MË NUK KA DROJË
As nuk më vjen as nuk më le të qetë
Kukuvajka nëpër serrnishtat e palëruara
Me fshisën nën këmbë fluturon
Gjithandej nëpër klorofilin e kërmillit që fsheh kokë
Edhe nga fija e barit njomak
Edhe nga lulja zambak
E lypi relievit të ronitur me sytë e tu
Të më shfaqet tok me rrezet e posalindura
Në Agun e Afroditës pellazgjike
Më vjen a s’më vjen me erëmollën e ndaluar
-Eja, të pret Ura prej zemrave
Ajo nuk frikësohet as prej gishtave as prej thembrrave
Te ura e gjyshes e ke të shtruar qilimin e miqësisë
Imagjinoje një shtëpi me Rreze në dritare
Mu në rrafshin e Orizarës së vesuar me pika kristal
Mbuluar me thirrje bujare
Edhe vrullin, edhe zemrën edhe burrin
Kush është ai që burrit ia ndal turrin…
Ismet Jashari është në roje të burrërisë
Me identitetin në ballë si dritë e rrallë e përmallë
Kur hëna na vjen nuse në kalërim me krahët e fluturave
Edhe pranvera thurr lirika me nota idilike
Edhe vera na vjen me romanca trimërie
Edhe vjeshta plakë me Eptaf lirie…
Fluturimi i pëllumbave ta ngjall mallin e tretur
Ta vë krahosh rreth qafe e kraheqafe
Si një ofshamë që herë dhemb, herë ngazëllen
E Hutit mbi çati i shtohet belbëzimi në gjuhën kobe
Se Lulëkuqet mbi varre të keqen e zhytën në deti
Më s’ka drojë na bashkon “malli që na treti”
Në Gjilan,
më 04. 10. 2017