimit tënd të pashoq.
Eh, ai moment!…
Fatkeqësi për ty!…
Truri yt i sunduar nga deliri i moshës, nuk udhëhiqet më nga rrudhat e veta, nuk i lë më hapësira eksplorimi mendjes sate dhe ajo priret prej shkëlqimit të rremë të sipërfaqeve të lëmuara, prej reklamës së fasadave, prej xixëllimeve të dukjeve, prej nazeve e ojnave të moshave të reja, prej ylbereve të dylberëve…
Eh, ai moment!…
Mjerë ti!…
Kërriçi, me kërcimet e veta të pamendta, të duket më simpatik se Gomari; Gjeli fluturak, që fryhet e i kapardiset Pulës, mund të pjellë papritur vezë të arta; Mushka, e bija e Gomarit, mund të mbarset e të pjellë kërriça…
Eh, ai moment!…
Vajtim për ty!…
Profesori i thinjur, i kërrusur nga ngarkesa e dijeve, të duket plak i rrjedhur, budalla, e qeshura e tij, dikur diturake, sot e pavend, tradicionale, si një rrobe dalëmode e varur në një tel; Shoferi i tij, Kërriç model, me batutat alla tallava, të lë pafrymë me zgjuarësinë moderne që ka; Bodiguardi i tij, që shkëlqen si Gjeli, të drithëron lëkurë, muskuj e tule, me aftësinë e madhe të xhonglimit që ka…
Eh, ai moment!…
Zoti të shpëtoftë ty!…
Baba i rraskapitur nga hallet, i tkurrur nga dëshpërimi për ty, të duket se buzëqesh shëmtuar, se flet si papagall, se leh si qen, më antipatik se kurrë, një qënie bezdisëse që Toka më kot gjallë e mban; Nëna, eh Nëna, kjo Dhimbje kockë e lëkurë, që dritëronte si mbretëreshë dikur, kur të ushqente me gji, sot kaq e pavlerë, një paçavure shtëpie, që bën pis rrugën tënde, që frenon hapat e tua drejt ëndrrave të mëdha plot triumf e lavdi!…
Zoti qoftë me ty!…
Dr. Shefki Hysa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.