10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

SHKEMBI DETI DHE POETI.

Hyqmet B Hasko

SHKEMBI DETI DHE POETI.

Nuk u gjend asnjëherë sekreti,
I të fshehetave që ka deti…
Dhe kur nuk e ke ngacmuar,
Ai është nevrik dallgë trazuar.

Bëhet krejt si imarrë,
Nxihet dhe bëhet skëterrë,
Me shkëmbin kurrë s’bën fjalë,
E ruan sekretin si një mik me vlerë…

Shkëmbi dhe pse është shkëmb,
Por për detin ka nostalgji
Përballë tij në miliona shekuj,
Dallgët ja priti me dashuri

Poeti pëherë në mes tyre,
Mbeti në miqësi të vjetër;
Fjalë përmbajtur prej natyre,
Lartësuar veç për mbretër…

Për shkëmbin dhe për detin,
Poeti gjithë jetën vargje shkroi…
Dhe pse nuk ua di sekretin,
Kohërat veç me ta i gëzoj.

Shkembi ,poeti edhe deti,
Mbeten miq sekret fshehur,
Agimi tek ta dritën e gjeti,
muza bukurinë ka mbledhur.

Qëndruan shekujve me radhë,
Miqtë rrallë sekret mbajtur,
Deti sekret dallgë mbi dallgë,
Shkëmbi dhe poeti besë mbajtur.

Shkëmbi deti dhe poeti
Tre miq që kohërat sfiduan
Dhe kurrë nuk u doli sekreti,
Të pamposhtur përherë qëndruan.

L'immagine può contenere: oceano, cielo, spazio all'aperto, natura e acqua
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.